Galdini: Panama Papers si Panama Pampers per Politiken dhe te koruptuarit
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian ...
Bashkëshortja e komisionerit të BE-së për Energjinë, Miguel Arias Canete gjendet në listën e “Panama Papers”. Gjithçka “me gjasë” e padëmshme” thuhet nga Komisioni Europian. Zbutje e skandalit?
Micaela Domecq Solis-Beaumont – ky emër gjendet krah mijërave të tjerëve në dokumetet e publikuara nga të ashtuquajturat “Panama Papers”. Bëhet fjalë për gruan e komisionerit të BE-së për Energjinë e Mbrojtjen e Klimës, Miguel Arias Canete. Micaela Solis-Beaumont, e cila vjen nga një familje e pasur, nga viti 2005 ka pasur të drejtën e nënshkrimit për firmën “Rinconado Investment Group”, një firmë fiktive në Panama. Kjo firmë ka ekzistuar edhe në kohën kur Miguel Arias Canete kishte poste në Spanjë, por edhe nga viti 2014, kur ai mori një post në Bruksel. Kur një gazetar i rrjetit investigativ që kishte vlerësuar dokumentet i bën një telefonatë eurokomisionerit, për ta njoftuar, ky i fundit e kap vetë telefonin për t’ia bërë me dije presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker se ka mundësi për publicitetit negativ për Komisionin.
Pranohen dokumentet
Çiftit Canete nuk i janë provuar veprime ilegale biznesi dhe as evazion fiskal, por megjithatë për komisionerët e BE-së, steka e moralit është shumë e lartë. Para fillimit të punës në postin e tij, sipas rregullores, Canete i kishtë bërë publike aktivitetet e biznesit të njerëzve të tij të afërt. “Deklaratat e komisionerit Canete nuk bien ndesh me rregullat e Komisionit”, tha Margaritis Schinas, zëdhënësi i Komisionit Europian të hënën (04.04) në Bruksel, me kujdes, por duke theksuar se ky vlerësim bazohet në të dhënat e Canetes. Firma në Panama ku bën pjesë edhe gruaja e tij nuk është aktive prej vitesh, ka deklaruar Canete, pra nuk ka pasur konflikt interesi që do ta pengonin punën e tij. Avokatët e Micaela Demecq Solis-Beaumont pohuan se klientja e tyre i ka bërë të gjitha deklaratat e duhura për autoritetetet fiskale spanjolle.
Përmasa “skandaloze” të fshehjes së taksave
Komisioni Europian e ka shpallur prioritet luftën kundër fshehjes së taksave e evazionit fiskal në të ashtuquajturat parajsa fiskale. Një komision i KE-së po heton nëse presidenti i tij, Jean-Claude Juncker gjatë kohës si kryeministër i Luksemburgut përmes modeleve të mënjanimit të taksave e ka shndërruar këtë vend në një parajse fiskale për shumë koncerne të mëdha- Juncker i hedh poshtë akuzat e ngritura para dy vjetësh. Deputeti liberal gjerman, Michael Theurer, i cili trajton çështjen e “Lux-Leaks” në komision i shikon si “skandaloze” zbulimet. “Sigurisht komisioni për tatimet do të shqyrtojë edhe gjurmët e faktet që dalin nga ‘Panama Papers’. Dihej që Panamaja ishte një parajsë fiskale. Por përmasat e evazionit fiskal dhe dyshimi se janë përfshirë edhe krerë shtetesh e qeverish, madje gjurmët të çojnë deri tek Siemens, të gjitha këto janë ‘skandaloze'”, thotë deputeti gjerman.
BE kërkon futjen e tatimit aty ku fitohet
Në Luksemburg ka tatime shumë të ulta për fitimet që rrjedhin nga vende të tjera të botës. Një praktikë e tillë, e njohur edhe në vende të tjera si Irlanda, Holanda, do duhet të reduktohet me një ligj të ri të BE-së. Komisioneri europian për tatimet, Pierre Moscovici ka propozuar në fillim të këtij viti që fitimet të tatohen aty ku edhe nxirren- Kështu modelet e kursimit të tatimeve si psh. në Luksemburg nuk do jenë më interesante. Moscovici i ka thënë televizionit francez, RTL se në BE nuk ka më parajsa fiskale. Megjithatë edhe ekzistenca e një firme fiktive, pra thjesht një kuti postare nuk është shkelje ligjore. Shumë qeveri në Europë bënë të ditur se do të bëjnë hetime lidhur me publikimet e Panama Papers.
Të penalizohen bankat?
Eksperti për financat i partisë së Gjelbër, Sven Giegold kërkon penalizimin e bankave europiane, të cilat bëjnë pazare me firma të dyshimta fiktive. “Anëtaret e BE-së përmes pasivitetit të tyre u mundësojnë elitave të pasura të fshehin pasuritë e tyre në vende të treta për t’i ikur tatimit në vend. Është skandaloze që nuk ka asnjë lloj transparence për biznese të tilla dhe që ne jemi të varur nga informacionet e zbuluesve apo gazetarëve”, thotë Giegold. Komisioni Europian u kundërpërgjigj eurodeputetit Giegold. Bankat europiane që tani duhet t’i bëjnë publike veprimet e tyre për tatimet dhe të publikojnë pjesëmarrjen e tyre, thotë një zëdhënës i Komisionit. Ndërkohë në listat e Panama Papers dalin emra të njohur nga Europa, si kryeministri islandez, Sigmundur David Gunnlaugsson dhe dy ministra të tij, një punonjës i afërt i ish-kryeministrit grek, Antonio Samaras dhe babai i ndarë nga jeta i kryeministrit britanik, David Cameron./DW
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian ...
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati vlerës...
Prokuroria ka dhënë sot pretencën për 9 imamët e vetë-shpall...
Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zhvilluar një takim kokë ...
Ngjarjet e vitit 1997 në vendin tonë i kanë bërë përshtypje ...
Policia e Tiranës ka dhënë sot detaje të reja për krimin e n...
Doni të viheni në punë? Provoni disa nga këto këshilla produ...
Në mbledhjen e datës 04.04.2016, bordi Autoritetit të Mediav...
Jurgen Kurti vrau babain e tij mbrëmjen e djeshme për ti ard...
Policia e Tiranës arrestuar një shtetase moldave, e cila ish...
Nga Artan Fuga —————Së shpejti çdo lagje do të ketë aeroport...
Mirëmbajtja e dy tuneleve, atij të Krrabës dhe Kalimashit ku...
Horoskopi ditor për diten e martë – 5. prill 2016Do kaloni v...
Nga Kastriot MyftarajKoncesioni për markimin e karburanteve ...
Baba i atdheut, nacionalist kokëshkretë. Një mit i sikletshë...
Deputeti demokrat, Oerd Bylybashi është shprehur se Kryemini...
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka uruar pleqëri të mbarë sh...
Është në orët e para të shpërthimit të vet, por e ashtuquajt...
Hashim Thaçi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në programin “Sh...
Projekti për Raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...