Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sa ndodhi në sallën e Elbasanit, është vetëm maja e ajsbergut. Ditët më pas nxorrën në pah se mekanizmi i denigrimit të kundërshtarit, qëmtimi në biografinë e tij, aludimi dhe shpifja për lidhje okulte, të Ben Blushit, janë i njëjti model që kemi parë në 25 vjet dhe që punon me të njëjtin material të marrë nga magazinat e Partisë së Punës. Gazetat shqiptare, media audiovizive, përdorin materiale apo editorialë që do t?i kishte zili çdo gazetë partiake e kohës së luftës së ftohtë. Natyrisht që nuk ishte kjo që njerëzit prisnin nga Edi Rama. Ashtu siç është jashtë çdo dyshimi që me të tilla metoda, do të vepronte njeriu që erdhi në krye të PS nëpërmjet intrigës. Ditët që vijnë, sa më shumë të nxehet fushata, aq më shumë do të na shohin sytë. Dhe për fat të keq, Rama nxjerr në pah arsenalin më të madh të tij, për asgjësend. Po gjuan mushkonja me artileri të rëndë. Dhe të gjitha kanë si shkas psikologjinë e bajraktarit. Sepse Ben Blushi nuk është kërcënim për kryesimin e tij në parti. Çdokush e di se edhe sikur Rama mos merrte pjesë në fushatë, fitorja e tij ishte e padiskutuar. Fitore që do të vinte për arsyet pragmatiste të paritakëve, sesa idealiste. Po ashtu, ky demonstrim muskujsh nuk i shërben për të tulatur shizmat e reja në parti. Pas Blushit, aty do të mbizotërojë shkretëtira e debatit. Ata që kanë mbetur, dhe herë quhen ?xhaketa të vjetra?, herë ?veteranë?, herë ?të urtë? dhe herë ?profesorë?, janë aty për pazare tenderash, koncesionesh dhe hidrosanitaresh. Nuk ka asgjë ideologjike dhe parimore në egzistencën e tyre të sotme. Nuk ka asgjë parimore dhe morale në ekzistencën e kësaj qeverie të buruar nga PS-ja, e cila votbesimin e merr nga deputetë që në 21 janar donin t?i varnin nëpër palmat e kryeministrisë, dhe palmat i bëri simbol të saj të korrupsionit buzë autostradës.
Ajo që po instalohet sot me asgjësimin e Blushit, do të jetë era e re politike, e cila do të zgjasë edhe për dhjetë vjet të tjera. Është rrjedhimi llogjik i dorëzimit të partisë në duart e Edi Ramës. Mendonin se Ramën, do ta kishin kollaj ta ç?instalonin. Harronin se përballë nuk do të kishin Ramën, por kryeministrin e veshur me korracën e pushtetit. Do të kishin Kryetarin.
Një pjesë e ndjekësve të Blushit, ende shpreson tek mrekullia. Kujtojnë kohët kur Nano në burg, me vetëm shtatë përkrahës, jashtë hekurave, ia doli me anë të mocionit të thyente kundërshtarët. Por harrojnë se Nanoja ishte ?Kryetari?. Se ajo parti ishte ndërtuar mbi kultin e kryetarit. Se e themeloi Enver Hoxha që e donte kazermë, dhe ashtu e bëri. Se e trashëgoi Fatos Nano që e donte liberale dhe ashtu e bëri. Se e mori Edi Rama që e do plastelinë, dhe ashtu e bëri. Se psikologjia shqiptare do mitin e bajraktarit. Se nuk duam shtetin, por pushtetin. Se nuk duam rregullat e lojës, por lojën ku ne bëjmë golin. Se nuk duam demokracinë, por duam të votohet vetëm një herë dhe në favorin tonë. Se duam revolucionin, por vetëm pasi të kemi marrë leje në polici. Se bërtasim gjithë ditën për ç?instalimin e kësaj klase politike, por jemi bllok nëse thyhet një gotë në lokalin buzë rrugës, ku kalojnë ?ç?instaluesit?.
Çfarë vjen pas kësaj? Asgjë për t?u shënuar. Ramën do ta rrëzojë ekonomia, siç rrëzoi komunizmin dhe Berishën. Rama shpreson që e gjitha të bëhet një lojë, ku ai, Berisha, Meta të jenë gjithmonë njerëzit që do të lëvizin fijet e nëndheshme të politikës. Dhe meqënëse revolucionet që përmbysin klasa politike në botë ndodhin një herë në 50 vjet, ndërsa në Shqipëri asnjëherë, të vazhdojë t?i japë leje ndërtimi Delijorgjit të Gërdecit, koncesione Klodit të spitalit Amerikan, Beneti i i Fondit të Zhvillimit të vazhdojë të ndajë tendera për klientët e tij që presin rradhën tek bytha e Kërpudhës. Mund të jetë ndryshe vetëm nëse Blushi, pasi të humbë, të dalë jashtë nga ajo godinë që quhet PS, të përveshë mëngët, të krijojë një shtëpi të së majtës, dhe të bëjë atë që askush nuk e ka bërë deri më sot: të luftojë për idealizëm. Nëse?/dritare.net
(Këto shënime janë nxjerrë nga Ditari politik dhe rrëfejnë e...
Ali Pasha ishte thikë e përgjakur, çark, kamxhik. Naimi, fye...
Blushi nuk ka frikë! Këtë gjë kam pasur rast ta verifikoj sh...
Ne shqiptarët ndodhem sot në një moment kur, ose do të dalim...
Ajo çka ndodhi pardje në Elbasan kërkon urgjent të ketë reag...
Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë një gabim shumë të rëndë kur i...
Ngjarja e Elbasanit, ku Ben Blushi sulmohet edhe fizikisht, ...
Linçimi i Blushit nga një turmë e ndërsyer është fotografia ...
Mediat europiane dhe amerikane po raportojnë se pushteti në ...
Linçimi publik që iu bë Ben Blushit në një mbledhje të parti...
Dje në Elbasan u konsumua një seancë e rëndë dhune dhe turpi...
Sot e kishte rradhën Kreshniku. Aktivistët e Aleancës kuq e ...
Fal Internetit, shqiptari sa më i ndershëm të jetë, aq më te...
A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqip...
Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u j...
Ne gati tre vjet qeverisje per socialistet dhe njekohesisht ...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Nëse dëshiron të kuptosh se sa malinje është politika shqipt...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...