web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuçovë/ Tentuan të vjedhin me armë, arrestohen në flagrancë 2 persona (FOTO)

2 Maj 2016, 18:28, Kronika CNA

Efektivët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me forcat e policisë të Komisariatit Kuçovë, kanë bërë të mundur sot arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1. Ismet Kumria, 50 vjeç, banues në Kuçovë,

2. Artur Polovina, 43 vjeç, banues në Kuçovë.

Si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: 3. A.Sh, 23 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i shtetasve Ismet Kumria dhe Artur Polovina u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin më armë (automatik) banesën e shtetasit F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë.

Në momentin kur autorët kanë hyrë në oborrin e banesës janë konstatuar nga i zoti i shtëpisë shtetasi F.Sh dhe djali i tij shtetasi A.Sh janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas një nga autorët shtetasi Ismet Kumria ka qëlluar me armë, si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në bansën e shtetasit Artur Polovina u konstatua se në serën në pronësi të tij iu gjetën të kultivuara 207 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa me një lartisi 120-160 cm të larta.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave material: ? 1 armë automatik kallashnikov ? 2 maska, 2 palë dorashka ? 1 varse floriri ? 2 krëhëra me fishek

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ?Vjedhja me armë?, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, ?Prodhim dhe mbajetje pa leje e armëve luftarake dhe municionit? dhe ?Plagosje e rëndë me dashje? në ngarkim të shtetasit Ismet Kumria, për veprat penale ?Vjedhja me armë?, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe ?Kultivimi i bimëve narkotike? në ngarkim të shtetasit Artur Polovina, për veprën penale ?Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme? në ngarkim të shtetasit A.Sh, parashikuar nga nenet 140, 22, 25, 88, 88/b, 284 dhe 278 të Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga