E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë u rrit në afro 7.5 miliardë euro në tremujorin e tretë të vitit 2015, duke u rritur me 8.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e saj periodik mbi këtë tregues.
Borxhi i jashtëm bruto është një tregues që përfshin borxhin e jashtëm të qeverisë, borxhin që bankat marrin jashtë vendit si dhe borxhin e sektorëve të tjerë, përfshirë Investimet e Huaja të Drejtpërdrejta.
Sipas raportit të BSH, borxhi i jashtëm bruto u rrit me 569.4 milionë euro dhe se ai tani është në masën 73.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me rritje prej 3.3 për qind të PBB-së.
Qeveria qe përgjegjësja kryesore e rritjes së borxhit të jashtëm bruto gjatë periudhës në diskutim, ndërsa sektorët e tjerë patën aktivitet të paktë.
?Qeveria e përgjithshme është sektori me peshën më të madhe në totalin e stokut të borxhit të jashtëm, me rreth 41%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pesha e borxhit të qeverisë qendrore shënoi një rritje me rreth 3.2 pikë përqindjeje. Stoku i borxhit të qeverisë së përgjithshme arriti vlerën 3,062 milionë euro dhe u vlerësua në 29.9% ndaj PBB-së nominale,? thuhet në raport.
Huamarrja e bankave nga jashtë vendit u rrit me vetëm 64 milionë euro ndërsa huamarrja përmes kanalit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta u rrit me vetëm 21.1 milionë euro.
Qeveria shqiptare e rriti huamarrjen e vet të jashtme si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tregun e brendshëm të kreditit me synimin e uljes së borxhit publik të brendshëm dhe detyrimin e bankave që të japin më shumë kredi. Plani deri tani ka qenë pjesërisht i pasuksesshëm.
Sa i përket stokut të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, ato kanë pësuar rritje të papërfillshme.
Banka e Shqipërisë e analizon borxhin e jashtëm bruto si pjesë e punës së saj për të parandaluar kriza të mundshme. Aludohet se nëse disa nga kreditorët e huaj tërhiqen nga ekonomia shqiptare, vendi mund të zhytet në krizë të bilancit të pagesave.
Aktualisht, rreziku që diçka e tillë të ndodhë është minimal, thotë Banka e Shqipërisë, pavarësisht barrës së stërmadhe të borxhit të jashtëm. Shumica dërrmuese e borxhit të jashtëm është në formën e investimeve afatgjata ose kontratave të kredive afatgjata, dhe për rrjedhojë, tërheqja e investitorëve është e vështirë. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e borxhit të jashtëm mbahet nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN, duke e ulur rrezikun.
Banka e Shqipërisë vëren gjithsesi se barra e borxhit të jashtëm mbi ekonominë shqiptare në tërësi ka qenë në rritje të vazhdueshme gjatë shtatë viteve të fundit. Barra e borxhit matet si raport i borxhit të jashtëm me disa tregues të ndërlidhur, për të kuptuar aftësinë ripaguese të Shqipërisë. Sipas llogaritjeve të BSH, borxhi i jashtëm bruto është aktualisht 2.1 herë më i partë se sa të ardhurat totale vjetore të vendit nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve si dhe 2.9 herë më i lartë se sa të ardhurat fiskale të qeverisë. Në vitin 2008, borxhi i jashtëm qe sa ?vetëm? 1.3 herë eksporte vjetore dhe 1.4 herë të ardhura vjetore fiskale.
Në anën pozitive, interesat e paguara për këtë borxh nga kompanitë private dhe bankat kanë ardhur në rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit si pasojë e politikave të interesave të ulëta të ndjekura nga vendet nga ku vjen ky borxh. Për bankat, psh, interesi i paguar për borxhin e jashtëm ka rënë në pothuajse zero që nga viti 2013. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me koston e borxhit të qeverisë qëndrore. Interesi mesatar i këtij borxhi ka pësuar rritje, sido që rritja ka qenë e vogël./birn
Link i jashtëm: Raporti i Bankës së Shqipërisë
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje autoritetev...
Specialistët e Sektorit për Narkotikët në bashkëpunim me Efe...
Projekti për dhënien me koncesion të targave me çip ka dësht...
Ish-Kryeparlamentarja, njëherësh deputetja demokrate, Jozefi...
Inflacioni i ulët, që sa nuk preku fundin në muajin shkurt t...
Besjan Pesha rrëfen për citynews në një intervistë ekskluziv...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, pr...
Nje pjese prej nesh vijme nga nje mbledhje e tensionuar e g...
Modeli Alesio Alia, i cili shokoi me deklaratën e tij se ka ...
Të jesh “Ekzekutori” në botën e mafias nuk është më si në ko...
Kompania “Porta Saber Albania”, e cila do të merrte pjesë n...
Nuk pretendoj t’i jap përgjigje me pak radhë pyetjes që meri...
Shoqëria civile, e cila është angazhuar në mbrojtjen e Parku...
Paraditen e sotme është mbledhur Asambleja e Partisë Sociali...
Revista “Story” e ka hapur faqen e parë të saj me një rrëfim...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shfaq gjatë takimit me se...
Partia Socialiste ka mbledhur sot në mesditë Asamblenë Kombë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, zbuloi nism...
Një ish-Inspektor Tatimesh ka përfunduar në pranga pasi akuz...
Zirkon Disha është aktivist i shoqërisë civile, i njohur për...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...