web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të gjitha faktet/ Ja humbësit e vjetër që pretendojnë se janë të rinj në PD

29 Prill 2016, 04:08, Aktualitet CNA

Ka një frymë përcarëse të krijuar nga disa personazhe që kërkojnë pushtet dhe karriere të pamerituar në Partine Demokratike. Kjo frymë u ndez menjëherë pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD, servile dhe sejmenë që kërkonin pushtet e shpallën vetën trashëgimtarë të gjihë pushtetshëm pas largimit të Sali Berishës. Kërkojnë pushtet në parti për të pasur benefitet e qeverisjes nesër. Të toleruar edhe nga Basha në frymën e tyre, një stan me karrige thyer filluar në ngrinin në PD, frymën e grupit të vjetër dhe grupit të ri. Një frymë përcarëse për të larguar një pjesë njerëzish të cilët do lironin disa karrige, të cilat duhet të ziheshin sërish prej disa karrige thyerve të pushtetit të djeshëm, por që ishin në nivelet e dyta qeverisëse.

Për të treguar se kush janë dhe cfarë kanë qenë dje, citynews po sjell disa emra dhe fakte konkrete.

Fatbardh Kadilli, sot sekretar i burimeve njërëzore, ish-këshilltar i Sali Berishës 2005-2009, asnjëherë të vetme ish-kryeministri nuk e thirri në zyrë. Në 2009 shkon kanidat për deputet në Pogrades, e mer zonën elektorale me 100 vota plus dhe e dorëzon në 2013 me 15 mijë vota minus. Humbja në 2011 ishte një tjetër skandal. Humbës që shpëton duke bëtë pazare. Bëhet sekretar në PD, pasi humbet në Pogradec dhe ?suksesin? e tij e vazhdon me humbjen në Berat në zgjedhjet lokale të 2015. Përcarës strukturash, artikuluesi i parë i tezës ?Iku koha e gjyshit, tani jemi ne?. Sekretar në PD që nuk di ende ku ka zyrën, fushatist i demokratëve shumë e shumë vite më parë. A mund të quhet ky i ri?

Enno Bozdo, i ri në politikë sa dhe demokracia. Asistent i Genc Pollos që prej krijimit të PDR në vitin 1999. Aktiv në politikë në nivele të dyta. Humbës në 2005, humbës në 2007, humbës në 2009, humbës në 2013 dhe dështim në Tiranë në 2015. U përfol se në zgjedhjet e fundit lokale ishte pika lidhëse e informacionit të Erion Veliajt në PD. Njeriu që informonte gjithcka ndodhte me Halim Kosovën në Tiranë. 8 vjet zv/ministër tek ekonomia, me Dritan Priftin dhe Ilir Metën, aty ku plasmin skandalet ishte Enno. Më pas zuri vendin e nën/kryetaritt ë bashkisë Tiranë me rekomandimin e Genc Pollos. Sekretar organizmi që në fakt nuk ka mundur kurrë ta njohë PD-në sa Papi, një nga burrat e vjetër që punon si roje në PD. Bozdo është symbol i humbjes, korrupsionit dhe dështimit, edhe ky i ri????

Grida Duma, sekretare për mardhëniet me publikun, ish-zv/ministere integrimi në qeverinë Berisha. E akuzuar për skandale me firma ndërtimi që kanë mashtruar qytetarët. E përfolur për lidhje të dyshimta miqësore me ish-bankierin Santo, e sponsorizuar në politikë nga UET-i i Henri (lexo Neim) Cilit. Ish pushtetare e PD, humbëse në 2013, del ne media duke gjetur hapësira dhe kap postin e sekretares të mardhënieve me publikun. Kandidon në Durrës në 2015, humbet turpshëm, fshihet disa muaj dhe rishfaqet me sulmet e saj ndaj qeverisë. Përdoruesja kryesore e një grupi minjsh që nxisin përcarje në strukturat e opozitës.

Ervin Salianji, i njohur si ?tigri? i PD. I ri në moshë, por jo aq sa shitet. Humbjet e tij fillojnë që në vitin 2011, i sponsorizuar nga Cili është drejtuesi kryesor i fushatës të  Andrea Manos në Korcë. Më shumë se mbështetje në fakt ishte drejtuesi I një ?tallavaje? me stundentë dhe studente të sjellë nga Tirana. Skandalet e tij dhe grupit që kishte nga pas ende nuk janë bërë publike. Zhvillon një fushatë sharlataniste, humbet turpshëm. Në 2013 është sërish humbës në fushatë, por tashmë ka rrëmbyer një post të lënë bosh në Bashkinë e Tiranës. Mbështet Lulzim Bashën në garën brenda PD-së dhe fillon betejën për pushtet brenda opozitës. Humbet në 2015 në Durrës në mbështetje të Grida Dumës. Dështimin e fundit e regjistroi kur kandidoi pak muaj më parë për kreun e FRPD. Dështon duke humbur turpshëm, po aq turpshëm sa fushata e tij, e cila kishte vetëm skandale dhe  mashtrime. Për herë të parë futi blerjen e votës në strukturat e PD-së, pikërisht tek të rinjtë. Deklarohet se ka shpenzuar dhjetra mijë euro, bursa dhe kosto të tjera për tu bëre kreu i të rinjve, dështimi i tij është i garantuar. Është fytyra dhe surati symbol i humbjes, përcarjes dhe dështimit në PD. I sponsorizuar nga Henri (lexo Neim) Cili, financohet edhe nga një bar restorant në UET, regjistruar në emrin e vëllait të tij. Salinanji është figura që ndryshe mund të quhet ?tallavaja? e opozitës. Ajo që raportuan dje mediat nga kryesia e PD, nuk është thjesht një lajm, por një veprim i paramenduar dhe nxitur nga të tjerë persona për ta faktorizuar më tej kllounin e oborrit të PD-së. Faktorizim që e humbi nga idiotësia dhe sharlatanizmi që e karakterizon.

Enkelejd Alibeaj, ish-këshilltar i Berishës, ish-ministër dhe deputet i PD-së, humbës dhe një nga figurat më përcarëse të opozitës. Gjatë kohës që ishte deputet në Fier nuk komunikonte me asnjë kryetar komune, me të gjithë kishte konflikt. Humbjen e fundit e regjistron në vitin 2015 kur si kandidat i PD per bashkine Fier, mer rezultatin me të dobët të historik, rezultat që ishte më i ulët se ne vitin 1997.

Ivi Kaso sekretar për zgjedhjet. Ish-këshilltar i Berishës, gjatë qeverisjes të PD-së. Njeriu që deri tani ende nuk dihet se cfarë bën në oborin e PD-së, gjithcka ligjore që ai përgatit dihet që është e humbur ende pa e filluar.

Gert Bogdani, ish- kreu i FRPD. Njeriu që shkatërroi organizatën e të rinjve demokratë. Fiton falë një ?bingo? në njësinë 10, dhe më pas është deputet në dy legjislatura, ky është aq i ri sa vetë vjetërsia e pushtetit 8 vjecar të PD-së. I sponsorizuar nga Basha bën karriere, por nuk bën asnjë punë.

Këta janë disa gjoja nga të rinjtë në PD. Karrige thyer pushteti që kërkojnë të mbijetojnë me stilin përca dhe sundo. Me servilizma dhe falcitete. Pa bërë asnjë punë dhe asgjë për PD-në, jo se nuk duan, por sepse nuk dinë dhe nuk i duan militantët në bazë. Pikërisht këtu fillon ngritja e frymës përcarëse të rinj dhe të vjetër. Mungesa e mbështetjes në bazë, dështimet e një pas njëshme ju kanë mësuar një zgjidhje. Mos prano se ke humbur, por shpallu si i ri dhe ?faturën? e dështimit coje diku tjetër. Zgjidhje që në fakt po e sakaton partinë më të madhe të opozitës në vend.   Këta janë vetëm disa personazhe, vetëm disa.

Jo të gjithë funksionojnë si grup, por dikush edhe përdoret keqazi deri në neveri, nga vetë Basha, por  edhe grupe oligarkësh dhe interesash klienteliste brenda PD-së./citynews

 





Lajmet e fundit nga