web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i Avokatit të Popullit/ Ja kush janë komisariatet që torturojnë të ndaluarit

17 Mars 2016, 08:01, Aktualitet CNA

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit mbi nivelin e respektimit të të drejtave të personave të shoqëruar, ndaluar dhe arrestuar në njësitë policore, ka evidentuar 9 problematika të rënda, duke nisur që nga dhuna fizike dhe psikologjike, mbipopullimi, mbajtja e personave në mënyrë të paligjshme, moskryerja e detyrimeve ligjore nga personeli policor, plotësim jo korrekt i zërave të regjistrave për personat e shoqëruar dhe ndaluar etj.

Konstatimi më i rëndë ka të bëjë me dhunën fizike të ushtruar në rajonet e policisë. Raporti evidenton edhe komisariatet, ku është ushtruar dhunë ndaj të ndalurve dhe të arrestuarve. ?Pretendime për raste të ushtrimit të torturës dhe keqtrajtimit fizik e psikologjik të shtetasve nga punonjësit e policisë, sidomos ndaj atyre që dyshohen si autorë të veprave penale në Komisariatet e Policisë nr. 2 dhe 5, Tiranë, në DPV Tiranë, në Komisariatin e Policisë Pogradec, si dhe në Komisariatin e Policisë Shkodër. Ankesat e gjetura të bazuara u pasuan nga rekomandime konkrete për marrjen e masave lidhur me personat përgjegjës?, thuhet në raport.





19:40 Aktualitet

Tirana në errësirë

Rreth ores 20 e 30 Tirana është përfshirë nga errësira.  Bur...

Lajmet e fundit nga