web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Reforma në drejtësi nuk ka lidhje as me kërkesat tona, as me ato të opozitës

25 Mars 2016, 20:38, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se Reforma në Drejtësi nuk ka lidhje me kërkesat e asnjë pale politike. Në një prononcim për Top Channel ai i është përgjigjur pyetjes nëse do ta pranojë kërkesën e re të opozitës për të vijuar tryezën e dialogut për reformën në drejtësi.

?Reforma në drejtësi nuk ka lidhje fare as me kërkesat tona, as me ato të opozitës dhe askujt tjetër. Është një reformë e madhe, është një reformë më vete, është një reformë që duan s?duan, të gjithë ata që bëjnë sikur e duan dhe pastaj në fakt nuk e duan, do ta shikoni që do ta votojnë. Të gjitha të tjerat pastaj janë përpjekje për ta penguar, për ta vonuar, për ta shmangur, por janë të gjitha si ajo kënga ?kërcen prifti nga belaja??, tha Rama.
PD ka kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve socialistë Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.





Lajmet e fundit nga