web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve/ Reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

7 Mars 2016, 22:40, Aktualitet CNA

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me kercenimet dhe dhunen verbale ndaj gazetareve. Përmes një deklarate  zyrtare, Unioni i Gazetareve Shqiptare konstaton se kohet e fundit jane shpeshtuar rastet e sjelljeve agresive si dhe eshte shumefishuar dhuna verbale ndaj gazetareve, duke përmendur rastin e kërcënimit të gazetarit Nebil Çika nga deputeti demokrat Arben Ristani dhe sjelljes se shoqëruesve të Kryeministrit ndaj gazetarit Simon Shkreli.

Reagimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin per kercenimin e drejtuesit te larte te PD, deputetit Arben Ristani ndaj gazetarit Nebil Çika. Kercenimi verbal i tij ne mjedis publik ndaj gazetarit per arsye te detyres dhe fjales se lire, perben nje sjellje te padenje per nje drejtues te larte partiak dhe perfaqesues te Parlamentit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon sjellje dhe kercenime te tilla ndaj kolegut dhe kerkon reagim te menjehershem nga ana e zotit Ristani, si dhe forces kryesore te opozites, titullar i se ciles zoti Ristani eshte.
Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin edhe ndaj sjelljes se forcave te shoqerimit te Kryeministrit, diten e hene ne qytetin e Shkodres me kolegun Simon Shkreli, i cili gjendej ne krye te detyres dhe ne kerkim te lajmit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare konstaton se kohet e fundit jane shpeshtuar rastet e sjelljeve agresive si dhe eshte shumefishuar dhuna verbale ndaj gazetareve.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare





Lajmet e fundit nga