Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar një takim me ndihmës sekretaren e SHBA, Victoria Nuland. Gjatë takimit u tha se SHBA do të ndihmojë Shqipërinë në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, sikundër po monitorojnë me vëmendje hapat për implementimin e ligjit për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.
Shfaqja e Edi Ramës në krah të personave me rekorde kriminale menjëherë pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, theksoi zoti Basha në takimin me sekretaren Nuland është dëshmi e qartë se ai jo vetëm nuk ka ndërmend të ndahet nga krimi, por po mbështetet fort te krimi si shpresa e tij e vetme për të kapur dhe prishur zgjedhjet. Duke folur për reformën në drejtësi zoti Basha ka theksuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias ia kanë zbehur interesin Edi Ramës për reformën në drejtësi, pasi i është bërë e pamundur kapja e drejtësisë.
?Pata një takim jashtëzakonisht të mirë me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit. Diskutuam për sfidat kryesore të Shqipërisë, çështjen e dekriminalizimit, reformë e vlerësuar posaçërisht nga sekretari Kerry në Tiranë dhe zhvillimet shumë negative pas vizitës së sekretarit Kerry në kushtrimin që Edi Rama i dha personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Kjo është një shenjë ogurzezë se Edi Rama nuk ka ndërmend të ndahet nga krimi por ka ndërmend ta përdorë përsëri krimin e në fakt po mbështet te krimi, pasi e ka krimin shpresën e tij të vetme për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke mos pasur asnjë siguri dhe asnjë shpresë se shqiptaret do t?i besojnë, e duke pasur te gjitha garancitë se shqiptarët do ta ndëshkojnë keqqeverisjen e tij për krimin dhe për korrupsionin. Kjo vë në dyshim dhe motivet e Edi Ramës për reformën në drejtësi, tani që Komisioni i Venecias e ka bërë të pamundur për të, të kapë drejtësinë, të kapë prokurorin, të jetë vete kryeprokuror dhe kryegjyqtar i Shqipërisë.
Opozita ka vullnetin dhe vendosmërinë për të dhënë të gjithë kontributin e saj për reformën në drejtësi, për një drejtësi që do t?u shërbejë qytetarëve, jo politikanëve, që t?i shërbejë luftës kundër korrupsionit si një domosdoshmëri për Shqipërinë që të ecë përpara, që t?i shërbejë luftës kundër krimit, t?i shërbejë pra çmontimit të oligarkisë që është përgjegjëse për krizën ekonomike, për varfërinë, për papunësinë dhe për dëshpërimin që ka kapluar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme ishin një tjetër temë shumë e rëndësishme e diskutimeve të mia me Ndihmës- sekretaren e Shtetit Nuland, ku ashtu si gjatë takimit me sekretarin Kerry në Tiranë, mora mbështetjen e plotë për të ndihmuar Shqipërinë të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme si një parakusht për të ecur përpara për zhvillimin e saj dhe në rrugën drejt integrimin në BE.?
Artikulimi i fundit i Edi Ramës për reformë apo zgjedhje ka zënë vend në takimin Basha-Nuland. Për liderin e opozitës nuk është tjetër gjë veçse një blof i Edi Ramës, pasi nuk i intereson reforma sipas ?Venecias?.
?Diskutuam për këtë impostim qesharak të qeverisë e cila duket sikur ka interes për reformën në drejtësi por në fakt nuk po bën asgjë për reformën në drejtësi. Ka dy javë që refuzon dialogun politik, pikërisht që të sabotojë reformën në drejtësi sepse nuk i intereson reforma në drejtësi sipas Venecias. Ndaj dhe impostimi o reformë o zgjedhje, nuk është gjë tjetër veçse një blof i Edi Ramës.
Shqipëria duhet dhe do të ketë reformën në drejtësi që të vërë para përgjegjësisë ligjore dhe penale zyrtarët e korruptuar që u kanë vjedhur shqiptarëve vetëm vitin e kaluar 400 dollarë për frymë. Shqipëria duhet dhe do të ketë zbatim të ligjit të dekriminalizimit, në mënyrë që personat me rekorde kriminale që Edi Rama i mban me gajret për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme ta dinë se nuk do të kenë asnjë të ardhme sepse përballë tyre nuk ndodhet vetëm Partia Demokratike apo opozita por të gjithë shqiptarët, demokrat e socialist, për t?i nxjerrë njëherë e mirë nga institucionet dhe politika.
Do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, reforma zgjedhore dhe një qeveri teknike që të ketë besimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që nuk do ti vjedhë më siç bënë para 8 muajsh.
Jam i sigurt se shqiptarët do t?i japin kësaj qeverisje në kushte të barabarta loje atë që meriton, e do të hapë për Shqipërinë një rrugë tjetër, një rrugë të re. ?
Nisur nga eksperienca negative e ndryshimit të ligjeve konsensuale nga ana e mazhorancës pa nisur zbatimin, ka bërë që opozita të ketë strategjinë e saj për të pamundësuar ndërhyrjet e qeverisë për të ndryshuar ligjet pas miratimit të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi. Këtë strategji zoti Basha ka preferuar ta ndaje fillimisht me partneret amerikanë, të investuar fort për këtë reformë.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se reforma duhet të fillojë me Byronë Kombëtare të Hetimit, si test i vullnetit të mazhorancës, si dhe për t?i hapur rrugë pa vonesë hetimit të korrupsionit në nivele të larta.
?Ky do të ishte një test i vullnetit të qeverisë dhe një tregues për të gjithë se kush e do reformën në drejtësi dhe kush jo. Nga ana tjetër një qeveri e cila ka zhbërë konsensusin për ligje shumë të rëndësishme siç ishte ligji për nëpunësin civil, ligji për Gjykatën Administrative apo siç ishte para një jave ligji për RTSH-në, ka humbur çdo besueshmëri, jo vetëm para opozitës dhe shqiptarëve por edhe para partnerëve ndërkombëtarë se është në gjendje të respektojë marrëveshjet e arritura. Se është në gjendje të implementojë ligje të arritura me konsensus në vend që t?i ndryshojë ato menjëherë sapo ato të hyjnë në fuqi dhe në disa raste akoma pa hyrë në fuqi. Prandaj miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe atyre legjislative duhet të behet si një paketë e tërë dhe jo veç e veç. Dhe së dyti, prioritet duhet të ketë lufta kundër korrupsionit për të cilën Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të luaj një rol të veçantë dhe kjo është arsyeja pse ne propozojmë dhe mbështesim hapat e menjëhershëm për vënien në jetë të këtij projekti, në mënyrë që hetimi i korrupsionit në nivele të larta të nisë pa asnjë vonesë.?
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me senatorin Mark Kirk, Bashkëkryetar i Grupit të Cështjeve Shqiptare në Senatin Amerikan. Zoti Kirk ndërsa vlerësoi arritjet e Shqipërisë në këto 25-vite si anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë për sigurinë globale, theksoi se korrupsioni i përhapur, papunësia e lartë, krimi i organizuar, ndërmjet të tjerash e pengojnë sot Shqipërinë për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e saj. Senatori Kirk theksoi vullnetin e tij për të mbështetur Shqipërinë, për të forcuar institucionet demokratike, zbatimin e ligjit, promovimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe për të forcuar integrimin rajonal dhe ndërkombëtar.
Dritan Hila është shprehur në emisionin “Të paekspozuarit” t...
250 studentë të Tiranës janë anëtarësuar sot në forcën poli...
Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur se kurrsesi nuk...
Qindra qytetarë protestuan sot pranë Parkut të Liqenit në Ti...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe min...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot një delegacion t...
Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar ngjarj...
Këshilltarët e Partisë Demokratike i kanë dërguar një letër ...
Zëvendëskryetari i Kuvendit z. Shpëtim Idrizi, priti sot në...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani është tallur me shefin...
Ka një debat mbi ndërtimin e një këndi lojrash dhe grand kaf...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Komu...
Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur vizitën në Shtetet e...
Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, ka denonc...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Te dashur miq, sot 25 vjet me pare, me 15 mars te vitit 1991...
Takimi i Kryeministrit Edi Rama me socialistët në Shkodër nu...
Një incident ka ndodhur pasditen e sotme mes Kryeministrit E...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Komisioni i Veneci...
Qindra qytetarë në Kurbin protestuan sot përpara bashkisë në...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...