web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi 29 prill 2016

29 Prill 2016, 06:36, Aktualitet CNA

Horoskopi ditor për diten e premte – 29. prill 2016

DASHI 21. mars – 20. prill

Lidhja juaj me partnerin do konsolidohet tej mase sot. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme dhe do i harroni përgjithmonë problemet e se shkuarës. Beqaret duhet te përfitojnë ne maksimum nga mundësitë qe do iu jepen për takime sepse mund te gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni qe gjendja te vazhdoje te jete e mire.

 

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do doni te shkëputeni asnjë moment nga partneri sepse me te vërtetë ndiheni si mbi re pranë tij. Beqaret për fat te keq do kenë një dite goxha te trazuar dhe nuk do arrijnë dot te mendojnë për dashurinë. Buxheti, me shume gjase do ketë goxha përmirësime. Shfrytëzojeni për te bere disa investime te menduara prej kohesh.

 

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do e keni me te lehte për t’i shprehur ndjenjat ndaj partnerit tuaj sot dhe atmosfera do ndizet qe ne mëngjes. Nuk do mungojnë as surprizat nga te dy palët. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por do mund te fillojnë lidhje afatgjata dhe tejet te rëndësishme. Ne planin financiar do ju duhet te bëni edhe disa sakrifica sot vetëm qe gjendja te filloje te stabilizohet.

 

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nuk do keni aspak besim tek partneri juaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te mund te jete ne një gjendje delikate. Me e mira do jete te flisni hapur me te dhe te sqaroni gjithçka. Beqaret nuk do e kenë aspak te lehte ta joshin dike qe pëlqejnë, por nuk do dorëzohen. Financiarisht do përballeni me momente shume te vështira sot. Pranojeni ndihmën e te afërmve pa u menduar gjate.

 

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Harmonia dhe bashkëpunimi reciprok do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Nuk jeni ndier ndonjëherë aq mire si sot, prandaj shfrytëzojeni ditën ne maksimum. Beqaret do kenë një dite monotone dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Gjendja e financave ka për te qene e qëndrueshme, por do jete me mire qe te mos kryeni asnjë investim edhe për disa dite.

 

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Keni krijuar prej kohesh një lidhje dhe ajo ka përballuar edhe here tjetër sfida te vështira? Sot mund te ketë vetëm një ftohje te lehte dhe asgjë për t’u alarmuar. Beqaret do kenë takime plot dhe do preferojnë qe çdo gjë ta bëjnë ne fshehtësi. Kjo gjë do ju shijoje me tepër. Ne planin financiar duhet te jeni gjithë kohës te arsyeshëm sepse ne te kundërt do keni probleme serioze.

 

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Priten furtuna te forta sot ne jetën tuaj ne çift. Për asnjë moment nuk do ndiheni mire dhe mund te mendoni edhe t’i jepni fund gjithçka. Po hodhët hapa te palogjikuara mire do pendoheni shpejt. Beqaret ne te kundërt do kenë fat ne dashuri dhe do ndihen me ne fund te plotësuar. Gjendja e te ardhurave ka për te qene me e mire, por Venusi do ju nxite te kryeni shpenzime te pamenduara.

 

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

DMosmarrëveshjet e fundit te cilat e kishin prishur ekuilibrin e jetës tuaj ne çift do zhduken menjëherë gjate kësaj dite. Gjithçka do marre drejtimin e duhur. Beqaret do kenë mbështetjen e Venusit dhe kane për te kaluar një dite romaneske. Buxhetin do vazhdoni ta menaxhoni ashtu si duhet dhe situata nuk do kenë asnjë tronditje. Kryejini pa frike shpenzimet e domosdoshme.

 

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do arrini t’ia shprehni te gjitha ndjenjat partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia me te do jete shume here me e bukur nga disa dite me pare. Beqaret nuk do ndihen aspak mire pranë personave qe do takojnë dhe do preferojnë te qëndrojnë ende ashtu si janë. Ne planin financiar mund te keni edhe disa tronditje për shkak se së fundmi keni kryer shpenzime te palogjikuara.

 

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Mundohuni te jeni pak me tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe shprehjani atij me shume ato qe ndjeni. Vetëm ne këtë mënyrë do afroheni. Beqaret nuk duhet kurrsesi te tregohen impulsive sepse ka rrezik te kenë probleme serioze me pas. Buxheti do përmirësohet jashtëzakonisht fale arritjeve ne pune, por edhe fale ndihmës se disa te afërmve.

 

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sot do ketë vetëm momente te këndshme për juve qe jeni ne një lidhje. Beni atë qe do ndieni dhe mos ua vini veshin aspak personave qe do ju kritikojnë. Beqaret do fillojnë një lidhje fiks si e kishin menduar. Do ndihen tërësisht te plotësuar tashme. Ne planin financiar është momenti i duhur për te investuar. Po nuk e bëtë sot nuk do e bëni dot me sepse situata do përkeqësohet dita-ditës.





Lajmet e fundit nga