Sherefedin Shehu: Qeveria pazar me koncesionarin e Rinasit, i fal dy vjet plus
Deputeti demokrat Sherefedin Shehu është shprehur se qeveria...
Projekti për Raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (OCCRP) pritet të nxjerrë brenda dy javësh informacionet për Ballkanin që përfshihen tek ?Dokumentat e Panamasë?.
Redaktorja e këtij projekti, Miranda Patrucic i pohoi Zërit të Amerikës, se mund të priten informacione konkrete për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
?Sigurisht. Dokumentet dhe artikujt janë për çdo vend dhe sigurisht ato janë të ndryshme në varësi të sasive të parave ose personave të implikuar?, tha ajo.
?Ballkani nuk do të lihet mënjanë?, tha zonja Patrucic, duke shtuar se bëhet fjalë për informacione për të gjitha vendet e rajonit.
OCCRP-së, si anëtare e Konsorciumit Ndërkombëtare të Gazetarëve Investigativë, iu ofrua mundësia të bashkëpunojë dhe meqenëse ajo operon, në Evropën Lindore, Ballkan dhe Rusi, ajo do të analizojë dokumentat e këtij rajoni
Ndërkohë, gazeta izraelite Haaretz, shkruante sot se mes 11.5 milionë dokumentave të nxjerra nga studioja logjore panameze Mossack Fonseca, përmendet edhe një biznes që është regjistruar në vitin 2013 në ishullin Anguilla, pronësi e shtetasit izraelit, juristit Assaf Halkin, një shqiptari që gazeta e identifikon si Ismail Mulati, por që shtypi shqiptar shkruan se është Ismail Mulleti, si edhe një firmë kanadeze.
Sipas Haaretz-it, një nga mbi 100 mjetet e shtypit me të cilat gazeta gjermane Suddeutche Zeitung dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë i ndau informacionet e nxjerra nga një burim i paidentifikuar, bëhet fjalë për kompaninë GFI Technologies dhe firma kanadeze quhet Global Fluids International S.A. dhe synimi ishte investimi në kompani të teknologjisë së lartë në Shqipëri.
Dokumentat e nxjerra nga studioja ligjore panameze Mossack Fonseca ekspozojnë një sistem që bën të mundur krimin, korrupsionin dhe abuzimet, të fshehura në kompani sekrete të dyshimta.
Nxjerrja e informacionit masiv është një ndër më të mëdhatë në historinë e gazetarisë, me një ekip gazetarësh ndërkombëtarë, që i kanë studiuar për afro një vit.
Nga dokumentet e publikuara nga Konsorciumi me qendër në Uashinghton, del se 140 politikanë dhe zyrtarë në gjithë botën kanë bërë depozitime parash në bankat e vendeve të njohura si “parajsa fiskale”, kryesisht në Karaibe. 12 janë udhëheqës dhe ish-udhëheqës botërorë.
Raporti thekson se “dokumentet tregojnë se bankat, studiot ligjore dhe aktorët e tjerë, që kanë mundësuar këto transaksione, shpesh nuk kanë ndjekur kërkesat e duhura ligjore për t’u siguruar që klientët e tyre nuk kanë qënë të përfshirë në aktivitete kriminale, në skema për të shmangur taksat ose në korrupsion politik”.
Presidenti francez, Francois Hollande tha sot se Franca do të ndërmarrë një hetim për shtetasit francezë që përdorin ?parajsa fiskale? për të fshehur pasuritë.
?Nxjerrja e këtij informacioni konfirmon se është e mundur të luftosh mashtrimet me taksat dhe se gjithë informacioni i mbledhur do të sjellë si rezultat hetime nga autoritetet e taksave dhe masa ligjore?.
Gazetarët investigues kanë arritur në përfundimin se ndihmës të Presidentit rus Vladimir Putin kanë qarkulluar deri në 2 miliardë dollarë përmes bankave në të ashtuquajturat “parajsa fiskale”.
Kremlini i denoncoi informacionet e publikuara, duke thënë se ato kishin kryeisht në shënjestër Presidentin Putin dhe duke pretenduar se ish-zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe CIA-s kishin ndihmuar për analizimin e 11.5 milionë dokumentave.
Mes udhëheqësve të përmendur për llogari bankare në ?parajsa fiskale? janë kryeministri i Islandës, David Gunnlaugsson i Islandës, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri.
Por mes emrave të implikuar ka edhe figura të tjera të njohura që nuk i takojnë botës së politikës, siç është rasti i futbollistit Lionel Messi, për një firmë nafte që e ka në pronësi me të atin dhe për të cilën autoritetet spanjolle nuk ishin më parë në dijeni.
Ramon Fonseca, një nga themeluesit e firmës e firmës Mossack Fonseca, e mbrojti kompaninë.
?Ne jemi një kompani që kemi 40 vjet që veprojmë në tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk jemi gjetur fajtorë për absolutisht asgjë?.
Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, me seli në Mynih, tha të djelën se dokumentet i kishte siguruar nga një burim anonim para më shumë se një viti./VOA
Deputeti demokrat Sherefedin Shehu është shprehur se qeveria...
Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Ilir Kulla është tallur me...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet...
Një grua ka ndërruar jetën në spital, pasi është transportua...
Hulumtues të krimit të organizuar dhe të korrupsionit parala...
CNN e ka nisur artikullin për skandalin e “Panama Papers” du...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur ...
Ka mjaftuar te thyhen sekretet e nje studioje te vetme ligjo...
Kremlini ka hedhur poshtë argumentet që përmbahen në Gazetat...
Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në kapitanerin...
Që prej atentateve në Bruksel, aeroporti i Brukselit kishte ...
Njoftimi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin në Europën Li...
Fiks fare tregoi mbrëmjen e sotme mekanizmin e largimit nga ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federic...
Shërbimet e Policisë së Vlorës, në kuadër të operacionit të ...
Ismail Mulleti është një nga biznesmenët e përdorur nga Part...
“Efekti financiar, prej 450 mijë lekësh, për vitin 2016 dhe ...
Pas publikimit të skandalit “Panama Papers”, deputetë ukrain...
Sapo flitet për llogari të dyshimta bankare, parajsa fiskale...
Këto kompani të fshehura i mundësojnë pronarëve të tyre që t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...