web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpallet në kërkim biznesmeni Nikollaq Neranxi

23 Prill 2016, 15:28, Aktualitet CNA

Biznesmeni Nikollaq Neranxi është shpallur në kërkim nga policia për shkak se ka kundërshtuar, sharë dhe ofenduar gjatë kryerjes së detyrës efektivët e policisë të Komisariatit të Policisë nr 6.

?Më datë 23.04.2016, rreth orës 16:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, të planizuar me shërbim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë ? Durrës, kanë konstatuar disa mjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Shërbimi i Policisë ka filluar të vendosë masa administrative ndaj këtyre mjeteve, por është kundërshtuar, sharë dhe ofenduar gjatë kryerjes së detyrës, nga shtetasi N. N.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë marrë masa për shoqërimin e këtij shtetasi por janë penguar nga dy rojet e tij të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6

Po punohet për gjetjen dhe shoqërimin e N. N. dhe sqarimin e plotë të rrethanave?, thuhet në një njoftim të policisë.





Lajmet e fundit nga