web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U denoncua nga Citynews/ Arrestohet zyrtari i Bashkisë së Vlorës, David Tushe

8 Mars 2016, 18:46, Aktualitet CNA

Dy javë më parë citynews publikoi fakte dhe denoncoi zyrtarin e Bashkisë së Vlorës, David Tushe i cili ishte i akuzuar më parë për falsifikim dokumentash. Kryeinspektori i INUV Vlorë, David Tushe është arrestuar ditën e sotme nga blutë e qytetit bregdetar, pasi akuzohet se ai dhe katër zyrtarë të tjerë kanë lejuar ndërtimin e një godine 6-11-12 kate pa leje nga ana e firmës ?Endriu 008?, në lagjen ?Pavarësia? në Vlorë. Ndërkohë, sipas investigimit të citynews, rezultonte se Tushe është arrestuar edhe  në vitin 2007 me akuzën për falsifikim dokumentash pronësie, vepër kjo e kryer për periudhën kur Tushe ishte ish-Drejtor i Hipotekës së Vlorës, post në të cilin qëndroi nga viti 2003 deri në 2006.

Përveç Kryeinspektorit sot në prangat e policisë së Vlorës kanë rënë edhe paraardhësi i tij në INUV, inspektorë të këtij institucioni si edhe administratorin e kompanisë së ndërtimit. Mësohet se janë arrestuar shtetasit:

David Tushaj, me detyrë Kryeinspektor i INUV,bashkia Vlorë
Besnik Karabolli, me detyrë kryeinspektor i INUV (Qershor 2012- Nëntor 2014).
Iriald Dervishaj, , me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë.
Marjol Mustafaraj, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë
Endri Zeneli, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlore

Edmond Aliaj, administrator i subjektit ?Endriu 008?shpk.

DENONCIMI NGA CITYNEWS

 

 





Lajmet e fundit nga