Staraçja i Musolinit dhe shokët e Edit/ Nga Dritan HILA
Ngjarja e Elbasanit, ku Ben Blushi sulmohet edhe fizikisht, ...
Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë një gabim shumë të rëndë kur i kundërvenë shqiponjën kryqeve monumentale të ngritur nga sllavo-maqedonët. Kështu duket sikur shqiponja dhe kryqi janë simbole armiqësore mes njëri-tjetrit, çka nuk është e vërtetë. Pikërisht këtë synojnë t? i tregojnë botës së krishterë sllavo-maqedonët, duke i provokuar shqiptarët me ngritjen e kryqeve monumentale. Gjithashtu nuk duhet identifikuar shqiponja me kryqin, si simbole të ndërlidhur. Kjo gjë ka ndodhur vetëm te Kisha Ortodokse Bizantine dhe ajo Serbe, të cilat e kanë huazuar në heraldikën (heraldikë- shkenca që merret me simbolet e përdorur nga shtetet, formacionet religjioze etj.) e tyre nga heraldika shtetërore byzantine shqiponjën dykrerëshe. Por Kisha Ortodokse Shqiptare nuk e ka këtë traditë të ndërlidhjes së shqiponjës me kryqin. Shqiponja te shqiptarët është simbol thjesht nacional, popullor, në dallim nga fqinjët tanë grekë dhe serbë, ku është simbol administrativ kishtar-shtetëror, për çka nuk është ngulitur në traditën popullore. Për grekët e sotëm, që për nga origjina historike janë bizantinë, shqiponja dykrerëshe nuk ka ndonjë traditë popullore. Ashtu edhe për serbët.
Shqiptarët bëjnë përjashtim për shkak se kanë një traditë të shqiponjës që nuk ka prejardhje të heraldikës shtetërore. Por, nuk duhet harruar se Heroi Nacional i shqiptarëve, Skënderbeu, të cilit i përket flamuri nacional shqiptar, ishte njëherësh edhe i krishterë.
Për sllavo-maqedonët është e mirëseardhur Lufta e Shqiponjës me Kryqin, apo thjesht Lufta e Shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët janë më së shumti muslimanë, kundër Kryqit.
Nëse shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëjnë një luftë kulturore kjo është ajo kundër cirilicave, alfabetit të gjuhës zyrtare shtetërore në vend, maqedonishtes. Si armë vrastare në këtë luftë duhet përdorur alfabeti latin që kanë shqiptarët e Maqedonisë, si krejt shqiptarët. Maqedonia kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe në NATO që janë bashkësi të shteteve që e kanë gjuhën zyrtare përkatëse të shkruar me alfabet latin, ashtu si shqiptarët. Pra, ndryshe nga maqedonët që përdorin alfabetin cirilik.
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të thonë se ata nuk mund ta kuptojnë alfabetin cirilik dhe duhet që për ta maqedonishtja të shkruhet në alfabet latin. Kuptohet që sllavo-maqedonët nuk mund ta bëjnë këtë gjë, sepse kjo do të shkatërronte themelin e identitetit të tyre nacional, edhe kështu të dyshimtë. Në këtë rast shqiptarët duhet të bojkotojnë masivisht mësimin në gjuhën maqedone dhe përdorimin e gjuhës maqedone në administratë, duke kundërshtuar dhunshëm që të njohin çdo shkresë të shkruar në këtë gjuhë. Nëse me këtë rast shkohet deri në një konflikt i dhunshëm me shtetin maqedon, aq më mirë për shqiptarët të cilët do të paraqiten para Europës dhe Amerikës si mbrojtës të kulturës perëndimore, përballë kulturës sllavo-cirilike, të cilën Maqedonia e ndan me Rusinë, Serbinë, Belarusinë. Të gjithë vende kundërshtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Vendet sllave katolike, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia, të cilët janë anëtarë të Bashkimit Europian dhe të NATO-s përdorin alfabetin latin. Është vetëm një vend i NATO-s dhe BE që përdor alfabetin cirilik, Bullgaria.
Një lëvizje e tillë e shqiptarëve të Maqedonisë kundër alfabetit cirilik do të ishte e mirëseardhur në Perëndim, nga NATO dhe posaçërisht SHBA, se do të shërbente si katalizator për lëvizje të ngjashme në Bullgari dhe posaçërisht në Ukrainë, një vend që gjithashtu përdor alfabetin cirilik dhe që sot është praktikisht në gjendje lufte me Rusinë. Ndryshimi i alfabetit në Ukrainë, nga cirilik në latin do të ishte një shkëputje kulturore nga Rusia dhe një lidhje kulturore e rëndësishme me Perëndimin.
Duke kundërshtuar cirilicën në favor të alfabetit latin, shqiptarët e Maqedonisë do të paraqiten para botës dhe posaçërisht Perëndimit, si popull me rrënjë kulturore dhe shpirtërore perëndimore, cilësi që sllavo-maqedonët kërkojnë t? ua mohojnë.
Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të kenë frikë për ta organizuar këtë luftë kulturore kundër cirilicave, dhe për ta bërë atë në çdo mënyrë, që nga protestat masive e më tutje duke e shkallëzuar aksionin e tyre varësisht rrethanave e kundërpërgjigjes së palës tjetër. Nëse shteti maqedon keqtrajton dhe vret shqiptarë të cilët kundërshtojnë cirilicën në dobi të alfabetit latin, kjo gjë do të shihet me një sy krejt tjetër nga Perëndimi, se në rastin kur shteti maqedon keqtrajton dhe vret shqiptarë të cilët kanë kërkesa thjesht kombëtare shqiptare, që Perëndimi i shikon si rrezik për stabilitetin e Maqedonisë, që ka një funksion gjeopolitik si buffer state (shtet tampon) në Ballkan.
Lufta kundër cirilicës e përmban luftën për kërkesat kombëtare shqiptare, dhe realizimi i këtyre kërkesave vjen si nënprodukt i fitores në luftën kundër cirilicës.
Ngjarja e Elbasanit, ku Ben Blushi sulmohet edhe fizikisht, ...
Linçimi i Blushit nga një turmë e ndërsyer është fotografia ...
Mediat europiane dhe amerikane po raportojnë se pushteti në ...
Linçimi publik që iu bë Ben Blushit në një mbledhje të parti...
Dje në Elbasan u konsumua një seancë e rëndë dhune dhe turpi...
Sot e kishte rradhën Kreshniku. Aktivistët e Aleancës kuq e ...
Fal Internetit, shqiptari sa më i ndershëm të jetë, aq më te...
A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqip...
Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u j...
Ne gati tre vjet qeverisje per socialistet dhe njekohesisht ...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Nëse dëshiron të kuptosh se sa malinje është politika shqipt...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Profesori britanik James Pettifer është studiuesi i huaj i c...
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denonc...
Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot.Por, nuk ...
Megjithëse kanë kaluar 572 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, mes...
Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhuli...
Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që le...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...