Shënim- Ministrat dhe servilat e Ramës/ Për inat të Blushit, mohojnë Shqipërinë
“Nese duhet te zgjedh mes Partise dhe Shqiperise, zgjedh pa ...
Përpjekjet për ta paraqitur Ben Blushin si një variant i ri i ?Robert Çamçakizit?, vjen nga nevoja e dëshpëruar e Ramës për të deligjitimuar sulmin më të madh që po i bëhet imazhit të tij. Dhe për ta neutralizuar, ka mobilizuar gjithë resurset e tij. Qoftë personalisht, qoftë segmentet e lidhura me të, nuk kanë reshtur për ta paraqitur Ben Blushin si një bjerrakohës, që papritur pa se nuk i realizohen ambicjet e tij, ndaj po i prish punë qeverisjes socialiste.
Teorikisht, Ben Blushi nuk ka asnjë shans të fitojë kundër Ramës. Përkrahësit e tij, janë një grusht njerëzish që trashëgojnë vetëm emrin e tyre të mirë dhe të shkuarën si socialistë pa njollë, por nuk kanë mbështetje në një PS të transformuar sipas shijeve të Ramës. Vetë oligarkët që Rama ka vendosur në pozita kyçe në parti, nuk kanë asnjë dëshirë dhe vullnet të heqin dorë nga mundësia e konsolidimit të pushtetit të tyre ekonomik edhe në politikë. Por ajo që ia gërryen themelet Ramës, në terma afatshkurtër, është bjerrja e tij si njeri i punës, si artisti që po përpiqet të bëjë vendin dhe mospërfillësi që i intereson filozofia dhe piktura por jo paratë. Ndaj po e sulmojnë Blushin si ?karrigethyer?, nëse përdorim një term të doktorit dhe miqve të tij. Por e vërteta është se për herë të parë në historinë politike të një partie, dikush po artikulohet dhe sulmon ideologjikisht.
Për Ben Blushin kundërshtarët e tij thonë se është fodull, mëndjemadh, dembel, shpërfillës, ironik, sarkastik, shkurt një njeri që nuk bëhet shok. Mbase. Nëse kthejmë në invers një fjalë të urtë shkodrane, mund të themi që nuk bën as për dhëndër. Kjo është punë e atyre që i kanë dhënë grua. Por me të tilla kritere nuk bën as Rama se është asocial, dhe as 90% e parlamentit se nuk është në lartësinë e postit. Por nuk është ky thelbi i problemit. Në sa thotë dhe ngre si probleme, e ka vënë me shpatulla për muri shefin e socialistëve. Blushi thotë se në 3 vjet qeverisje, nuk janë rritur rrogat, pensionet dhe asistenca. Nuk ka të vërtetë më të madhe, dhe po të shtosh edhe 8 vjet të Berishës, bëhen 11 vjet pa asnjë masë në ndihmë të shtresave në nevojë. Blushi thotë se lufta ndaj koncesioneve ishte në programin e PS, ndërsa sot PS po jep shtetin me koncesione. Blushi kërkon zbatimin e rregullave të lojës në parti, pasi mungesa e tyre po shpërbën dhe rregullat e shtetit. Të gjitha këto agumente, nuk janë aspak llafe por shtylla bazë të funksionimit të shtetit. Sot të gjithë jemi dëshmitarë si varfëria ka arritur kulmin, si koncesionet po paraqiten si reforma, ndërkohë po dizintegrojnë shtetin, dhe si klientelizmi personal i shefit të qeverisë ka shpërbërë çdo ligj, i cili është kthyer në opinion dhe jo rregull për t?u zbatuar me detyrim.
Që platforma e Blushit të fitojë në PS nuk ka mundësi. E tregoi Rama në mbledhje të asamblesë që shpreson ta kalojë rishtas me fjalime mallëngjyese. E tregoi mbledhja e Elbasanit ku fishkëlluesit janë ekspozita e mentalitetit që kanë frenambajtësit e partisë të cilët e konsiderojnë pushtetin një lopë me orë të limituara që duhet mjelë sa më parë. E tregoi banaliteti i ndjekësve të Ramës, ku qoftë Koço qoftë Veliaj, janë modele që ngjan se i ka nxjerrë nga magazinat e Komitetit të Rinisë së Fierit, pa ja u përditësuar aspak mikroçipin.
Nisma e Blushit ia ka goditur themelet ngrehinës së Ramës, të lyer me aq mund në 20 vjet. A është Ben Blushi njeriu i denjë për të ndalur këtë vrull vrastar të Ramës në krijimin e një kapitalizmi të tmerrshëm, ku një grusht miqsh të tij, do të skllavërojnë shumicën e shqiptarëve, kjo mbetet për t?u parë. Historia shpesh është tekanjoze dhe bizare në ngarkimin e misioneve të saj njerëzve të rastësishëm. Këtë ka pasur parasysh kur shfarosjen e klerikëve ia ngarkoi një ish prifti si Fusheja; përhapjen e komunizmit një ish seminaristi si Stalini; mbrojtjen e demokracisë dy njerëzve të zhytur në vese si Çurçilli dhe Ruzvelti. Jo se Blushi është i përmasave të tilla. Por të paktën po tregon një Ramë lakuriq./dritare.net
“Nese duhet te zgjedh mes Partise dhe Shqiperise, zgjedh pa ...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka refuzuar t’i bashkohet...
Kreu i diplomacisë shqiptare, Ministri i Jashtëm Ditmir Bush...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka kërkuar pë...
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë u rrit në afro 7.5 milia...
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje autoritetev...
Specialistët e Sektorit për Narkotikët në bashkëpunim me Efe...
Projekti për dhënien me koncesion të targave me çip ka dësht...
Ish-Kryeparlamentarja, njëherësh deputetja demokrate, Jozefi...
Inflacioni i ulët, që sa nuk preku fundin në muajin shkurt t...
Besjan Pesha rrëfen për citynews në një intervistë ekskluziv...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, pr...
Nje pjese prej nesh vijme nga nje mbledhje e tensionuar e g...
Modeli Alesio Alia, i cili shokoi me deklaratën e tij se ka ...
Të jesh “Ekzekutori” në botën e mafias nuk është më si në ko...
Kompania “Porta Saber Albania”, e cila do të merrte pjesë n...
Nuk pretendoj t’i jap përgjigje me pak radhë pyetjes që meri...
Shoqëria civile, e cila është angazhuar në mbrojtjen e Parku...
Paraditen e sotme është mbledhur Asambleja e Partisë Sociali...
Revista “Story” e ka hapur faqen e parë të saj me një rrëfim...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...