web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bleu bojë printeri pa patur printer/ Kërkohet burg për ish-kreun e komunës

14 Maj 2016, 15:52, Aktualitet CNA

Prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 18 vjet burgim për 7 persona, përkatësisht për ish-Kryekomunarin e Lisit në Mat dhe ish-zyrtarë të komunës. Mbi ta rëndon akuza e ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Falsifikimit të dokumentave?, vepra këto të kryera gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Kryetari i ish-komunës Lis, Agim Selita, i cili ka mbajtur këtë funksion deri në shkrirjen e komunave, si edhe 6 persona të tjerë, akuzohen nga Prokuroria e Matit se, me veprimet e tyre, i kanë sjellë shtetit një dëm në vlerën e rreth 10 milionë lekëve të reja.

Nga hetimi i Prokurorisë, i cili ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ana e disa shtetasve, kanë rezultuar pagesa fiktive në shërbime publike dhe të brendshme të komunës, procedurë prokurimi për blerjen e 160 tonerave bojë printeri, në një kohë që në komunë nuk ka printer dhe shitja e makinës së komunës tip Land Rover për 1.25 mln lekë, ndërkohë që vlera e saj është 18 milionë lekë, tek kryetari i komunës.

Në përfundim të gjykimit, për shkeljet e konstatuara si më sipër, Prokuroria e Matit kërkon dënimin për ish-kryetarin e Komunës Lis, Agim Selita me 4 vjet burg dhe 5 vjet heqje e të drejtës për ushtrim detyre në funksione publike, 5 vjet burg për Dritan Farricin, ish-zyrtar i komunës, 2 vite e 6 muaj burg për Liljana Aliaj, ish-zyrtare e Komunës, 2 vite burg për Dashamir Panxha, Qemal Marqeshi dhe Hismet Barhanin, ish-zyrtarë të komunës dhe një vit burg për Ismail Brahimetaj.





Lajmet e fundit nga