web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja/ Artur Kurti priste fëmijë nga e dashura 25-vjeçare

5 Prill 2016, 11:40, Aktualitet CNA

Artur Kurti,  i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme nga rrethana ende të paqarta priste të bëhej prind nga një lidhje me një vajzë 25-vjeçare.

News 24 raporton se Artur Kurti, 50 vjeç, ishte në një lidhje me një vajzë 25-vjeçare. Dyshohet se vajza priste fëmijën e Kurtit dhe kjo mund të ketë shtyrë gruan e tij të kërkojë divorcin.

Sherri mes Arturit dhe bashkëshortes së tij, Shpresës, ka nisur pas kërkesës së saj për divorc. Mësohet se Arturi e kishte dhunuar disa herë dhe për këtë arsye ajo kishte lajmëruar djalin e saj, Jurgen Kurtin dhe vëllain Leonard Ristani.

Mbrëmjen e djeshme, Artur Kurti ka shkuar sërish në shtëpinë e saj, këtë herë me një thikë në dorë. Policia ka sqaruar se nga shenjat e gishtave në thikë, rezulton se ka qenë kunati i viktimës ai që e ka vrarë Artur Kurtin.

Ditën e sotme, Jurgen Kurti dhe Leonard Ristani kanë pranuar krimin. Mësohet se Jurgen Kurti ndodhet në gjendje  shoku pas ngjarjes së djeshme.





Lajmet e fundit nga