web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Drejtori me rrogë Presidenti, klauzolë 500 milionë lekë nëse largohet nga puna

6 Prill 2016, 10:55, Aktualitet CNA

Citynews publikoi dje skandalin e Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec, ku Këshilli Mbikëqyrës kishte miratuar një vendim për lirimin e fondit prej 50 milionë të vjetra për të ndërtuar faqen e web-it për institucionin. (http://www.citynews.al/2016/04/skandal-institucioni-50-milione-leke-per-web-in/)

Në vijim të investigimit, citynews zbuloi sot një tjetër abuzim nga Ujësjellës Kanalizime Pogradec.  Me një vendim të Këshillit Mbikëqyrës, drejtori i UK Pogradec, Valter Gora, militant dhe drejtues i Partisë Socialiste, ka vendosur të rrisë pagën e tij në 2 milion e 500 mijë lekë në muaj, pagë e cila i afrohet Presidentit të Republikës dhe kalon pagat e shumë zyrtarëve të lartë me poste më të rëndësishme se drejtor i Ujësjellësit në Pogradec.

Në fakt vendimet e çuditshme të Këshillit Mbikëqyrjes nuk përfundojnë me kaq. Citynews, disponon vendimin absurd të Këshillit Mbikqyrës të Ujësjellës Kanalizime Pogradec, nëpërmjet të cilit, kontratës të drejtorit i vendoset një klauzolë prej 500 milionë lekë të vjetra.

Pra, në rast se drejtori Valter Gora do të largohet nga puna nga punëdhënësi, ky i fundit është i detyruar ti paguajë atij 500 milionë lekë të vjetra. Me lekët e qytetarëve, Valter Gora, jo vetëm rrit pagën e tij, por blindon vendin e punës ku në rast largimi qytetarët janë të detyruar të paguajnë 500 milionë lekë për Valter Gorën.

Vendimi skandaloz i Këshillit Mbikëqyrës është miratuar  unanimisht nga të gjithë anëtarët e saj, më datë 14.12.2015, duke filluar nga kryetari Roshi Torozhina (LSI) dhe nënkryetari Arben Berberi (PLIDR) si dhe anëtarët e tjerë: Vangjo Gusho (LSI), Anxhela Andoni (PS), Rajmonda Elmasllari (PS), Ariana Mema (G99) dhe Leonaard Manellari (Aleanca Demokratike).

Shpenzime pa limit për celularin

Një tjetër vendim qesharak dhe abuziv i Këshillit Mbikëqyrës është miratimi i shpenzimeve pa limit për celularin e drejtorit Valter Gora. Ky vendim, i jep Gorës mbulimin e shpenzimeve të numrit celularë pa limit. Zyrtarë të lartë të administratës shtetërore i kanë e shpenzimet e komunikimit celualar të limituara deri në 10 mijë lekë të reja në muaj. Vetëm Presidenti i Republikës, kryeministri dhe persona me rëndësi të veçantë e gëzojnë këtë të drejtë. Mesa duket, Valter Gora kërkon të barazohet me drejtuesit e lartë të shtetit.

Vendimi mban datën 14.12.2015 dhe ashtu si vendimi i mësipërm është miratuar nga të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.

Citynews, do të publikojë në ditët në vazhdim të tjera dokumente në lidhje me abuzimet e kryera nga drejtori i Ujësjellësit dhe Këshilli Mbikëqyrës, të cilët me vendimet e tyre, përveç se duhet të përfundojnë pas hekurave të burgut duhet të regjistrohen edhe në librin Guinness.





Lajmet e fundit nga