web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shoqeria civile në proteste/ Të dielën ora 11:00 tek liqeni

20 Shkurt 2016, 20:30, Aktualitet CNA

Aktivistë të shoqërisë civile do të protestojnë sërish ditën e nesërme në ora 11:00 tek Parku i Liqenit lidhur me policet parku protestendërtimin e Këndit të Lojrave për Fëmijë. Ata protestuan edhe ditën e sotme në orët e pasdites, ku kundërshtuan nisjen e punimeve dhe gërmimet si dhe betonizimin e  parkut. Ndërkaq, siç duket edhe në foto, dhjetra-qindra police kishin rrethuar pjesen kur po ndertohej e betonizohej pjesa e parkut buze liqenit.

Thirrja e shoqërisë civile

 

Neser e DIEL, te HENE shume vone….

Karamelja tek “Parku i Liqenit Artificial”! Po behet nje park lojrash me gome, rere dhe beton tek parku me bar dhe pemë nga Bashkia, sikur kjo ishte e vetmja hapesire ku mund te behen kende lojrash! Qellimi eshte zhvendosja e femijeve nga parku Rinia dhe hapesirat e tjera te gjelbra ku do behen parkingjet nentokesore! Justifikim perfekt, video-karamelet e ” LALI ERIT”

Me 700 milion leke, mund te beheshin 35 kende lojrash brenda qytetit te Tiranes! 35x20milion/kend lojrash =700 milion. Nga 2-3 kende lojrash per njesi bashkiake, te cilat mund te gjeberoheshin, te beheshin me rere dhe lojra te tjera, duke qene me prane femijeve dhe nje shperndarje ne disa pika. Zgjedhja e bere nga Lali, Njeshi, Figura ka per qellim betonizimin e metejshem te qytetit me parkingjet koncesionare, ndertimet e pallateve te reja dhe nisjen e betonizimit te Parkut tek Liqeni Artificial!





Lajmet e fundit nga