web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

50 DEKLARATAT MË TË BUJSHME QË KA BËRË SALI BERISHA NË 25 VJET KARRIERË POLITIKE

19 Shkurt 2016, 09:55, Politikë CNA

50 DEKLARATAT MË TË BUJSHME QË KA BËRË SALI BERISHA NË 25 VJET KARRIERË POLITIKE

 

5 JANAR 1991, ANËTAR I KOMISIONIT NISMËTAR TË PD. GAZETA ?RILINDJA DEMOKRATIKE, NUMRI 1.

?Jemi mbledhur në këtë miting të lirë për të festuar legalizimin e Partisë Demokratike, pra të pluralizmit politik në Shqipëri. Në të vërtetë, dimensionet e kësaj feste janë tejet të mëdha. Së bashku me ne festojnë vëllezërit e Kosovës sonë martire që sakrifikuan aq shumë për nënën Shqipëri. ?

 

 

5 JANAR 1991, ANËTAR I KOMISIONIT NISMËTAR TË PD,  GAZETA ?RILINDJA DEMOKRATIKE?, NUMRI 1.

?Partia Demokratike zotohet sot para jush se do të luftojë pa lëkundje për realizimin e idealeve dhe aspiratave demokratike të mbarë kombit shqiptar. Ajo do të luftojë që shqiptari si njeri nga më të vjetrit banorë të Evropës së qytetëruar  të gëzojë në realitet të gjitha liritë dhe të drejtat e garantuara nga kushtetuta e shtetit shqiptar ?.

 

 

5 JANAR 1991, ANËTAR I KOMISIONIT NISMËTAR TË PD. GAZETA ?RILINDJA DEMOKRATIKE?.

?Burokratët, shumë prej tyre të krimbur prej privilegjeve dhe në verbëri të plotë politike janë të gatshëm që lirinë dhe pavarësinë e vendit ta lidhin me kolltukun e tyre. Ata tani po montojnë stradegjinë e tensionit. Po shpifin dhe po hartojnë plane të zeza dhe kurthe djallëzore.?

 

12 JANAR 1991, ANËTAR I KOMISIONIT NISMËTAR I PD. INTERVISTË NË RADION ?ZERI I AMERIKËS?

?Unë personalisht nuk dua dhe nuk nuk do të mohoj asgjë pozitive që ka arritur Shqipëria gjatë 40 apo 400 vjetëve, por unë nuk mund të pranoj kurrë popullin tim si një popull paralitik që çdo gjë ia kanë dhuruar, ia kanë falur apo krijuar të tjerë. E kundërta është. Ky popull ka një gjeni krijuese, ka një gjallëri, ka djerdhur lumenj djerse dhe gjaku gjatë historisë së tij dhjetra apo mijëra vjeçare?.

 

 

12 JANAR 1991, ANËTAR I KOMISIONIT NISMËTAR I PD. INTERVISTË NË RADION ?ZERI I AMERIKËS?

?Enver Hoxha udhëhoqi luftën Nacionalçlirimtare, shkëputi Shqipërinë nga Traktati i Varshavës duke korigjuar kështu një gabim të madh historik që e kishte renditur vendin tonë në një botë nga e cila kishte parë mjaft të zeza. Nën drejtimin e tij Shqipëria shënoi arritje të pamohueshme në shumë fusha. Por ai ndërtoi një regjim diktatorial në Shqipëri dhe ishte një diktator. Drejtimi i gabuar që në fillim i çështjes kombëtare, kulti i madh që ngriti më vonë, lufta politike ndaj kundërshtarëve, lufta e klasave, politika izolacioniste që ndoqi, aleancat fatkqe që zgjodhi janë ndër faktorët kryesorë të krizës së madhe ekonomike politike dhe sociale që përjeton sot Shqipëria.?

 

 

12 JANAR 1991, ANËTAR I KOMISIONIT NISMËTAR I PD. INTERVISTË NË RADION ?ZERI I AMERIKËS?

?Smund të jesh kurrë një mjek po të mos duash njerëzit. Dhe sa më thellë futesh në shpirtin e tyre dhe gjerësinë e tij dhe virtytet e njerëzve aq më shumë i don ata. Kështu që për mua titujt, gradat, ofiqet e çdo rangu kanë qenë hiçgjë në krahasim me hallet dhe dertet e një të sëmuri të cilat nuk zgjidhen ?.

 

 

11 GUSHT 1991, KRYETAR I PD. INTERVISTË NË GAZETËN ?DRITA?

?Me anë të terrorit dhe shkatërrimeve komunistët shpresojnë ta bindnin popullin se diktatura e Enver Hoxhës është më e mirë se demokracia. Jam i bindur se eksodin e rreth 20 mijë shqiptarëve këto ditë gushti 1991 e ka organizuar Sigurimi i Shtetit. Forcat konservatore po përpiqen të pengojnë proceset demorkatike të dobësojnë vendin dhe meqë janë në grahamat e vdekjes të marrin edhe vendin me vete?.

9 PRILL 1992, NGA FJALA NË KUVEND GJATË BETIMIT SI PRESIDENT I REPUBLIKËS

?Detyra e presidentit në agimin e demokracisë së Shqiëprisë është padyshim është tejet e vështirë. Kjo sepse unë zgjidhem sot president i njërit prej vendeve më të varfra të globit ku në të kaluarën e afërt qindra pleq e fëmijë vdiqën nga uria apo sëmundjet e lidhura me të dhe sot akoma nuk janë të paktë ata që vuajnë nga kjo plagë ku janë të panumërt fëmijët që të zhveshur e të zbathur e të uritur nisën për në shkollë??

 

9 PRILL 1992, NGA FJALA NË KUVEND GJATË BETIMIT SI PRESIDENT I REPUBLIKËS

?Duke dënuar diktaturën ne duhet të nderojmë, të duam dhe të çmojmë njëri tjetrin. Të gjithë ne kemi qenë bashkëpërgjegjës në shkallë të ndryshme për vazhdimësinë e diktaturës së paku për votën në frikë 99.99 për qind që i akorduam asaj. Por të gjithë kemi qenë bashkëviktimat e tij, prandaj le të na bashkojë vuajtja, dhimbja e njëri tjetrit, përgjegjësia e përbashkët për të ndërtuar një shoqëri të civilizuar si Spanja dhe Portugalia.?

 

 

9 PRILL 1992, NGA FJALA NË KUVEND GJATË BETIMIT SI PRESIDENT I REPUBLIKËS

?Dua t?ju njoftoj se presidenti i parë i zgjedhur nga ky parlament do të ruajë përmasat e tij qytetare. Shqipëria ka vërtetë një pallat presidencial, por si një prej vendeve më të varfra në botë ajo nuk mund të ketë president për pallat. Do të rri mes jush se ndjehem më i fortë se vetëm ashtu do të mund të ruaj dimensionin njerëzor si dimension themelore të politikës së re shqiptare?.

 

 

11 PRILL 1992, PRESIDENT I REPUBLIKËS, INTERVISTË PËR PREÇ ZOGAJN NË REVISTËN ?SPEKTËR?

?Ëndrra më e madhe e shqiptarëve është bashkimi me Evropën, ëndërr kjo që nuk duhet të ekzistonte te njëri prej popujve më të vjetër të këtij kontinenti. Por historia dhe sundimtarët e saj bnë që Shqipëria të jetë dhe të mos jetë pjesë e Evropës plakë?.

 

 

?Ne popujt e vegjël e kuptojmë mirë njëri tjetrin?

 

 

9 KORRIK 1994, PRESIDENT I REPUBLIKËS. DEKLARTATË PËR SHTYP.

??Po të gërmohet tepër thellë në dosjet e Sigurimit të Shtetit do të ndodhte një tragjedi kombëtare. Por dosjet duhet të hapeshin për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe politikanët?.

 

 

5 MARS 1995, PRESIDENT I REPUBLIKËS. FJALA NË KOINFERENCËN E JASHTËZAKONSHME TË PD.

?PD e ka përmbushur kontratën e vet historike me popullin shqiptar duke shpëtuar Somalinë e Evropës?

 

SHTATOR 1995, PRESIDENT I REPUBLIKËS. DEKLARËT GJATË NJË DREKE NË KËSHILLIN PËR POLITIKËN E JASHTME NË NEË YORK DUKE IU DREJTUAR NIKOLA GAGE

?Çobani i bagëtive të egra është më i egër se vetë ato. Ata që sponsorizojnë terrorizmin janë më të zinj se sa vetë terroristët?.

 

 

PRILL 1996, PRESIDENT I REPUBLIKËS. KONFERENCË PËR SHTYP.

?Paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë?

 

 

31 MAJ 1998, KRYETAR I PD, PËR BLENDI FEVZIUN NË EMISIONIN ?E DIELA DEBAT?.

?Lidhur me dhunën ndaj opozitës më 28 maj 1996 dua ntë sqaroj se kam qenë dhe jam kundër çdo dhune ndaj politikanëve dhe mund t?ju them se nuk ka ekzistuar asnjë urdhër  apo udhëzim përveç mbrojtjes së opozitarëve. Pikërisht se u abuzua ky akt u denoncua publikisht nga unë. Realisht unë nuk isha në kafe por me disa të huaj dhe u informova gjysmë ore më vonë. Por kam denoncuar publikisht aktin dhe kam shkarkuar katër oficerë madhorë në ministri. Janë shkarkuar edhe tre oficerë të komisariateve dhe është kërkuar të hapet çështja penale.?

 

31 MAJ 1998, KRYETAR I PD, PËR BLENDI FEVZIUN NË EMISIONIN ?E DIELA DEBAT?.

?1 miliardë dollarë është fatura e dëmeve nga rebelimi i armatosur në 1997. Pa llogaritur këtu zhvlerësimet  e lekut në 100 për qind. E që shkon 3 miliardë dollarë?.

 

31 MAJ 1998, KRYETAR I PD, PËR BLENDI FEVZIUN NË EMISIONIN ?E DIELA DEBAT?.

?Alimuçaj ka deklaruar se fundmi se për 5 vjet ka financuar gazetën ?Zeri i Popullit dhe se 85 për qind e punonjësve të tij kanë qenë anëtarë dhe drejtues të PS?.

 

MAJ 1997, PRESIDENT I REPUBLIKËS. NË NJË MITING GJATË FUSHATËS ELEKTORALE TË PD.

?Ju betohem se do t?ua ngrijmë buzëqeshjen në buzë dhe se ata nuk do ta gëzojnë mandatin?.

 

 

10 PRILL 1997, PRESIDENT I REPUBLIKËS. DEKLARATË PËR SHTYP.

?Është e pamundur që një italian t?u thotë shqiptarëve se kush duhet të jetë presidenti i tyre ose t?i thotë se çduhet të bëjë një president i zgjedhur me zgjedhje të lira. Kjo është më shumë se ndëhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër.?

 

 

13 SHTATOR 1998, ORA 00.30. KRYETAR I PD. DEKLARATË PËR SHTYP.

?Azem Hajdarin e vrau Nano dhe Sllobodani. Në atentatin e parë më kishte thënë: jam I lumtur që vdes për ty. E kishte fjalën për demokracinë ?

 

 

13 SHTATOR 1998, ORA 10.00. KRYETAR I PD. DEKLARATË PËR SHTYP.

?Kam të dhëna se zëdhënësi I kryeministrit ka pagëzuar sot vrasësin në emër të Nanos. Brenda 24 orëve Fatos Nano të japë dorëheqjen si kryeministër. Ka 24 orë kohë. Nëse nuk e jep dorëheqjen ne nuk munmd ti përmbajmë turmat?

 

 

QERSHOR 2001, KRYETAR I PD. INTERVISTË NË EMISIONIN ?OPINION? TË BLENDI FEVZIUT

?Skemat priamidal; u ngritën me paratë e Akanit?

 

 

QERSHOR 2001, KRYETAR I PD. INTERVISTË NË EMISIONIN ?OPINION? TË BLENDI FEVZIUT

?Nëse ka patur një aksident të vërtetë në karrierën time politike ka qenë problemi i vitit 1993-1994, arrestimi i 5 minoritarëve?.

 

 

MAJ 2002, KRYETAR I PD. FJALA GJATË MITINGUT NË VLORË

?Ne i kishim toleruar skemat piramidale por ne u përpoqëm të shmangnim luftën civile dhe historia do ta thotë këtë. Ne jemi të vetmit që kemi vlerësuar këtë gabim historik, tolerimin e skemave piramidale?

 

 

JANAR 2005, KRYETAR I PD. GJATË FJALËS SË TRYEZËS SË INSTITUTIT TË MEDIAS ME TEMË ?SFIDAT E SHQIËPËRISË?.

?Kur PD të vijë në pushtet lufta kundër korrupsionit do të jetë përgjegjësi direkte e kryeministrit. Nëse bashkëshortja ime bën biznes, kush beson se ajo nuk përdor celularin tim apo pushtetin tim??

 

31 MARS 2009, KRYEMINISTËR. INTERVISTË PËR GAZETËN KOSOVARE ?EXPRESS?.

?Njësitë gjysmë terroriste në Shqipëri dëshironin ta vrisnin Ibrahim Rugovën dhe mua në vitin 1991 në vilë. Ekzistojë dokumente që shqiptarët e Ramiz Alisë e organizuan me arsyetimin se po flisnim kundër Enver Hoxhës?.

 

 

31 MARS 2009, KRYEMINISTËR. INTERVISTË PËR GAZETËN KOSOVARE ?EXPRESS?.

?Gjatë gjithë kohës, Milloshevici e ka pasur një qëllim, ndarjen e Kosovës. Nuk ka menduar kurrë që ta ketë tërë Kosoven. Mendonte në një ndarje që do të ishte shumë e dhimbshme dhe fatale për shqiptaret. Millosheviçi mendoi që në proces e sipër do ta realizonte këtë gjë. Ndaj edhe ai, nuk them se nuk e mirëpriti por as nuk e keqpriti sulmin e shqiptarëve në këtë moment. Sepse ai mendonte se Kosova mund te ndahej vetëm me luftë. Për vite të tëra, ai u perpoq me çdo kusht, mobilizoi shume faktorë ndërkombëtarë. Hartat vinin e shkonin. Ai mendoi se nëpërmjet frontit do të mund ta ndante. Por, e bëri një kalkulim fatal?.

 

 

31 MARS 2009, KRYEMINISTËR. INTERVISTË PËR GAZETËN KOSOVARE ?EXPRESS?.

?Kur jam takuar me Bushin Plak, në korrik të vitit 1992, në takimin e parë, ka filluar të flasë për Kosovën, e jo për Shqipërinë. Mori atlasin dhe më tha: “Me thuaj si është puna me Kosoven?”. I shpjegova që Serbia ka synim ndaj Kosovës dhe ky synim është fatal. I thashë se duhet të bëhet çdo gjë, që ata të mbeten në shtëpitë e tyre. Tutje, Bushi Plak i përcaktoi një kufi Millosheviçit, se ne qoftë se zbret ushtrinë në Kosovë – do të perballej me të gjithë bombarduesit, përpos nuklearëve?.

 

 

19 MARS 2009, KRYETAR I PD. GJATË DEBATIT ME FATOS NANON NË EMISONIN ?OPINION? TË BLENDI FEVZIUT

?Dosjen ta kanë përgatitur miqtë e tu. Imunitetin ta kanë hequr miqtë e tu. Më 7 mars 1997 më kërkuan amnisti edhe për Gjolekën por nuk më kërkuan të amnistojnë Fatos Nanon.?.

 

 

4 DHJETOR 2011, KRYEMINISTËR. BASHKËBISEDIM ME STUDENTËT E UNIVERSITETIT ?ALEKSANDËR MOISIU? NË DURRËS.

?Fatos Nano e solli Edi Ramën nga Parisi, e bëri ministër, e propozi kryetar të bashkisë dhe në fund Rama punoi bashkë me mua për rrëzimin e tij se sheshet e MJAFT-it i mbushte PD-ja?.

 

 

28 DHJETOR 2009, KRYEMINUISTËR. GJATË ANALZIËS SË 100 DITËVE TË MANDATIT TË DYTË TË QEVERRISË.

?100 ditëtë e para të qeverisë faktuan se koalicioni me PD dhe LSI mund të ecë edhe 30 vjet të tjEra në timonin e vendit. Mirëfuksionimi këtij koalicioni hodhi poshtë zerat e skeptikëve të cilët mëndonins e ky koalicon nuk do të funskiononte?.

 

28 DHJETOR 2009, KRYEMINISTËR. GJATË ANALZIËS SË 100 DITËVE TË MANDATIT TË DYTË TË QEVERISË.

?Etërit e socialistëve biologjikë u kthyen në bunkerë, këta pasardhësit po kthehen në kuti?.

 

 

2006, KRYEMINISTËR, PËR BLENDI FEVZIUN NË EMISIONIN ?OPINION?

?Socialistët i bënë fushatat elektorale me Bashkim Drizën. Ai ishte në çdo platformë gjatë fushatës. Dëmi i para 1997-s nuk ka lidhje me shtetin, ndërsa dëmi i pas 1997-s është i lidhur kryekëput me shtetin. Huamarrja e parave me interes lejohet gjithkund dhe kjo parashikohej edhe në Kodin e Punës?.

 

 

1 KORRIK 2005, KRYETAR I PD. INTERVISTË NË ?A1 TELEVIZION? PËR MUSTAFA NANON

?Ka një moment në memorien time që nuk më shqitet, ajo kur binda familjen time ti kundërvihem diktaturës. Momenti i dytë është kur kam parë gjëra të pabesueshme siç ishte rënia e diktaturës . Nuk e prisja kurrë që unë do ta shihja këtë proces. Kjoë shtë e vërteta. Kisha një ide që do mbeshteshim si Kuba sepse kjo qarkullonte shumë në atë kohë?

 

 

1 KORRIK 2005, KRYETAR I PD. INTERVISTË NË ?A1 TELEVIZION? PËR MUSTAFA NANON.

?Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Fatos Nnao, politikanët shqiptarë më të këqinj të shekullit të 20-të?.

 

 

1 KORRIK 2005, KRYETAR I PD. INTERVISTË NË ?A1 TELEVIZION? PËR MUSTAFA NANON.

?Unë do të jem njeriu që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE?.

 

 

 

TETOR 2005, KRYEMINISTËR NË KONFERENCË PËR SHTP.

?Ismail Kadare është rilindasi modern i Shqipërisë?

 

 

3 PRILL 2009, KRYEMINISTËR. DEKLARATË DITËN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË NATO.

? U realizua ndoshta aspirata më e madhe e shqiptarëve për të patur të sigurtë  lirinë dhe po të kemi parasysh nga e nisëm këtë rrugë dhe nivelin në të cilin ishim në 1990 1992 , kemi realizuar ëndrrën më të madhe të shqiptarëve, sigurinë e lirisë. Ky është edhe fundi I tranzicionit shqiptar?.

 

 

16 MARS 2006, KRYEMINISTËR. KONFERENCË SHYPI NË KRYEMINISTRI.

?Gazetarët jashtë tani. Se po t?i lesh këta, bëhen banorë të Kryeministrisë. Po nuk kanë faj këta kur shohin Bashën, që ka pothuajse moshën e tyre?.

 

 

 

11 TETOR 2010, KRYEMINISTËR. PËR REVISTËN AMERIKANE ?FORBES?.

 ?Unë jam influencuar shumë nga Ronald Regan. Ai ka qenë idhull për mua si një lider që ka luftuar suksesshëm reformat ekonomike. Ai ka qenë president i taksave të ulta. Kështu, unë si kryeministër kam vendosur barrën më të ulët fiskale ndërmjet vendeve të tjera të Europës ?.

 

TETOR 2002. KRYETAR I PD. PRONONCIM PËR MEDIAN

? Në këto momente, politika shqiptare është tre polare?.

15 TETOR 2010, KRYEMINISTËR. PRONONCIM NË 66 VJETORIN E LINDJES

?Vitet bëjnë prapa, unë bëj përpara. Kam shumë arsye të falenderoj Zotin dhe bashkëpunëtorët e mi, pasi janë plotësuar pritshmëritë e mia dhe kam arsye të jem i gëzuar?.

 

 

11 NËNTOR 2010, KRYEMINISTËR. PËR BLENDI FEVZIUN NË EMISIONIN ?OPINION?

?Gjatë këtyre viteve si kryeministër kam marrë shumë mesazhe. Por më të dhimbshme ishin kur më kërkonin t?i ndihmoja për një vizë sepse djali apo vajza e tyre po vdiste në spitalet e huaja. Shqiptarëve edhe me dokumente që kishin nga spitali nuk u jepnin vizë ?.

 

 

9 DHJETOR 2010, KRYEMINISTËR. IINTERVSTË NË EMISIONIN ?OPINION? TË BLENDI FEVZIUT

?Sekrear partie kam qenë gjithsej absolutisht 3-5 muaj mesa mbaj mend. Nga viti 1978 nga fundi deri në 1979, detyrë nga e cila më shkarkuan në mungesë. Përsa i përket asaj që është thënë se kam qenë 25 vjet sekretar partie është e gënjeshtër. ?

 

20 NËNTOR 2012, KRYEMINISTËR. GJATË INAUGURIMIT TË STATUJËS SË ADEM JASHARIT NË TRIRANË.

?Të gjithë ne që përfaqësojmë territoret etnike shqiptare, jemi të angazhuar për të krijuar atë për të cilët martirët tanë kanë luftuar anembanë vendin ? bashkimin e shqiptarëve në tokën tonë. Ëndrra e bashkimit është ëndrra e vërtetë evropian e vendit?.

 

 

26 MARS 2011, KRYEMINISTËR. FJALA GJATË PREZANTIMIN E TË LULZIM BASHËS SI KANDIDAT PË KRYETAR TË BASHKISË SË TIRANËS.

?Ne mbështesim sot Lulzim Bashën, bashkëshortin shembullor, prindin shembullor.  Në fakt ai, do të bëjë fushatë jo vetë i treti, por vetë i katërti, së bashku me Aurelën, me Dafinën, por së bashku edhe me të shumëpriturin apo të shumëpriturën. Dëshmi kjo e vlerave që ne ju besojmë, e vlerave që Tirana i ka të shenja, e vlerave familjare, që Shqipëri i ka hyjnore?. Basha ishte faktor i rëndësishëm i triumfit të Partisë Demokratike në 2005-ën, ndërsa më pas do të bëhej protagonist disa prej arritjeve më të mëdha atdhetare dhe kombëtare gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në kuadër të rifitimit të dinjitetit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe ndërtimit të Shqipërisë Evropiane.

26 QERSHOR 2013, KRYEMINISTËR. GjATË FJALËS SË DORËHEQJES SI KRYETAR I PD.

?Duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim trë prerë kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e PD të jem thjesht njëri prej jush anëtar i PD dhe deputet i saj.

 

11 SHTATOR 2015. DEPUTET I PD. DEKLARATË NË KUVEND.

?Unë jam Sali Berisha. Unë ky jam që 25 vjet rresht. Për një fakt shumë të thjeshtë se nuk i detyrohem kujt. Cilido burrë i ndershëm në cilin do nivel qoftë ai, horr apo apo masakra, në çdo nivel qoftë ai. Jam ky që në këtë tokë nuk gjen njeri që thotë që më bëri këtë nder për këtë post. Nuk ka grua të ndershme të thotë që më detyrohet një qindarkë . Nuk ka prostitutë shtylle që të thitë që i detyrohem një qindarkë. Unë ju tashë një të vërtetë të madhe. Ska njeri në botë që të thotë se i detyrohem apo më detyrohet?.





Lajmet e fundit nga