web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni “Hotline” në Tiranë/ Procedohen 5 vajza, sekuestrohen 10 lodra seksi

29 Prill 2016, 06:47, Aktualitet CNA

Operacioni i koduar “Hotline” ka përfunduar me  procedimin në gjendje të lirë të 5 personave në kryeqytet, të cilët akuzohet për veprën penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.

Ky aksion policor u nis pas publikimit të rastit nga emisioni investigativ ?Fiks-Fare?, ndërsa më parë Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet, duke sekuestruar regjistrimet e emisionit.

Policia tha se vajzat e moshës 18-25 vjeçe ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga L. N. dhe F. J., të cilat ishin edhe menaxhere të Kompanisë “Adult Work” (chat line).

Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë ?Astirit? dhe në rrugën e Kavajës.

Ka nisur procedimi penal për:

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 njësi qëndrore dhe monitorët përkates, 7 web camera, 10 lodra seksi, 3 telefona celularë.

 





Lajmet e fundit nga