web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seksuestrohen 22.5kg kanabis/ Në pranga 3 persona, një në kërkim

19 Prill 2016, 07:32, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “TREBLOVA 1” përmes të cilit u bë e mundur sekuestrimi i 22 kg e 500 gr lëndë narkotike e llojit “Marijuanë” (Cannabis sattiva).

Burime nga policia bëjnë me dije se si pasojë e këtij operacioni kanë përfunduar në pranga shtetasit  Mehmet Mehmetaj, 46 vjeç, banues në fshatin Treblovë ? Vlorë, Xhafer Rrapaj, 49 vjeç, banues në Selenicë ? Vlorë dhe   Julin Buza, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe – Vlorë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.G., 40 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe – Vlorë.

Shërbimet e Policisë, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni në fshatin Treblovë të Vlorës, ku në bazë të të cilit u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, për arsye se: Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit: Mehmet Mehmetaj, është gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë të përgjithshme prej 22 kg e 500 gr, të llojit “Marijuanë” (Cannabis sattiva), e cila ishte fshehur në banesë, e vendosur dhe e ndarë nëpër 3 thasë të bardhë me thurje.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Në total: 22 kg e 500 gr lëndë narkotike “Marijuanë”,

– Një automjet tip “Volskëagen” me targë: VL6409C, në pronësi të Julin Buzës.

 

 





Lajmet e fundit nga