web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrima ku nuk keni qasje: Ja femrat e joshura nga politikanët

6 Shkurt 2016, 16:00, Lifestyle CNA

Nuk është vetëm këngëtarja Xhesika Ndoj që pretendon se është joshur nga politikanët me oferta seksuale.

Gazeta Panorama sjell disa raste të tjera.

Fjala bie, edhe Donjeta Kosumi, e njohur si Kallashi, pretendon se ka marrë oferta të tilla.

?Po, kam pasur kërcënime nëse tregoj emrin, por unë nuk e them pasi individë të tillë kanë edhe familje,? tha ajo.

Para disa kohësh, edhe Bleona Qereti deklaroi se do përmendë në librin e saj emrat e politikanëve me të cilët ka pasur të bëjë.

Ndërkohë modelja durrsake, Klediola Loca pati theksuar se politikanët e ngacmojnë dhe i bëjnë propozime të turpshme.

Por ajo që ka folur më troç ka qenë Adelina Ismajli.

Këngëtarja e njohur kosovare bëri vjet një status në FB, ku shprehej: ?Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë ju ministra, zëvendësministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bosa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurrë nuk do ta besoja që për këtë vrimë, tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatrrime. Po ta dija, do ta lyeja me ar?.

Këngëtarja premtoi se do thyejë heshtjen 20-vjeçare, por ende nuk ka dhënë emra.





Lajmet e fundit nga