web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumenti/ Tek Liqeni po ndërtohet pa leje

20 Shkurt 2016, 18:43, Aktualitet CNA

Këndi i lojrave për fëmijë që po ndërtohet tek parku i Liqenit është pa leje. Siç duket edhe në dokumentin e mëposhtëm, bashkia ka nisur punimet, ndërsa nuk ka plotësuar dokumentacionin e duhur. Në pikën e parë të vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, mësohet se leja e ndërtimit është dhënë me kusht, çka do të thotë se nuk mund të fillojnë punimet pa u plotësuar kërkesat e listuara në pikën 3 të vendimit.

Pa u plotesuar dokumentacioni i kërkuar dhe pa u firmosur leja nga Kryeministri, bashkia nuk mund te fillojë punimet, por në fakt kjo gjë ka ndodhur. Siç duket në fotot e mëposhtme, punimet kanë filluar ditën e sotme. Dokumenti i publikuar nga vetë Bashkia e Tiranës, në fakt nuk është leje për të filluar punimet, por leje me KUSHT.

Referuar pikës 3 të vendimit, Bashkia duhet të plotësojë dokumentacionin tekniko-ligjor, marrjen e konfirmimit nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Vendimi i KKT ka datën 12 shkurt 2016, ndërsa një leje në Agjensi kërkon të paktën një muaj procedurë. Kjo do të thotë që për 8 ditë (sot data 20 shkurt 2016), nuk është plotësuar dokumtacioni i kërkuar,  fakt ky që të çon në përfundimin se Këndi i lojrave për fëmijë? po ndërtohet pa leje.

Nderkohe vete Zv.Kryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku deklaroi në emisionin Opinion se leja në KKT është ne proces por nga ana tjeter e trajton lejen për ndërtimin e Këndit të Lojrave si shesh pallati./citynews





Lajmet e fundit nga