web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Sekuestrohen 8 kg kanabis në autobuzin Tiranë-Athinë, pranga 2 shoferëve

30 Mars 2016, 18:35, Aktualitet CNA

Dy shoferë të një autobuzi të linjës Tiranë-Athinë janë arrestuar pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës gjatë kontrollit në vijën e dytë, të ushtruar në autobuzin e linjës Tiranë -Athinë me targa TR 0844 S, që drejtohej nga shtetasit : Andrea Shyti, 47 vjeç, banues Berat dhe Kastriot Shehaj , 52 vjeç, banues në Tiranë, kanë evidentuar disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban si dhe një çantë e zezë ,të cilat ishin të fshehura në pjesën e brendshme në krahun e djathtë të dhomave të ajrimit.

Menjëherë kanë bërë bllokimin e autobuzit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën të fshehura në dhomat e ajrimit 3 pako të mbështjella me natriban si dhe një çantë e zezë, brenda të cilës u gjetën 5 pako të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale 8.7 kg .

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe u sekuestrua dhe autobuzi.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesve të autobuzit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim “, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

VIDEO





Lajmet e fundit nga