web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti/ Një person arrestohet, një tjetër ndiqet penalisht

18 Maj 2016, 07:31, Aktualitet CNA

Policia e Dibrës parandalon përshkallzimin e një konfikti të hershëm mes dy familjeve. Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shkelqim Murrja , 50 vjeç, banues në fshatin Lishan i Epërm , Njësia Administrative Luzni.
Sakaq blutë nisën proçedim penal në gjendje të lirë edhe për të birin, shtetasin A.M. 16 vjeç.

Babë e bir azkuzohen për veprën penale të ? Plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim.?

?Babë e bir në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasin Rr. S, 22 vjeç, banues në fshatin Lishan i Epërm-Dibër, duke i shkaktuar dëmtime fizike në pjesën e kokës?.

Policia thotë se ?mes këtyre dy familjeve Murrja dhe Skuka vazhdon një konflikt i hershëm për të cilin shtetasi Shkelqim Murrja më datën 10.01.2016 është arrestuar nga Policia e Dibrës si i dyshuar për veprën penale të ?Shkaktimit të vetevrasjes? së shtetases A. S. e cila është dhe motra e shtetasit Rr. S?.

Shtetasi Shkelqim Murrja po hetohet në lidhje me këtë vepër penale dhe ndaj tij ka një masë sigurimi personal, ate të detyrimit për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqesor Dibër për veprat penale ?Plagosje e lehtë me dashje në bashkëpunim ?./ Citynews





Lajmet e fundit nga