web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DEPRESIONI I MADH / Java e tmerrit e 1929-ës

20 Shkurt 2016, 20:11, Aktualitet CNA

Me papunësinë, dhjetimin e fuqisë blerëse dhe asnjë kredi që injektohej në ekonomi, Depresioni i Madh u ul këmbëkryq për një kohë të gjatë. Edhe eksporrtet amerikane, ashtu si sigurimi i kredive në Gjermani e vuajti krizën e madhe. Mungesa e tregtisë dhe ndihmës për shtresat më të goditura në Gjermani, e shndërruan këtë të fundit nga një shtet të varfër në një vatër të ekstremizmit, që çoi në ardhjen në pushtet të Partisë Naziste, ndërsa depresioni në Britani u ndje edhe më shumë pas luftës së madhe, edhe për shkak të mungesës së viteve të bumit që kishte gëzuar SHBA-ja. Dukej se humbja e papritur e besimit nga ana e Shteteve të Bashkuara gjatë shokut të madh financiar në Uoll Strit, i kushtoi botës shpirtin e tij, duke e shndërruar panikun në katin e parë të Bursës së Nju Jorkut në preludin e një katastrofe

 

Riçard Uitni ishte një njeri që kishte jetuar përtej mundësive të tij, i rrethuar nga luksi dhe pushtet, e duke ?lundruar? në qarqet më të pasura shoqërore të Nju Jorkut. Arkëtari i ?Yacht Club?, zv.president i Bursës së Nju Jorkut, ai qe një ndër njerëzit më të fuqishëm në vend. Duke parë poshtë mbi Uoll Strit nga dritarja e madhe në ndërtesën e bursës në kulmin e verës së vitit 1929, rrezet e diellit përhapeshin me shkëlqim rrugëve, duke u dhënë atyre një shkëlqim të artë.

Për Uitnin dhe të tjerët rrugët mund edhe të ishin shtruar me ar, e tillë ishte shuma e parave që kishin bërë disa në qytetin që nuk flinte kurrë?





Lajmet e fundit nga