web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Papa Françesku dhe Patriarku Bartolomeu vizitojnë Greqinë të premten

5 Prill 2016, 17:17, Aktualitet CNA

Papa Françesku dhe Patriarku Ekumenik Bartolomeuo do të vizitojnë të premten e ardhshme ishullin e Lesbosit, në një vizitë historike në Greqi, të ftuar nga kryepeshkopi grek Ieronimos. Mësohet se vizita do të jetë në kuadrin e krizës së refugjatëve. Kjo është hera e parë pas ardhjes së Papa Gjon Palit në maj të 2001-shit,që kreu i Kishës Katolike Romane vjen në Greqi, madje me një qëllim të shenjtë dhe njerëzor.

Personaliteti dhe autoriteti i Papa Françeskut dhe Patriarkut Ekumenik Bartolomeu, si dhe mbërritja e tyre në ishullin që ka pranuar shumicën e refugjatëve të ikur nga vendet e luftës, do t?i çojnë një mesazh të fortë vëllazërie dhe solidariteti komunitetit mbarëbotëror në lidhje me krizën e refugjatëve, për lehtësimin e problemeve të tyre dhe, njëkohësisht, për marrjen e nismave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të krishterëve të prekur në zonën e Lindjes së Mesme.





Lajmet e fundit nga