Nga Kastriot Myftaraj/ Guvernatori sorosian Sejko e di që ari shqiptar u dërgua nga shteti komunist në hedge funds të Sorosit
Gazetari hulumtues Artur Çani ka rihapur debatin e fillimit ...
Bashkimi Evropian ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit përpjekje për të ndihmuar vendet në periferi të tij të forcojnë vlerat e shtetit ligjor, demokracisë dhe mirëqeverisjes. Gjatë një prezantimi në Qendrën ?Woodrow Wilson? në Uashington, ekspertja e BE-së, Alina Mungiu-Pippidi, tha se rastet e pakta të suksesshme në luftën kundër korrupsionit, gabimet e kryera dhe sfidat e shtuara, tregojnë se ka shumë punë për të bërë në vendet e rajonit.
Znj. Alina Mungiu-Pippidi, eksperte e mirëqeverisjes për institucionet e Bashkimit Evropian, e radhit korrupsionin si një nga shkaktarët kryesorë të emigracionit:
?Një arsye kryesore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre, me përjashtim të një lufte civile, është korrupsioni. Njerëzit e braktisin shoqërinë, kur ajo nuk është një shoqëri e bazuar mbi meritat.?
Fenomeni i korrupsionit është i gjithëpranishëm, shpesh i shndërruar edhe në normë, në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Znj. Mungiu vë në dukje se besimi i popullsisë tek institucionet publike është tashmë në rënie të vazhdueshme në veçanti në vendet e Mesdheut, madje edhe ndër disa vende anëtare të BE-së, si Italia, Greqia, apo Spanja. Në vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE, popullsia ka më shumë besim tek institucionet e BE-së, duke qënë e zhgënjyer nga klasa politike e vendit të tyre.
?Supozohet që mënyra e qeverisjes së vendit do të duhet të ndryshojë për arsyen e thjeshtë se je duke iu bashkuar një klubi ku ka disa rregulla.?
Sipas znj. Mungiu ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit të korrupsionit dhe largimit të popullsisë, në veçanti intelektualëve, drejt emigrimit. Sipas “Transparency International”, Shqipëria renditet në fund të listës së vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, për sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit. Dhe vitin e kaluar shqiptarët shënuan një numër rekord kërkesash për azil në vendet e BE-së. Sa më i lartë indeksi i korrupsionit në një vend, aq më e lartë është edhe përqindja e largimit të trurit, thotë ekspertja:
?Njerëzit që kanë kapacitet novator realisht largohen nga vendi i tyre pasi konkurenca atje nuk është e ndershme.?
Problemi kryesor me të cilin ndeshen ata, është mungesa e përpjekjeve dhe vullnetit të klasës politike për të fuqizuar konkurencën e lirë:
?Njerëzit që drejtojnë janë ata që nxjerrin përfitimin më të madh dhe nuk është realisht në avantazhin e tyre të nxisin progresin e vendit dhe konkurencën.?
Znj. Mungiu rikujton se “Pranvera Arabe” ishte një fenomen që shpërtheu pikërisht në vendet ku shoqëria nuk kishte ndërtuar një sistem të bazuar në merita.
Ajo e konsideron shqetësues faktin që sipas anketimeve të viteve të fundit, në vendet ku ka nivel të lartë korrupsioni, po bie përqindja e njerëzve që shprehen se u është kërkuar rryshfet, pasi tashmë kjo konsiderohet një normë që duhet ta bëjnë të gjithë edhe pa iu kërkuar:
?Politikanët në shumë nga këto vende janë shndërruar në një elitë që i shërben vetëm vetvetes… Shembulli i kundërt janë p.sh. vendet skandinave, ku politikanët e tyre shkojnë në zyrë me biçikletë ose më këmbë, pa bodigardë dhe të cilët sigurisht që kanë besimin që meritojnë nga populli i tyre.?
Znj. Mungiu përmend një tjetër paralelizëm që shfaqet në statistika: sa më i lartë të jetë indeksi i korrupsionit në një vend të caktuar, aq më shumë prokurime publike shpallen nga qeveria e atij vendi:
?Është përgjithësisht karakteristikë e vendeve të korruptuara që të bëjnë më shumë prokurime publike. Pse? Sepse ka shumë favoritizëm dhe nëpërmjet prokurimeve munden të devijojnë burimet publike drejt klientëve dhe miqve të tyre.?
Përmasat e kontratave publike që jepen në mënyra favorizues, sipas disa vlerësimeve arrin në 68% në vendet e Ballkanit, shumë më e lartë se në vendet e Evropës Perëndimore.
Ajo kritikon punën e institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare për të reformuar legjislacione, të cilat sidoqoftë nuk japin rezultatin e duhur, pasi vetë ligjet nuk kanë ndonjë rëndësi në vendet e rajonit. Profesorja mendon se demokratizimi, e ka shndërruar tashmë korrupsionin në problemin numër një me të cilin përballen shoqëritë. Është kurioz fakti që, sipas të dhënave, sa më shumë përdorues aktivë në Facebook të ketë një vend, aq më mirë veprojnë njerëzit duke ngritur zërin kolektivisht kundër korrupsionit.
?Që një shoqëri të kufizojë korrupsionin, ,krahas një gjyqësori të pavarur, është i nevojshëm edhe fuqizimi i qytetarëve, i njerëzve që i kërkojnë llogari qeverisjes, njerëzve që përdorin kompjuterat për t?u mirëinformuar, nënshkruar peticione dhe duke u angazhuar më tej.?
Znj. Mungiu mendon se asnjë vend nuk ka lindur i pastër, por shpreson se sa më shumë njerëz do ta dëshirojnë këtë gjë, aq më shumë një vend do të bëjë përparim./VOA
Gazetari hulumtues Artur Çani ka rihapur debatin e fillimit ...
Një fenonem natyror i pazakontë ka ndodhur sot në qytetin br...
Në kuadër të operacionit “Adoleshentët”, Policia ka arrestu...
Drejtoria e Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të...
Publikimi i delegacionit zyrtar nga citynews, që do shoqëroj...
Cinema Du Reel, festivali ndërkombëtar i filmit dokumetar që...
Në këtë trupë bënte pjesë edhe gjyqtari Agim Bendo. Balla e ...
Një grup prej 11 organizatash mjedisore në Tiranë kanë bërë ...
A përdorin më shqiptarët letrën si formë komunikimi?Me zhvil...
Një muaj më parë në datën 18 shkurt pasdite u ndalua nga blu...
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, pas denoncimit te bere n...
Shpresoj qe sot jemi koshient per cfare po i ndodh shume afe...
Citynews ka mundur të sigurojë ekskluzivisht delegacionin e ...
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel D...
Banorët e trenit, ku do të ndërtohet Bulevardi i Ri, kanë da...
Partia Socialiste ka shpërndarë videot e fjalëve të shumicës...
Partia Socialiste zhvilloi dje Asamblenë Kombëtare për të ve...
Lëvizja për Demorkaci në Partinë Socialiste e shpallur dje n...
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka thënë se ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...