web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Albana Vokshi: Check-up krimi qeveritar që duhet hetuar

10 Shkurt 2016, 09:34, Aktualitet CNA

Kryetarja e Komisionit të Shëndëtësisë dhe deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një intervistë ekskluzive për citynews.al analizon, check up-in si një kosto e shtuar për shqiptarët. Ajo flet për ?sukseset? dhe ?gabimet? e qeverisë Rama, në një nga fushat më problematike për shoqërinë shqiptare. Vokshi nuk kursen akuzat për prokurorinë, e cila sipas saj fle mbi dosje dhe rasti i check up është një nga  krimet që duhet hetuar për këtë qeveri.

Koncesioni check-up, denoncimet nuk po ndalen. Korrupsion i qeverisë apo papëgjegjshmeri e fituesit?

Check-up është dëshmia e korrupsionit shtetëror . Kjo “paketë hajdute” ka vetëm një projeksion- financa të shëndosha në kampin “Rama”, tani që dhe socialistët janë zgjuar nga gjumi dhe kërkojnë “tokat e tyre” në parti. Pergjegjesi direkte e qeverise, që në të njëjtën kohë po mundohet të mbulojë edhe papërgjegjshmerinë e përfituesit.

Akte korruptive të permasave të mëdha që kur aplikohen në shëndetesi marrin përmasat e një krimi që duhet ndëshkuar. Prokuroria s’duhet të heshtë e të flejë mbi dosje, duhet të hetoje e të cojë përpara drejtesisë të gjithë përgjegjesit e këtij krimi.

Ministria e Shëndetësisë sot përgënjeshtroi denoncimin e Citynews për rastin e Korçës ku një paciente kishte analiza kontradiktore, cili është qëndrimi  juaj?

Fillimisht dua të përgëzoj stafin e Citynews për profesionalizmin e treguar në paraqitjen e realitetit dhe check up2përcjelljen e shqetësimeve të qytetarëve.

Referuar deklaratës përgënjështruese të Ministrisë së Shëndetësisë mund të them se ishte një tjetër deklaratë mjerane e cila qëllimshëm miksonte raste të ndryshme qyterarësh të cilët, ju siguroj, kanë kaluar momente stresi të rënduar psikologjik pas evidentimit të sëmundjeve e rënda nga “check up”-i qeveritar.

Raste te tilla të panumërta po shtohen dhe denoncohen çdo ditë, kjo që po vërteton atë çka ne opozita kishim paralajmeruar se   kostot e check up do jenë check up1shumë më të larta se përfitimet. Minimalisht, këtë duhet ta kishim kursyer për shqiptarët. Në shëndetësi tashmë, skandali po zëvendëson skandalin. Ministria së fundmi ka shpallur edhe një tender për të bërë propagandën e vjedhjes me koncensione. Deklaratat nuk janë asgjë, se është dita e punës e një “zëmarrësi”, por do të shikoni editoriale, shkrime dhe kronika të paguara me taksat e shqiptarëve, që sipas ministrisë dhe specifikisht kryeministrit gëzohen kur mësojnë se janë të sëmurë. Do shihni programe të paguar nga taksat e shqiptarëve, për ti mbushur mendjen atyre që kjo hajdutëri është gjëja më e mirë që ju ka ndodhur. Shëndetësia vazhdon të jetë një plagë e pashërueshme për vendin.

Kush janë gabimet dhe sukseset e qeverisë në shëndetësi?

Suksese? Ngritja e makinerisë stërmadhe propagandistike që formën mundohet ta kthejë ne përmbajtje, që fasadën e onkologjikut mundohet t?ua shesë si arritje pacientëve, që për muaj të tërë nuk mund të kurohen se mungojnë barnat.

ilir beqaj edi rama vangjush dakoGabime? Nuk mendoj që Qeveria ka gabuar në shëndetësi. Paaftësia dhe padija do ishte gjysma e të keqes në këtë realitët të trishtë. Çdo hap, çdo akt i ndërmarrë nga qeveria ka qenë i mirëstudiuar, mirëkonceptuar, mirëorganizuar në funksion të një qëllimi të vetëm: përvetësim abuziv të fondeve nëpërmjet klientëve të tyre.

Në emër të shëndetësisë falas, Qeveria nga njëra anë e copëtoi shëndetësinë për ta koncesionuar tek sponsorët dhe klientët. Nga ana tjetër ndërmori politika tërësisht populiste, të cilat po dëmtojnë rëndë sistemin e shëndetësisë?(sigurisht atë c’ka mbetur pa u koncesionuar.) Shëndetësia është karta që Rama përdori për të ardhur në pushtet dhe tani po bekon vjedhjen në këtë sektor jetik për të larë borxhet e fushatave e për të paguar ato që vijnë. Fondi i shëndetësisë është vjedhur, spitalet, qëndrat shëndetësore dhe së fundmi urgjenca mjekesore Tiranë janë dëshmia sesi institucionet shendetësore janë kthyer në shërbëtorë të koncensioneve dhe me “urdhër ministri” kanë braktisur pacientin.!/citynews





Lajmet e fundit nga