Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të lartësohem. Leximi i librave, bisedat nokturne me ishullarë, filmat e parë fshehtas, numurimi i yjeve, shoqëria me hënën, arratia brenda vetes, mbulimi i kokës me jorgan, konfidenca e jastëkut, ëmbëlsia e gjumit, papesha e ëndërrave, nuk mjaftojnë. Duhet bërë diçka për të mos u llaftarisur nga lufta e klasave, për të mos u tmerruar nga syçelësia proletare, për të qetsuar sytë nga surretërit e shefave, për tu qëndruar larg çmendurive të burokratëve, për të shpëtuar nga spiunat, mbledhjet e kolektivit, tejkalimet e planit, flamujtë e kuq, garat, emulacionet, punët vullnetare. Si të mos ndotem nga këto pisllëqe. Ku të zhdukem të shërohem nga këto sëmundje. Ku të iki, ku të degdisem, ku të zhytem, ku të mbytem. Rrugët janë të këqia. Makina nuk ka. Autobuzat janë rrangalla. Treni zvarritet si gjarpër. Deri në Korçë, Shkodër, Gjirokastër, ta kontrollojnë disa herë pasaportën. Fshatrat e largët, bregdeti, bregliqeri, quhen ?zona kufitare?. Po të panë që u afrohesh të rrasin brenda për tentativë arratisje, tradhëti kombëtare. Megjithatë arratisja s’është ide e keqe. Por jo tentativë. Tentativa është gjysmake, tentativa është mediokre, dhe sidomos e rrezikëshme. Arratisja duhet të jetë e plotë. Ku mund të bëhet një arratisje e plotë. Ku ndodhet në këtë shkretëtirë, një livadh shplodhës, një oaz i freskët, një qoshk luksoz, ku bëhet një bisedë e njerzishme, një fjalosje serioze, një bashkëbisedim fin.
Po, ekziston një vend për arratisje integrale. Ndodhet diku një copë qiell për çlodhje totale. Ku lënda është pa gravitacion. Ku gjithçka ndodh në një kohë pa rrjedhje që e mat një orë pa akrepa.
Po, ndodhet diku një tempull për pastrim nga baltrat bolshevike, një vend ku çmenduritë burokratike dhe frika e spiunave nuk arrijnë dot.
Po, ndodhet diku një faltore për tu falur faje të paqëna, mëkate inekzistente.
Atje do arratisem. Atje do degdisem. Atje do pastrohem. Atje do shërohem.
S?ka problem se është ftohtë, bie shi, fryn erë. Nuk ka arritisje të rehatëshme. Arratisjet janë të mundimshme. Kam guximin, kam durimin, kam dhe motivin ta murmuris nëpër dhëmbë duke u arratisur në atë vend. Është ai që nis me, ?Ti qan që larg se vate dashuria, vate e mbaroi e më s’mbet as hija…? dhe mbaron, ?Të bëhet zjarr e flakë, e dritë e bardhë…?.
U nisa.
Sapo dal nga dera, nëpër shkallë, unë zbres, spiuni ngjitet.
Më thotë spiuni mua; ?Ku po ikën me kaq qef ti që zakonisht je i zymët ? Do të spiunoj për tentativë arratisje.
I them unë spiunit; ?Po shoku spiun, vërtet po arratisem, por nuk më spiunon dot. Nuk po arratisem nëpër vende kapitalisto-revizioniste, ku siç na mëson partia, si e tha kongresi, si e shkruajti gazeta, si e çfaqi televizioni, si e thonë librat, si na mëson shkolla, vdesin nga uria. Po arratisem këtu rrotull, këtu afër, këtu brenda, këtu ku sundon proletariati, vigjëlon kufitari, buçasin fitoret, tejkalohet plani?.
Spiuni ngre supet dhe hap rrugën.
Vazhdoj arratisjen. Më shohin vëngërr policë të vrazhdë me sy të thellë, ushtarë me çizme me yll në ballë, oficerë langaraqë pa grada, veteranë kapadainj turivrërët.
Mbi rrugën plot gropa dhe bajga kalojnë me rrapëllima kamionë që gjoja ndërtojnë Shqipërinë.
Nëpër ballkone rrecka të ndera.
-Ejani me mua, u them disa vajzave.
-Ku të vimë ? pyesin të habitura amvisat e ardhëshme të groshëve, tejkalueset e planit të pjelljes së bastardave.
-Në qiell, u them unë.
Ma nxjerrin gjuhën, qeshin dhe ikin.
Spital, farmaci. S?më duhen. Çlodhem ku po nisem, shërohem ku po arratisem.
I jam afruar Tempullit. Ja ndjej fërgëllimin. Ja dëgjoj tingujt. Shiu pushoi. E ftohta u ngroh. Era ndali hazdisjen. Retë u arratisën. Qielli u hap.
Hyj. Ulem. Bërtas. Ulurij. Sokëllij;
“Pik? e lotëve të mia, vetëtin si gur? i rrallë…?.
Dëgjoi. Erdhi. Thotë; Lereni të bërtasë sa tavani të rrëzohet?, dhe hesht.
Nuk kam ardhur për vizitë. Kam ardhur për arratisje. Në vizita flitet. Në arratisje heshtet.
Zoti Perfeksionist, Murg, Poet,
S’të lypset të flasësh. Në fytyrën tënde është gdhendur një shekull Histori. Aty janë të gjitha rrebeshet, të gjitha durimet, të gjitha tingujt. Pavarësia, kaosi, Mbretëria, Shteti, Europa, Trenat me avull, aeroplanat, luftrat, idilet, flirtet, dashuritë, yjet që ndjekin njëritjetrin dhe kurrë nuk takohen, aty janë të gjitha. N’ato rrudha e n’ato vraga. Harrimi është për provizorët. Harrimi nuk është për eternalët. Para se të dënonin me harrim, i vrave me heshtjen që po i mbyt. Fluturon tepër lart. Nuk të arrijnë dot. Nuk je prej mishi. Je prej zafiri. Fjalimet, presidiumet, mbledhjet konferencat, nuk ta prekën dot asnjë thua.
Faleminderit Mjeshtër për këto gjëra kaq të bukura dhe të vlefëshme që më thua;
Atë që gjatë recitimit më ndryshon edhe një gërmë të vetme, e ther me thikë;
Në diktaturë më tepër se në Liri duhet punuar pa u ndalur;
Një libër me Poezi më i trashë sa gishti yt i vogël, është libër i trashë;
Në luftra vdesin ushtarët, fitoret u dedikohen gjeneralëve;
Nuk ekziston Frymëzimi. Ekziston urdhëri i Zotit;
Thurja perfeksioniste është një ferr që të lodh, të sëmur, kërkon shëndet t?ia dalësh mbanë.
Poezi nuk është ajo që shqiptohet në 1 mënyrë, por ajo që përsëriret me apo pa zë pafundësisht herë në pafundësisht mënyra.
Kaq për sot.
Faleminderit Murg.
Faleminderit Mjeshtër.
Faleminderit o buçim-heshtur.
U pastrova. U shërova. U qetsova. S’më vijnë në vesh brohoritjet. S’pyes për luftën e klasave. Nuk kam frikë nga sigurimi. S’ka ç’më bën burokrati. Nuk më spiunon dot spiuni. Nuk më ndot dot kolektivi. Isha te Lasgushi.
Nëse dëshiron të kuptosh se sa malinje është politika shqipt...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Profesori britanik James Pettifer është studiuesi i huaj i c...
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denonc...
Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot.Por, nuk ...
Megjithëse kanë kaluar 572 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, mes...
Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhuli...
Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që le...
Kryebashkiaku i Tiranes z. Erion Veliaj, ne debat ne Opinion...
Sapo i kishin lëvizur prej aty. Afër një bordure betoni, një...
Atë biznesin e vogël të cilit ja kanë ngritur taksat, në Pri...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Eshte perdhunuar 13 vjec, ka vrare dhunuesin kur ishte 18 dh...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
Nga Jamarbër MALLTEZIPersonat pergjegjes per shfarosjen e py...
Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me...
Nga Jonida HitoveiziPrej ditës së djeshme kam parë me gjakft...
Rama kërkon domosdoshmërisht të vendosë në krye të RTSH, “pë...
Në politikën tripolare shqiptare, trumpetat e Pranverës para...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...