web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatos Klosi: Marjani ishte njeri i kultivuar, u çmend dhe vrau dy persona

1 Mars 2016, 07:58, Kronika CNA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka thënë se SHIK-u ishte njoftuar për problemet e familjes Canaj nga punonjësi i tyre Marjan Rroku.

Klosi u habit nga vrasja, pasi sic thotë ai, Marjani ishte njeri i kultivuar dhe me kulturë. Ai shprehet se nuk e mendonte që Majrani do ta zgjidhte këtë konflikt me forcë.  Madje sipas Klosit, në atë kohë u caktua një punonjëse e vjetër që të ndërmjetësonte mes palëve për pajtim.

?Ky shqetësim ka ardhur dhe ne kemi vendosur një punonjësen tonë që të merrej ekskluzivisht me këtë shqetësim. Vrasja që bëri Marjani nuk ishte një shpërthim që erdhi nga hiçi, ishte një histori e trazuar, një marrëdhënie problematike mes dy të rinjve?- thote ai.

Sipas Klosit, të gjithë që e njihnin Marjanin, e dinin se ai ishte në një marrëdhënie me Aldën.

?Nuk e di a bashkëjetonin apo jo, por ishte një marrëdhënie që kishte zgjatur dhe në një moment ai u çmend, i doli vetja nga kontrolli dhe përfundoi në vrasjen e dy personave?- thote Klosi.

 





Lajmet e fundit nga