web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmetaj: Investimet e huaja dhe vendase janë burimi kryesor i rritjes ekonomike

20 Prill 2016, 12:58, Aktualitet CNA

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se investimet e huaja dhe vendase janë burimi kryesor i rritjes ekonomike, dhe se sfidë e financave publike mbetet rritja e efikasitetit të tyre. Ahmetaj evidentoi se ky konstatim është bërë nga Banka Botërore.

Deklarata e ministrit Ahmetaj u bë gjatë një takimi që zhvilloi me deputetë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave si dhe përfaqësues të medias në vend. Kreu i financave publike komentoi treguesit ekonomik ku evidentoi se për vitin 2015 rritja ekonomike ishte 2.62 % ndërsa këtë vit pritet të jetë 3.4 %. Duke u ndalur këtu, Ahmetaj tha se rritja ekonomike llogaritet 0.5 % më e lartë se mesatarja e rajonit.

Ministri Ahmetaj renditi reformat e ndërmarra nga kjo maxhorancë, konkretisht atë të pensioneve, reformën makrofiskale, energjetike, territoriale dhe atë në drejtësi, si faktorët që çuan në stabilitetin ekonomik të vendit. Me këto reforma, nënvizoi ministri, e çojmë ekonominë në një epokë tjetër, në të gjitha dimensionet.

Ministri i konsideroi edhe si kosto politike reformat e ndërmarra, por tha ai, ky është slogani i kësaj maxhorance për të punuar në funksion të gjeneratës tjetër. Nëse nuk do të ndërmerrnim këto reforma do të shkonim drejt shkatërrimit të Shqipërisë.

?Ishim shumë afër një ?97-te në 2013-ën. Nëse nuk do të bënim asgjë në datën 23 tetor 2013 arka e shtetit do të ishte 0. Ishte harxhuar defiçiti vjetor i lejuar brenda 5 muajsh. Do frenohem ta quaj antikombëtare atë që bëri qeveria e shkuar?, deklaroi ministri i Financave, Ahmetaj.

?Borxhin e prapambetur ndaj sipërmarrjes e kontabilizuam në stokun e borxhit publik ndërsa ia paguam sipërmarrjes shërbimet dhe sot jemi krenar se atë ngjarje të rëndë, gati kancer, sot e kemi lënë pas dhe përveç kësaj ekonomia arriti të vetëkorrigjohej?, u shpreh ai.

Duke folur për konsumin, ministri Ahmetaj tha se është ulur konsumi publik, jo ai privat dhe sipas tij, kjo është ajo që ka synuar qeveria. ?Ne synuam që në konsum të mos kishim pjesën e luanit pasi jemi duke ulur borxhin përmes mbledhjes së të ardhurave dhe jo duke u hapur me shpenzime, sepse në këtë situatë borxhi do të bënim gafë duke shkatërruar financat publike?, deklaroi ministri.

Ministri u ndal edhe tek një reformë tjetër, atë kundër informalitetit për të cilën ritheksoi se ka kaluar në një fazë të dytë dhe nënvizoi se ka filluar të japë rezultatet e para. Kjo fazë, tha ai, ka të bëjë me një mënyrë tjetër të veprimtarisë së tatimeve dhe doganave në heshtje por këmbëngulëse pa prekur klimën e biznesit, përmes një platforme risku, pa shqetësuar asnjë biznes.

Sa i takon punësimit, ministri informoi se janë 173 mijë të punësuar, që siç sqaroi ai përfshihen të formalizuar dhe të punësuar të rinj në sektorin jobujqësor. ?Jemi afër objektivit tonë prej 300 mijë të punësuarish?, tha ai.
Po ashtu, duke folur me statistika ministri informoi se pranë QKB-së janë regjistruar 43 mijë biznese të reja, ndryshe nga sa akuzon opozita se bizneset kanë mbyllur aktivitetin. Më tej, ai citoi një sërë raportesh të cilat sipas tij, janë në të njëjtën linjë me qeverinë dhe që konfirmojnë një përmirësim të ekonomisë shqiptare.

Ahmetaj komentoi edhe paketën ekonomike të propozuar nga opozita. Kreu i financave publike deklaroi se nëse do të zbatohet kjo paketë, për një vit borxhi publik shkon në 80 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. ?Kush voton këtë logjikë, voton për kthimin e vendit në humnerën ku e morëm para tre vitesh?, deklaroi ai./ATA





Lajmet e fundit nga