web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A foli Tahiri me Shullazin? Roli i nëndrejtorit të Tiranës në lidhjet kriminale

10 Maj 2016, 09:34, Aktualitet CNA

Sajmir Tahiri ka biseduar me Shullazin përpara arrestimit të tij, duke e garantuar se thjesht do të shoqërohej do të pyetej për kërcënimin e kandidatit per rektor, e më pas do lihej i lire.

Kështu ka deklaruar në një deklaratë për mediat, kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.

Sipas Alibeaj, të gjitha të dhënat tregojnë se kështu ka ndodhur.

?Pakti u prish, sepse prokuroria urdhëroi arrestimin për akuzat e gjobvënies e kanosjes, pas punës disa mujore që kishte bërë për sigurimin e provave, sigurisht pa dijeninë e Tahirit.

Burime serioze, oficerë që janë në dijeni dhe që kanë qenë prezentë në aksion, dëshmojnë se Sajmir Tahiri ka folur me Emiliano Shullazin përmes telefonit të nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Ermal Muça.

Ky funksionar i policisë rezulton të jetë një nga personat e besuar për shumë paligjshmëri e trafiqe që bëhen me dijeninë dhe bekimin e Tahirit.?- deklaroi Alibeaj.

Enkelejd Alibeja është shprehur se nëse prokuroria merr pamjet e dy muajve të fundit të lokalit ku ndodhi ekzekutimi i Elton Çiços, do të shohë se pothuajse çdo natë Ermal Muça dhe Qebini i doganave ishin në shoqërinë e viktimës dhe të gjitha këto lidhje përfshijnë Shullazin e të çojnë tek Tahiri.

?Eshtë kjo arsyeja pse arma dhe telefoni i viktimës u morën natën e krimit. Sepse arma dhe sidomos telefoni zbulojnë lidhjet me krerët e policisë dhe janë provë e dëshmi e trafiqeve të drogës.

Ky është pra drejtimi që i bëhet policisë së shtetit, inkriminimi i saj në pikat kryesore. Ky është shteti kriminal, ku Edi Rama e ministri i Brendshëm janë një me bandat, bëjnë pazare, ofrojnë siguri e paprekshmëri për to.

Ndaj jeta e qytetarëve sot është më e pasigurtë se kurrë, droga ka mbuluar vendin, dhe trafikantët e bandat sundojnë kudo. ?-u shpreh Alibeaj./Citynews





Lajmet e fundit nga