web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise denon dhunen ndaj kolegut Euard Ilnica

10 Maj 2016, 14:05, Aktualitet CNA

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar ndaj kolegut, gazetarit të TeleSport Eduard Ilnica.
Gazetari Ilnica është goditur, keqtrajtuar dhe tentuar të merret peng nga presidenti i klubit të futbollit ?Kastrioti?, Alban Vogli, për shkak të dokumentimit të akteve të dhunës të ndodhura në një ndeshje sportive mes dy ekipeve të futbollit.
Dhunimi i një gazetari për shkak të detyrës është një ngjarje e rëndë, e shëmtuar dhe e papranueshme, jo vetëm si veprim i paligjshëm që vë në rrezik jetën e një njeriu, por edhe si akt që cënon drejpërdrejtë lirinë e medias.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë përshendet veprimin e shpejtë të Policisë së Shtetit me ndalimin e autorit të dyshuar të dhunimit barbar të kolegut Eduard Ilnica dhe u kërkon autoriteteve të larta shtetërore ta dënojnë me forcë këtë ngjarje kriminale.”





Lajmet e fundit nga