web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majlinda Bregu: Qeveria nuk rrëzohet me gjuajtje vezësh!

3 Mars 2016, 07:14, Aktualitet CNA

Ish-Ministrja, njëherësh deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka shprehur publikisht kundërshtinë lidhur me formën e organizimit të reagimeve të opozitës, ku deklaron se qeveria nuk mund të rrëzohet me gjuajtje vezësh. E ftuar në emisionin e mëngjesit ?Wake Up? në Top Channel, Bregu tha se qëllimi kryesor i opozitës është të rrëzojë qeverinë, por sipas saj kjo gjë nuk mund të bëhet duke përdorur skenarin e të enjtes së kaluar në parlament, me gjuajtje vezësh apo topa letrash.

Bregu foli edhe për protestën e grave demokrate, ku tha se do të donte të kishte qenë e pranishme, por ajo tha se shkak për mospraninë e saj ka qenë axhenda. Deputetja shtoi se nuk është dakort me mënyrën se si shkoi protesta e grave, duke nënvizuar fjalorin e përdorur nga demokratet.

Lidhur me përplasjet mes saj dhe Kreu të PD-së, Lulzim Basha ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar, Bregu tha se në Shqipëri përbën lajm nëse kundërshtohet lideri. Kjo sipas saj vjen për shkak të historisë politike të këtyre viteve.

 





Lajmet e fundit nga