web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i përgjimeve/ Noka: Gjendje alarmante, siguria kombëtare në rrezik

16 Maj 2016, 16:41, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Brendshëm,njëherazi deputeti demokrat Flamur Noka e ka konsideruar gjëndje alarmante situatën e krijuar pas publikimit të skandalit të përgjimeve nga një pajisje e policisë së shtetit. I ftuar në ?Opinion? në ?News24?, Noka tha se është cënuar rëndë siguria kombëtare, ndërsa shtoi se përgjimi në këtë rast është një krim shtetetër, fajtorët e të cilit duhet të mbajnë përgjegjësinë.

“Nisur nga informacionet mediatike apo jo mediatike, u shqetësuam, dhe e përcollëm këtë në komision. Kërkuam seancë dëgjimore me ministrin, kreun e SHISH dhe kryeprokurorin. U pranua se ekziston një pajisje e tillë, por sipas ministrit Tahiri, përdoret për çështje trajnimesh. Është një rast i paprecedentë që të futet kështu në vend një pajisje e tillë e paligjshme. Nuk ka bërë vaki në gjithë vitet e pluralizmit kjo gjë. Në përpëlitje për të shpëtuar nga kjo histori, thonë se është pajisje për trajnim. Unë kam qenë ministër i Brendshëm, por edhe kushdo që e njeh ligjin për përgjimet, thotë se atributi i përgjimeve i takon Prokurorisë së Përgjithshme. Mund të iniciojnë institucionet e ndryshme, por duhet miratimi i Prokurorit të Përgjithshëm. Por edhe ky i fundit duhet të marrë konfirmimin e gjykatës për hetime në kohë të gjatë. Çfarë trajnimi u bëka me një pajisje që nuk përdoret për përgjim. Ky është skandal, është një krim i rëndë shtetëror, një krim i paprecedentë. Në rast se deri sot kemi ecur mbi bazën e aludimeve, por sot flasim ndryshe, kur e pranon ministri, pasi cënohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Kjo pajisje e instalua në një institucion të paligjshme sa i takon përgjimit, përbën krim. Të gjithë ata që kanë konsumuar këtë vepër penale, këtë krim, do të përgjigjen para ligjit.” është shprehur ish-Ministri Noka.

Deputeti dekokrat shtoi se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Amerikë, por sipas tij Presidenti ka dhënë dorëheqjen. “Në SHBA ka ndodhur një skandal i ngjashëm me këtë që po flasim ne, dhe ka dhënë dorëheqjen një president, pasi cënohet rëndë siguria kombëtare. Kjo pajisje është e paligjshme, është prodhuar në Itali, kanë tentuar ta fusin në procesin ligjor, dhe nuk është lejuar. Mund të na thotë ky ministër si ka hyrë kjo pajisje, është dhuruar, është regjistruar në doganë?” shtoi Noka.

“Duhet të ketë një dokument për secilin rast, dhe duhet një regjistrim në regjimin e përkohshëm. Në momenti që e merr për pak kohë, futet në regjimin e përkohshëm doganor. Nëse e merr një pajisje jashtë çdo procedure ligjore, ti je bandë. Është momenti për të vënë alarmin, siguria kombëtare në këtë vend, nuk ka qenë kurrë në rrezikun që është sot. Unë do konkludoj kur të shoh një dokument të Interforzës. Jam i prirur të besoj se nuk mund t?i shkojë mendja asnjë zyrtari të saj për përgjojë në Shqipëri.”përfundoi deputeti demokrat.





Lajmet e fundit nga