Kina ka marrë një kthesë të errët
Nga frika e trazirave të brendshme, Pekini po godet njëlloj ...
Përgjatë itinerarit të Ballkanit po mbyllen gjithnjë e më shpesh kufijtë. Pikërisht Maqedonisë në krizë mund t?i drejtohet lutja për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian. Cili do të jetë çmimi për këtë?
Maqedonia i mbylli së fundmi sërish kufijtë me Greqinë. Vendet përgjatë itinerarit ballkanik qëndrojnë gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin. Nga Maqedonia përmes Serbisë, Kroacisë e Sllovenisë – të gjitha shtetet e prekura përpiqen të ruajnë kontrollin në fluksin e refugjatëve. Arsyeja për mbylljen e fundit të kufijve ishte se Austria nuk po i regjistronte të porsaardhurit. ?Duhet të veprojmë njëkohësisht, kështu do të kemi më pak probleme?, thotë Anastasija Ilieska, sekretare e shtetit në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe e ngarkuar me çështjen e refugjatëve.
Një herë në javë ajo dhe kolegët e saj nga Ballkani zhvillojnë një konferencë telefonike me Brukselin për të diskutuar për gjendjen. ?Ne shkëmbejmë mendimet mbi situatën, shënojmë numrin e kalimeve kufitare, si është siguria në kufi, dhe nëse kemi nevojë për më shumë policë të mbrojtjes kufitare.? Aktualisht në kufirin greko-maqedonas ndihmojnë policë hungarezë, por edhe sllovakë e serbë. Pa këtë policia maqedonase nuk do ta kishte përballuar dot situatën. Edhe me vazhdimin e ngritjes së murit kanë ardhur në ndihmë hungarezët, të cilët tanimë kanë përvojë me gardhet me gjemba.
Vazhdimi i udhëtimit për në Veri
Për sa kohë që Austria e Gjermania nuk i mbyllin kufijtë, edhe Shkupi i qëndron kësaj politike dhe i nis të organizuar refugjatët në veri. ?Ata duhet të nënshkruajnë një letër që duan të shkojnë në Gjermani, Austri, Suedi, këtë duhet ta tregojnë në çdo kontroll kufitar dhe lejohen të vazhdojnë udhëtimin.? Nga mbyllja e kufijve të Maqedonisë në nëntor dhe vendimin për të lejuar vetëm kalimin e refugjatëve sirianë, irakianë e afganë, fluksi i refugjatëve ka rënë. Ilieska përmend se në vitin e kaluar ka pasur 10.000 njerëz në ditë, tani janë rreth 2.000. Në drejtim të veriut lejohen vetëm refugjatët nga zonat e luftës.
Politikanja maqedonase pranon se ka probleme me përcaktimin e saktë të identitetit të njerëzve. ?Vitin e kaluar kemi kthyer 12.000 vetë në kufirin grek. Ka ca kohë që është shtuar numri i marokenëve. Shumë prej tyre kthehen në Athinë dhe sigurojnë pasaporta të falsifikuara, madje edhe vërtetime për përfundimin e shkollave profesionale. Më e preferuara aktualisht është marrja e identitetit të sirianëve që kanë ndërruar jetë?, shton sekretarja e shtetit në Ministrinë e Brendshme.
Policët maqedonas munden të identifikojnë vetëm një pjesë të dokumenteve të falsifikuara. Në pikën kufitare të Gjevgjelisë policia arrin të kontrollojë vetëm dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet greke dhe i lejon refugjatët të vazhdojnë udhëtimin. Në kufirin serb janë vendosur ndërkohë skanera për të kontrolluar për armë, por edhe këtu për policinë ka prioritet përfundimi i shpejtë i kontrolleve e lejimi i kalimit të refugjatëve.
Arrati në karrige invalidi
?Aktualisht kalojnë shumë më tepër familje me fëmijë. Ne shohim se numri është përafërsisht i tillë, 40% burra, 40% fëmijë dhe 20% gra?, thotë Anastasija Ilieska. Arsyen për këtë ajo nuk mund ta shpjegojë, gjithsesi vihet re një tendencë e re. Sekretarja e shtetit supozon se në fillim udhëtuan baballarët, dhe tani po vijnë nënat me fëmijë. Për autoritetet maqedonase organizatat humanitare kjo do të thotë përkujdesje intensive. Herë pas here shikon se kufirin në pikat ?ilegale? e kalojnë edhe njerëz në karrige invalidësh apo gra shtatzëna.
Një mjek në qytetin e Preshevës raportoi se gratë shtatzëna vazhdojnë udhëtimin edhe pse janë në muajin e tetë dhe qëndrojnë shumë pak sa për t’u trajtuar, megjithëse duhet të qëndronin në spital. Por ato nuk duan të largohen nga grupi, me të cilin udhëtojnë. Edhe fëmijët me bronshit apo infeksione të tjera nuk trajtohen intensivisht, sepse familjet duan të vazhdojnë rrugën drejt veriut sa më shpejt.
Po qe se kufijtë mbyllen? Duket se refugjatët nuk kanë shumë informacione mbi debatin që bëhet në Europë për ta, megjithatë të krijohet përshtypja se ata udhëtojnë nën presion kohe. Anastasija Ilieska nga ana e saj është e shqetësuar për planet e mundshme që Maqedonisë t’i ngarkohet sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së. Ajo gjithmonë përmend se refugjatët duan të shkojnë në Gjermani. Por nëse Austria e Gjermania do t’i mbyllin kufijtë, do të përpiqej Maqedonia të mbyllte për një kohë të pacaktuar kufirin me Greqinë?
?Kufiri nuk mund të mbyllet plotësisht?, thotë Ilieska dhe pranon se ? ne po përgatitemi për këtë situatë?. Maqedonia do të merrte shumë ndihma nga BE për të kapërcyer problemet aktuale. Deri më tani qeveria në Shkup nuk i ka kundërshtuar me zë të lartë këto plane. Çmimi politik për këtë mund të jetë një afrim më i shpejtë i Maqedonisë me Bashkimin Europian. Por as këtë Maqedonia nuk do ta konfirmojë./DW
Nga frika e trazirave të brendshme, Pekini po godet njëlloj ...
Qeveritë po përdorin politikën e frikës për të shtypur të dr...
Rreziku në rritje prej “Shtetit Islamik” bën që SHBA të mend...
Deri në 80.000 azilkërkues do të dëbohen nga Suedia. Autorit...
Vetëmbrojtje në stil të ri? Prej disa javësh janë shtuar shu...
E mbijetuara e kampit të Aushvicit, Ruth Klüger flet në orën...
Kancelarja Angela Merkel, ka grumbulluar për një dekadë në k...
Prej vitit 2011 në Siri po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Sot në Bruksel nisi raundi i 30-të i dialogut në nivel të la...
Donald Trump, kandidati që deri tani kryeson garën e republi...
Ministri i Jashtëm rus ndërhyri personalisht në diskutimin p...
Një 58-vjeçar ka humbur jetën në SHBA, për një arsye jo norm...
Faqja amerikane e internetit për biznes dhe teknologji Busin...
Shengeni me serum: Në takimin e ministrave të Brendshëm e të...
Pasi e ndryshoi disa herë aktakuzën gjatë gjashtë viteve të ...
Kryeministri Aleksis Cipras ka përqafuar të gjitha masat e k...
Ka disa ditë që mediat e shkruara, vizive dhe sidomos portal...
Danimarka ka vendosur një rekord të ri botëror, pasi zbuloi ...
Zyra e shefes së politikes së jashtme të Bashkimit Evropian,...
Presidenca hollandeze e BE ka kërkuar për shteteve të BE që ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...