Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, gjatë vizitës zyrtare në institucionet e BE-së dhe NATO-s, u prit sot në një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, zoti Jens Stoltenberg, me të cilin bisedoi mbi çështje të ndryshme me interes për Shqipërinë dhe Aleancën në këto momente shumë kritike.
Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen shumëdimensionale që Autoritetet dhe vendet anëtare të NATO-s i kanë dhënë Shqipërisë gjatë procesit dhe pas anëtarësimit të saj.
Kreu i Shtetit e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se Shqipëria do të mbështesë çdo iniciativë dhe përpjekje të Aleancës për t?u modernizuar dhe përshtatur me ndryshimet e ambientit të sigurisë, si dhe shprehu besimin se Samiti i Varshavës do të ofrojë zgjidhje afatgjata veçanërisht në planin e zhvillimit të kapaciteteve. Duke u ndalur në përgatitjet e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Varshavë, Presidenti Nishani u shpreh se ky Samit po mbahet në një moment shumë kritik për zhvillimet ndërkombëtare, dhe shprehu besimin se aty do të arrihen pritshmëritë në kuadër të përballimit të kërcënimeve dhe sfidave aktuale.
Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu mbështetjen për vijimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, duke konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për pranimin e Malit të Zi dhe të Maqedonisë në Aleancë, në interesin më të mirë të forcimit të paqes dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore dhe të Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtetit inkurajoi gjithashtu rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, si një garanci e shtuar në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë.
Edhe në këtë takim u trajtua edhe bashkëpunimi rajonal dhe kriza e refugjatëve dhe Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria është e vendosur për të vijuar me politikën e saj të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit, si dhe se do të japë të gjithë kontributin e nevojshëm për kapërcimin e krizës së refugjatëve, në kuadrin e një zgjidhje të bashkërenduar evropiane dhe proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet e saj.
Pas takimit, të dy bashkëbiseduesit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në vijim, deklarata për shtyp e Presidentit Nishani:
?Kjo është hera e dytë që vizitoj Selinë e NATO-s gjatë mandatit tim presidencial dhe ishte një kënaqësi e veçantë takimi me ju, i cili vjen vetëm pak muaj nga takimi ynë në Tiranë, gjatë vizitës suaj në Shqipëri në muajin dhjetor 2015.
Takimi i sotëm më dha mundësinë të shpreh edhe njëherë mirënjohjen në emër të të gjithë shqiptarëve për mbështetjen shumëdimensionale që Autoritete dhe vendet anëtare të NATO-s i kanë dhënë Shqipërisë gjatë procesit dhe pas anëtarësimit, si dhe të bisedoj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për çështje të ndryshme me interes për Shqipërinë dhe për Aleancën.
Sigurisht që një prej temave kryesore të bisedës ishte Samiti i ardhshëm i Varshavës, për të cilën shkëmbyem mendime lidhur me momentin kritik kur realizohet ky Samit, si dhe pritshmëritë në kuadër të përballimit të kërcënimeve dhe sfidave në kufijtë jugorë dhe lindorë, si dhe rreziqeve nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.
E sigurova Sekretarin e Përgjithshëm se Shqipëria do të mbështesë çdo iniciativë dhe përpjekje të Aleancës për t?u modernizuar dhe përshtatur me ndryshimet e ambientit të sigurisë, si dhe shpreha besimin se Samiti i Varshavës do të ofrojë zgjidhje afatgjata veçanërisht në planin e zhvillimit të kapaciteteve.
Por sigurisht që zhvillimi i kapaciteteve dhe realizimi i ambicieve të Aleancës nuk mund të jetë i mundur pa një angazhim serioz dhe përmbushje të angazhimeve financiare nga të gjitha vendet anëtare, përfshirë dhe Shqipërinë. Në këtë aspekt theksova se Shqipëria, në vijim të angazhimeve të Uellsit, do të vijojë trendin e rritjes së buxhetit të mbrojtjes deri në përmbushjen e angazhimeve të saj.
Po ashtu, shpreha mbështetjen pa rezerva për vijimin e politikës së Dyerve të Hapura të NATO-s, duke konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për pranimin e Malit të Zi dhe të Maqedonisë në Aleancë, në interesin më të mirë të forcimit të paqes dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore dhe të Ballkanit Perëndimor.
Bashkëpunimi rajonal dhe kriza e refugjatëve zunë një vend të veçantë në bisedën tonë. Theksova se Shqipëria është e vendosur për të vijuar me politikën e saj të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit, si dhe se do të japë të gjithë kontributin e nevojshëm për kapërcimin e krizës së refugjatëve, në kuadrin e një zgjidhje të bashkërenduar evropiane dhe proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet e saj.
Faleminderit zoti Sekretar i Përgjithshëm për mikpritjen dhe kohën në dispozicion si dhe ju siguroj për mbështetjen time në funksion të përgatitjeve të Samitit të Varshavës!?
Elidon Bendo është emëruar Zëvendësdrejtori i Shërbimit Info...
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha, ka...
Nga Basir ÇollakuKa nje debat ne prag, ne Partine Demokratik...
Policia italiane ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me op...
Dy ditë pasi ishin shpallur në kërkim për mashtrim financiar...
Një Studim me titull “Besimtarët në Krisht me të kaluar mysl...
Revista prestizogje Politico, e ka konsideruar Kryeministrin...
Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2015 ishte 2.6%, e ori...
Kryesia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka emëruar sot ...
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është thirrur...
Eshtë mbyllur sot hetimi administrativ i urdhëruar nga Minis...
Rezultati i zgjedhjeve lokale të vitit 2015 , e ka shtyrë kr...
Laboratori Qendror i Spitalit Amerikan ka hapur dyert në shë...
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Kuvendi miratoi sot, të gjitha projektligjet e parashikuara ...
Sa herë që flet, deputeti Nard Ndoka është në qendër të vëme...
Policia e Lezhës ka arrestuar një person pasi rezultoi se ma...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...