web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I madhi Met Veliu shpall fitoren mbi gjykatësin/ Akuzon opozitën, Shkullakun dhe Bushatin

3 Maj 2016, 11:24, Aktualitet CNA

Ish-gazetari i Top Channel, Muhamed Valiu ka reaguar lidhur me arrestimin e gjykatësit Ibrahim Valiu, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga forcat e policisë së kryeqytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka akuzuar opozitën, duke nënkuptuar se një deputet i saj ka ndërhyrë në procesin gjyqësor që Veliu kishte kundër portalit Lapsi.al për shpifje. Ai ka akuzuar Botuesit e këtij portali, Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun se nuk kanë raportuar për gjykatësin e korruptuar.

Statusi i Muhamed Veliut

Gjyqtari Ibrahim Hoxha nje tjeter simbol i korrupsionit ne gjyqesor provoi frohtesine e prangave te policise se shtetit.
Prokurorit te ceshtjes dua ti sjell ne venendje nje fakt.
Nese e kane patur ne pergjim Hoxhen 6 muajt e fundit le te shikojne me vemendje se me cilin deputet te opozites ka biseduar ne telefon dhe eshte takuar kur po gjykonte rastin tim kundra kalemxhinjve.
Ky deputet beri ate qe di ta bej me mire sekserin ne nje kohe kur cirret se ulerituri duke na bere moral per reformen ne drejtesi.
Ku jeni fsheshur Bushat?
Ku ndodhesh Shkullak?
Pse nuk po shkruani per Ibrahimin simbolin e korrupsionit ne Gjykaten e Tiranes?
Aaaaa e kuptova. Jeni merzitur shume.
Ja pra ky ishte gjyqtari qe ju beri krenar per fitoren e gjyqit perballe meje.
Dilini per zot tani fitores bashke me Ibrahimin.
Beteja ime per drejtesi perballe shpifesve dhe ibrahimerve te korruptuar sebashku me avokaten Arnida Çapi nuk ka per tu ndalur asnjehere.





Lajmet e fundit nga