Nga Edison Ypi/ Qajtore
Atë biznesin e vogël të cilit ja kanë ngritur taksat, në Pri...
Sapo i kishin lëvizur prej aty. Afër një bordure betoni, një si prag, në oborrin e pallatit të Sportit Asllan Rusi. Gjurmët e gjakut qenë ende të freskëta, ndërsa një prej këpucëve të nënës kishte mbetur ne toke. Dëshmitarët qanin. Qenë grumbulluar rreth policëve që masnin diçka gjatë e pa mbarim dhe ju tregonin gazetarëve se si nëna qe munduar të mbronte të bijën me trup. Me instiktin bazik të çdo prindi që prej kur ka jetë në këtë botë. Nuk kishte arritur dot. Qe dorëzuar përpara 7 plumbave të një pistolete me leje shtetërore, dhe kishte rënë bashkë me vajzën e saj, pranë e pranë, Kishin ikur bashkë nga kjo jetë, një adoleshente ende minorene dhe nëna e saj. Kishin ikur pa i bërë keq askujt. Pa lënduar askënd. Jua kishin marrë jetën në mes në mënyrën më monstruoze që mund të ndalet një jetë, pa asnjë shkak bindës.
M?u kujtua kjo skenë ku u gjenda rastësisht një ditë pranvere të vitit 2001. Kthehesha nga Durrësi atë ditë. Makinat kishin ndalur në hyrje të Tiranës dhe ndërsa u mundova të kuptoj atë që po ndodhte, u gjenda në mes të një skenë krimi që kish ndodhur mbase pak orë më parë. Për ditë me rradhë e ndoqëm historine në gazetë; në televizion. Ishte një vrasje makabre, një vrasje që meritonte si logo titullin e famshëm të Gabriel Garcia Markezit: Kronikë e një vrasje të paramenduar! Një adoleshente dhe nëna e saj, kishin ikur nga kjo jetë sepse Shteti nuk diti ose nuk deshi t?i mbrojë.
E para vajza u vra nga një oficer i shtetit shqiptar, një oficer i shërbimeve sekrete, me një arme që ai e kishte pikërisht për të mbrojtur qytetarët.
E dyta, vajza u vra pasi kishte bërë plot 6 denoncime në polici. Ajo, babai dhe nëna e saj. Askush nuk e mori në mbrojtje, derisa humbi jetën bashkë me nënën në oborrin e Pallatit të Sportit.
E treta, vrasësi me gjithë kërcënimet asnjëherë nuk u ndalua nga policia. Nuk reagoi as SHIK, ndërkohë që babai i vajzës kishte bërë denoncim në polici.
Shteti që duhet ta mbronte e la në baltë, për të mos thënë që në mënyrë të fshehtë favorizoi ikjen e vrasësit me një pasaportë sllovene, ndoshta nga ato që shërbimet sekrete përdorin jo rrallë në misionet e tyre.
M?u kujtuan të gjitha këto dje e sot, ndërsa debati mbi vrasjen e Alda Cenajt u rikthye sërish në publik. E kuptoj dhimbjen e asaj familje. Siç nuk kuptoj dot, se si 16 vjet pas ngjarjes, personi që kreu krimin ende vijon të japë versione kontradiktore. Në gjyq deklaroi në distancë se nëna e vajzës kishte nxjerrë pistoletën ta qëllonte sapo e pa. Por në çantën e gruas u gjetën një shami, një abone urbani dhe 330 lekë. Armët e vetme të një nëne që donte të mbronte vajzën e saj.
Ende nuk ka kërkuar ndjesë. Ende nuk ka shpjeguar se përse iku dhe u fsheh për vite me rradhë duke tentuar të mos kryejë dënimin për një krim që e kishte pranuar po vetë. Që në vitin 2002 kur u dënua me burgim të përjetshëm.
Më qëlloi këto ditë të ndjek edhe komentet ndaj intervistës dhe qëndrimin ndaj Gjebreas që e bëri atë. Gjebrea nuk është gazetar investigativ. As e ka këtë mision. Ai ka gjetur të tregojë një histori burgu dhe e ka bërë këtë duke besuar personin që ka përballë. Pa i hyrë analizave të thella dhe pa e pretenduar këtë. Ai thjeshtë ka ndërtuar një histori burgu, me gjithë dritëhijet që ajo ka. Në mediat shqiptare ka vitet e fundit plot intervista me kriminelë dhe vrasës në burg, nga gazetarë që merren çdo ditë më këtë gjë. Kanë gjënjyer e kanë ngritur alibi e askush nuk është kujtuar për këtë. Ndaj mos i ngarkoni Gjebreas, një peshë që as ai nuk e pretendon!
E frikshme dhe e trishtë, kjo histori na vlen të gjithëve. Për të kuptuar se sa e dhimbshme është ikja e një minoreneje që nuk e mbrojti askush: as shteti, as policia, as shkolla, as shoqet e miqtë dhe as shoqatat e OJQ. Veç nënës së saj, që atë mbasdite e mbuloi me trup dhe iku bashkë me të në parajsë?/opinion
Atë biznesin e vogël të cilit ja kanë ngritur taksat, në Pri...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Eshte perdhunuar 13 vjec, ka vrare dhunuesin kur ishte 18 dh...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
Nga Jamarbër MALLTEZIPersonat pergjegjes per shfarosjen e py...
Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me...
Nga Jonida HitoveiziPrej ditës së djeshme kam parë me gjakft...
Rama kërkon domosdoshmërisht të vendosë në krye të RTSH, “pë...
Në politikën tripolare shqiptare, trumpetat e Pranverës para...
Në katin e parë ka ardhur të banoi një italian. Gruan e ka n...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
BEJE MINISTER BEN BLUSHIN! Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.co...
Ishte nje arritje e mrekullueshme e kinematorafeve shqiptarë...
Ishte një kohë kur flamurtaren e paçavurrllëkut gazetaresk, ...
Idajet Beqiri i njohur në trojet shqiptare përtej kufirit të...
Falë takimeve politike, ne aktivistët politikë marrim energj...
Në jetëshkrimin zyrtar të Thaçit në faqen elektronike të Min...
Erget CenolliPunë ka , po s’ka profesionistë. Ky është mesaz...
Këtë javë po e kaloj në Itali, ku kam pasur takime mjaft të ...
Me të vërtetë ky Park ësh të ndërtuar në mënyrë artificiale ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...