Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit z. Ali Abdel Aal Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e falënderoi Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit z. Ali Abdel Aal që vizitën e tij të parë parlamentare pas zgjedhjes vendosi ta bëjë në Tiranë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut. Meta theksoi se duke vlerësuar cilësinë e diskutimeve rreth sfidave të përbashkëta gjatë punimeve plenare të PAM, veçanërisht në drejtim të luftës kundër terrorizmit dhe forcimit të sigurisë, Shqipëria mbështet plotësisht stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të Egjiptit. Dy kryeparlamentarët, duke vlerësuar marrëdhëniet historike dhe tradicionalisht të ngushta mes dy popujve tanë, ndanë bindjen se të dy parlamentet duhet të angazhohen më intensivisht përmes një axhende konkrete shkëmbimesh dhe bashkëpunimi, në interes të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit z. Ali Abdel Aal shprehu mirënjohjen për vizitën e tij në Tiranë dhe vlerësoi lidhjet e forta historike dhe kulturore që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Egjiptit. Abdel Aal shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet ndërparlamentare dhe ekonomike mes dy vendeve, dhe në këtë drejtim e ftoi z. Meta për një vizitë zyrtare në Egjipt, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.
Në përfundim të takimit, dy Kryetarët dhanë një prononcim për mediat:
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta
Dua të shpreh kënaqësinë e veçantë që kam pritur sot këtu në Kuvendin e Shqipërisë Kryetarin e Parlamentit të ri të Egjiptit, z. Ali Abdel Aal.
Do të theksoj se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme, sepse është hera e parë që një Kryetar i Parlamentit të Egjiptit viziton vendin tonë dhe njëkohësisht tregon vullnetin e Kryetarit të Parlamentit të Egjiptit për forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve dhe dy vendeve tona.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Egjiptit janë shumë më tepër se sa miqësore, janë marrëdhënie që vijnë nga historia, janë marrëdhënie mjaft të konsoliduara tradicionale, janë marrëdhënieve midis shteteve, por midis njerëzve në mënyrë të veçantë dhe në mënyrë të jashtëzakonshme. Ne jemi shumë të lumtur që Egjipti është tashmë një vend i stabilizuar sepse ka qenë dhe është gjithmonë një faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë rajonit dhe të Mesdheut.
Sigurisht që kemi rënë dakord për të forcuar dhe shumëfishuar shkëmbimet parlamentare midis dy parlamenteve tona për të nxitur bashkëpunimin e përgjithshëm midis dy vendeve tona.
Jam i sigurt që edhe fakti që kjo vizitë ndodh në kuadrin e Asamblesë parlamentare të Mesdheut, tregon që Shqipëria dhe Egjipti do të luajnë një rol edhe më të rëndësishëm për përballimin e këtyre sfidave me të cilat po ndeshet i gjithë rajoni ynë dhe ku roli i Egjiptit është shumë i rëndësishëm, por dhe roli i Shqipërisë është gjithashtu i rëndësishëm si faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi.
Njëkohësisht, pranova me shumë kënaqësi ftesën për të vizituar Egjiptin për t?i çuar më tej shkëmbimet tona parlamentare dhe marrëdhëniet tona të shkëlqyera.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit, z. Ali Abdel Aal
Ishte kënaqësi e veçantë për mua të takoja Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta dhe sigurisht ndjeva një pritje dhe një takim të përzemërt për mua personalisht, por edhe për anëtarët e delegacionit që më shoqërojnë.
Sigurisht lidhjet tona tradicionale, kulturore dhe historike reflektojnë këtë dashuri për njëri-tjetrin. Duhet ta dini që populli egjiptian e do popullin shqiptar dhe e shikon si popull vëlla.
Po ashtu gjatë kësaj vizite ne pamë që edhe populli shqiptar ka të njëjtat ndjenja për popullin egjiptian. Dhe sigurisht unë e vlerësoj të gjithë këtë pritje të ngrohtë që në momentin që kam ardhur në Shqipëri, prandaj për këtë pritje të ngrohtë unë falënderoj edhe një herë z. Kryetar të Parlamentit të Shqipërisë dhe të gjithë anëtarët që ishin me ne.
Gjatë takimit e ftova Kryetarin e Kuvendit shqiptar për një vizitë zyrtare në Egjipt dhe z. Kryetar më premtoi që do t?i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. Faleminderit z. Kryetar.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti Kryetar...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është ndalur sot në...
25 vite më parë studentë dhe qytetarë të Tiranës rrëzuan sht...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm Lu...
Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino ka kritikuar dep...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot kryesinë e p...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar kry...
Partia Demokratike ka theksuar se Erion Veliaj nuk tërhiqet ...
Të rinjtë e FRESSH i kanë dhuruar një shishe raki lezhjane d...
Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut që po zhvill...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, mendon se gre...
Në Spitalin e Kurbinit që mbulon rreth 90 mijë banorë, pacie...
Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut që po zhvill...
Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe deputeti Ben Blushi do t...
50 DEKLARATAT MË TË BUJSHME QË KA BËRË SALI BERISHA NË 25 VJ...
Në 25-vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver H...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar në rrjetet socia...
Fjala në Kuvend e deputetit demokrat Flamur NokaTë bësh një ...
Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga debate të forta lid...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar ndrysh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...