Nga Enkel Demi/ Një vend për gishtin e gjejmë dot?
Sa herë e enjtja shkon duket sikur Shqipëria merr frymë thel...
Kryetari I Bashkisë së Tiranës, ka marrë përsipër të paguaj një gjobë të vendosur nga policia bashkiake ndaj një grua të moshuar që shiste tek hyrja e një pallati dhe për të cilën, ishin ankuar banorët e pallatit, sipas Bashkisë. Siç ndodh rëndom, rrjetet sociale treguan ?dhimbshuri? për plakën edhe pse ndonjëri mund të ketë qenë banorë I asaj shkallës që e kanë denoncuar, ndërsa kryetari I Bashkisë, tregoi ?dhembshuri? për rrjetet sociale, edhe pse është duke bërë diçka të paligjshme dhe pa sens duke paguar një gjobë që nuk është e tij.
Erion Veliaj I cili po kalon një periudhë të mbushur me më shumë se gjashtë protesta në ditë kundër tij, të cilat nuk po I përballon keq, duket se ka dash të zbut reagimet ndaj asaj fote, duke marrë përsipër gjobën.
Kjo është një mënyrë e mirë për të tërhequr mbi vete gjithë rrufetë që lëshon fantazia e qytetit, po nuk është një mënyrë e mirë për të qeverisur.
Së pari rregulli, që shitësit ambulant të mblidhen në tregje të përqëndruara, është fillimi I vendosjes së një discipline në rrugët e qytetit mbushur me tregëtarë ambulant sin ë Kandahar dhe për këtë nuk duhet ketë hezitim. Beteja për tarifat e tregjeve të autorizuara nga Bashkia janë debat I duhur, por Bashkia nuk duhet të tërhiqet nga vendimi për të pastruar rrugët dhe cepat e pallateve nga shitësit ambulant.
Së dyti derisa, ky proces të stabilizohet, Bashkia nuk është e thënë të marrë kërbaçin dhe të ndëshkoj këdo që i del para. Sensi I masës dhe llogjika duhet të dominojë mbi formalizmin. Ajo plaka dhe shumë të tjera si ajo, nuk është e thënë, që duhet të gjobiten. Ato duhet të lajmërohen, të këshillohen, të njoftohen për tu larguar, të mundësohet për to tregu I lirë pa taksa, një here në javë, sikundër ka premtuar në fushatë elektorale, etj, derisa të gjithë të shikojnë se nuk ka asnjë mundësi tjetër veçse të shesin një here në javë pa taksa dhe çdo ditë tek tregu I lirë. Edhe në kohë të komunzimit kur nuk lejohej tregëtia e lirë, kishte një të dielë, që mund të shisje prodhimet e kopshtit personal në qytet. Ajo grua plak dhe dhjetra të tjera si ajo, nuk ka pse përballen me gjoba, por duhet të përballen me praktikat e reja të Bashkisë për vendosjen e rregullit, përmes një lloj sjellje të njerëzishme ndaj tyre. Gjesti I Veliajt është një përgjigje e natyrës së tij, për histerinë e rrjeteve sociale, por nuk është një përgjigje e duhur për kryetarin e Bashkisë. Ai duhet të pastroj rrugët e qytetit nga ajo gruaja që na bën të gjithëve të ndjehemi keq, dhe duhet ti ofroj asaj një vend dinjitoz, një here në javë, të shes pa taksa, ato që ka prodhuar vet. Të tjerët që e kanë biznes atë punë, le të shkojnë tek tregu.
Së fundmi vetëm këtë javë kam dëgjuar që protestojnë kundër Bashkisë së Tiranës, pes grupe ?ambjentalistësh, një sindikatë taksish, dy shoqata të shpronësuarish, disa parti politike, një klub tifozësh futbolli, etj. Kjo nuk më duket se i bën keq kryetarit të ri të Bashksië, pasi tregon së paku që ai po përballet me problemet e qytetit, por ai është zgjedhur aty për të marrë vendime qofshin këto dhe të dhimbshme dhe jo për të paguar nga xhepi gjobat që vendosen sipas vendimeve që ka marrë. Për vendime të gabuara nuk paguhet nga xhepi, paguhet në zgjedhje dhe për njerëzit në nevojë, mëshira është dhurata më e keqe.
Tirana do jetë më e qetë dhe më qytet, nëse atë plakën shamibardhë e shikon një ditë në një treg pa taksa, duke shitur plot dinjitet, se sa në profilet e facebokut të dhjetra delirantëve, të cilëve plaka nuk ua di për nder, se nuk e di fare, që dikush ka ?vajtuar? për të.
Sa herë e enjtja shkon duket sikur Shqipëria merr frymë thel...
Pro qytetit e qytetareve! Kunder abuzimit me ligjin dhe proc...
Ne historinë tonë shtetërore, Pakti Detar me Greqinë, i viti...
Kam parë nga dje deri më sot me dhjetra socialistë besnikë d...
Ta dashur, të mrekullueshëm, të pakrahasueshëm, të hatashëm ...
Ai veç po e zgjon fashizmin, nuk po e krijon. Studenti i Dhe...
Mire mo 8 marsi, urime te gjitheve, po si ta masim emancipim...
Hasia, nëna ime, nuk ishte ndonjë amvisë a nikoqire kushedi ...
Absurdi Karakterizon Jetën Tonë ShoqëroreEshtë një kohë e çu...
Nga Enkel DemiËshtë 8 mars dhe ka gjasa që në drekë mos të g...
Sa ndodhi në sallën e Elbasanit, është vetëm maja e ajsbergu...
(Këto shënime janë nxjerrë nga Ditari politik dhe rrëfejnë e...
Ali Pasha ishte thikë e përgjakur, çark, kamxhik. Naimi, fye...
Blushi nuk ka frikë! Këtë gjë kam pasur rast ta verifikoj sh...
Ne shqiptarët ndodhem sot në një moment kur, ose do të dalim...
Ajo çka ndodhi pardje në Elbasan kërkon urgjent të ketë reag...
Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë një gabim shumë të rëndë kur i...
Ngjarja e Elbasanit, ku Ben Blushi sulmohet edhe fizikisht, ...
Linçimi i Blushit nga një turmë e ndërsyer është fotografia ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...