Rama prezanton projektin e sheshit “Skënderbej”/ Reagon Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas p...
Kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, ka propozuar disa ndryshime për nivelin e gjobave administrative. Citynews ka mundur të sigurojë një kopje të vendimit për ndryshimin e gjobave. Në fakt, sic shihet edhe në dokument, disa prej ?shkeljeve? të cilat gjobiten me vlerë monetare janë absurde.
Më poshtë po ju sjellim disa nga këto vendime.
1– ?Ndërhyrja në ambientet e brendshme tek apartamentet e banimit pa lejen përkatëse të inspektoriatit ndërtimor pranë Bashkisë. (Tarifa për këtë leje të përkohshme 100 lekë)?, Gjoba: 3000 lekë të reja
Ky vendim, ndalon qytetarët e Pogradecit të kryejnë punime brenda shtëpisë së tyre. Pra, kujdes kur të ngulni një gozhdë në mur, apo kur të lyeni shtëpinë. Kryebashkiaku është aty, po ju vëzhgon.
2-?Peshkimi nga peshkatarët profesionistë e sportiv pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për këtë veprimtari?. Gjoba: 1000-5000 lekë të reja dhe konfiskim i materialeve të përdorura
Gjetja e radhës, është me peshkimin. Është normale që për peshkimin profesionist, peshkatarët të pajisen me dokumentacion, por sipas këtij vendimi, peshkatarët sportiv duhet të pajisen me dokumentacion. Nëse një peshkatar sportiv shkon për fundjavë në Pogradec, duhet të marrë lejen e Eduart Kaprit për të kapur disa cironka.
Kreu i Bashkisë ka menduar edhe për të dehurit. Një nga vendimet, ndalon lokalet dhe dyqanet të tregtojnë pije alkolike për personat e dehur.
3-? Tregtimi i pijeve alkoolike për moshat nën 16 vjeç, persona të dehur dhe të sëmurë psiqik?. Gjoba: 2000-5000 lekë të reja.
Kështu, nëse ke kthyer ndonjë gotë alkool dhe ta ka qejfi a kthesh edhe një tjetër, lokali apo dyqani duhet të vendosë fillimisht nëse je i dehur ose jo dhe më pas të të shesë pijen.
4-?Shkarkimi i ujërave të shiut në kanalizimet e ujërave të zeza, derdhja e ujërave në rrugë publike nga pastrimi i oborreve familjare të shtëpive private dhe institucioneve?. Gjoba: 2000 lekë të reja
Shtëpitë me oborr duhet të kenë kujdes të madh. Nuk duhet të pastrojnë oborrin me ujë, dhe uji të dalë në rrugë. Kujdes edhe kur bie shi sepse uji i mbledhur në oborr mund të dalë jashtë dhe kështu, gjoba vjen poshtë derës.
5–Mbajtja dhe mbarështimi i bagëtive të mëdha, të imta, shpendëve në mjedise shtëpiake, apartamente banimi dhe në ambiente kolektive? Gjoba: 10000 lekë
Nisur nga gjoba e lartë, kryetari Eduart Kapri duhet të ketë kujtime të hidhura me kafshët. Nëse nuk e mban bagëtinë, apo shpendin në banesën e tij, ku duhet ta mbajë?
6–Ndotja e vendeve publike me jashtëqitje e shkarkuar nga kafshët gjatë shoqërimit të tyre. Mos eliminimi i ndotjes nga vetë pronari i kafshës dënohet me gjobë? Gjoba: 2000 lekë të reja
Dakord. Këtu ka të drejtë, pronari i qenit mban përgjegjësi për ndotjen e shkaktuar. Në fakt, kafshët që e kanë një pronar nuk krahasohen me ato pa pronar. Por, dhjetra qen enden rrugëve të Pogradecit dhe jashtëqitin të lirë. I bëjmë thirrje bashkisë të nisë menjëherë trajnimin e qenëve të rrugës për të mësuar si të pastrojnë jashtëqitjen e tyre.
7– ?Loja me top brenda territorit të plazhit dhe mjediset e gjelbëruara?. Gjoba: 200 lekë të reja
Ky vendim ndalon turistët dhe qytetarët e Pogradecit të luajnë me top në plazh. Në fund të fundit, në asnjë plazh të botës nuk luhet me top, pse duhet të luhet në Pogradec. Të paktën gjoba për këtë ?shkelje? është vetëm 200 lekë. Tani po presim të ndëshkohet edhe larja në liqen.
Këto vendime, të cilat dënohen me gjobë, janë qesharake për Pogradecin dhe qytetarët. Krybashkiaku Eduart Kapri ndoshta ka kryer ndonjë udhëtim në Hollandë dhe është frymëzuar, por Pogradeci nuk është Amsterdam./citynews
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas p...
Artur Kurti, i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme nga r...
Deputeti socialist, Ben Blushi, ka shprehur disa shqetësime ...
Përfaqësuesit e opozitës janë larguar nga Komisioni i Ligjev...
Bashkia e Tiranës miratoi rritjen e çmimit të biletës për tr...
Bashkëshortja e komisionerit të BE-së për Energjinë, Miguel ...
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian ...
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati vlerës...
Prokuroria ka dhënë sot pretencën për 9 imamët e vetë-shpall...
Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zhvilluar një takim kokë ...
Ngjarjet e vitit 1997 në vendin tonë i kanë bërë përshtypje ...
Policia e Tiranës ka dhënë sot detaje të reja për krimin e n...
Doni të viheni në punë? Provoni disa nga këto këshilla produ...
Në mbledhjen e datës 04.04.2016, bordi Autoritetit të Mediav...
Jurgen Kurti vrau babain e tij mbrëmjen e djeshme për ti ard...
Policia e Tiranës arrestuar një shtetase moldave, e cila ish...
Nga Artan Fuga —————Së shpejti çdo lagje do të ketë aeroport...
Mirëmbajtja e dy tuneleve, atij të Krrabës dhe Kalimashit ku...
Horoskopi ditor për diten e martë – 5. prill 2016Do kaloni v...
Nga Kastriot MyftarajKoncesioni për markimin e karburanteve ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...