Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Vetëmbrojtje në stil të ri? Prej disa javësh janë shtuar shumë kërkesat për leje për armë. Janë shtuar po ashtu edhe ofertat dhe kërkesat për kurse të vetëmbrojtjes. Çfarë po ndodh në Gjermani?
Më së miri do të ishte sikur pistoleta të mund të futej në një çantë dore apo në tavolinën pranë shtratit, njoftojnë shitësit e armëve për kërkesat e kohëve të fundit. “Klientët nuk ndjehen të sigurtë, ndryshe nuk do të blenin kaq shumë armë”, thotë një shitës nga Renania-Veriore Vestfalia. Prej disa javësh ai dhe shumë kolegë të tij shesin mesatarisht tre herë më shumë armë se më parë. E gjitha kjo pas sulmeve në Këln kundër femrave në natën e Vitit të Ri. Prej atëherë në tërë Gjermaninë është shënuar rritje e shitjes së armëve, njofton Shoqata për Shitjen e Armëve.
Ligjet për mbajtjen e armëve në Gjermani janë shumë të rrepta. Personat që duan të mbajnë armë duhet të plotësojnë kushte të veçanta. Por me një “leje për armë të vogël” lejohet dhe blerja e pistoletave me të shtëna për frikësim. Ato mund të mbahen me vete edhe jashtë shtëpisë. Kërkesa për një armë të tillë kushton 50 deri 60 euro. Dhe për këtë nuk kërkohet ndonjë shpjegim. Nuk kërkohen as njohuri paraprake, sikur për armët e gjahut apo për armë sportive. Parakushti kryesor është që personi të ketë më shumë se 18 vjet.
“Autoritetet përkatëse policore shikojnë detajisht të dhënat e personit dhe kushtet. Leja për armë jepet vetëm në qoftë se absolutisht nuk ekziston asnjë pengesë”, shpjegon një shitës. Një kliente e pranon shumë qartë pse ka ardhur: “Unë kam një vajzë 23-vjeçare, e cila studjon në Këln dhe me dëshirë do të shkonte të festojë karnavalet. Ndërsa tani ka pak frikë”. Autoritetet, të cilat japin leje për armë të vogla njoftojnë për dyfishimin e kërkesave. Armatimi fillon më së shpeshti me një hulumtim në rrjetin e internetit. Felix Beilharz, ekspert i mediave sociale nga Këlni, thotë se niveli i pasigurisë shihet shumë mirë në trendin e kërkesave në Google.
Veprimet në internet
“Aktualisht kemi një rritje prej më shumë se 1000 % të kërkesave, prej fillimit të janarit”, shpjegon Beilharz. “Në veçanti në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale kemi një radikalizim të përhapjes së frikës, për faktin që secili sheh vetëm ato përfytyrime, të cilat ia forcojnë frikën. Dhe kjo ka shkaktuar blerje paniku të armëve të të gjitha llojeve.”
Nga brengosja dhe frikësimi i qytetarëve po përfitojnë aktualisht edhe organizatorët e kurseve për vetëmbrojtje. Shumë prej këtyre ofertave rezervohen me javë përpara, që para ca kohe ka qenë e paparamendueshme. Edhe në internet mund të shikosh shumë video për përdorimin e armëve. Këtu ka dhe video ku thuhet se “edhe Gjermania duhet të armatoset më shumë, sepse policia nuk mund t’i parandalojë plaçkitësit.”
Në një video tjetër ka dhe udhëzime për vetëmbrojtje me armë. Në këto video jepen sugjerime se çfarë duhet të bëni në rast sulmi. Deri tani ka pasur mbi 175.000 klikime dhe ato po shtohen nga dita në ditë. Autoritetet policore i shohin këto zhvillime si pasojë të mosbesimit ndaj shtetit. Rainer Wendt nga Sindikata e policisë pohon se shitja e armëve paraqet një shqetësim të madh, sepse numrat e paraqitur janë jashtëzakonisht të lartë. Megjithatë ai nuk është i brengosur sepse në Berlin aktualisht kanë kërkuar leje për armë vetëm 0,2 % e njerëzve.
Policia nuk do të ndërmarrë asgjë kundër personave që duan të vetëmbrohen. “Kjo është në përputhje me ligjin”, thotë Rainer Wendt. Ndaj ligjet nuk duhet të shtrëngohen, sepse njerëzit janë aq të pjekur për të mos i keqpërdorur këto armë. Ndaj nuk ka nevojë për alarme. Megjithatë ka dhe qarqe, të cilat i shikojnë me shqetësim këto zhvillime.
E mbijetuara e kampit të Aushvicit, Ruth Klüger flet në orën...
Kancelarja Angela Merkel, ka grumbulluar për një dekadë në k...
Prej vitit 2011 në Siri po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Sot në Bruksel nisi raundi i 30-të i dialogut në nivel të la...
Donald Trump, kandidati që deri tani kryeson garën e republi...
Ministri i Jashtëm rus ndërhyri personalisht në diskutimin p...
Një 58-vjeçar ka humbur jetën në SHBA, për një arsye jo norm...
Faqja amerikane e internetit për biznes dhe teknologji Busin...
Shengeni me serum: Në takimin e ministrave të Brendshëm e të...
Pasi e ndryshoi disa herë aktakuzën gjatë gjashtë viteve të ...
Kryeministri Aleksis Cipras ka përqafuar të gjitha masat e k...
Ka disa ditë që mediat e shkruara, vizive dhe sidomos portal...
Danimarka ka vendosur një rekord të ri botëror, pasi zbuloi ...
Zyra e shefes së politikes së jashtme të Bashkimit Evropian,...
Presidenca hollandeze e BE ka kërkuar për shteteve të BE që ...
Nga Loik TregureStudjues për Ballkanin në Universitetin e Li...
Opinionet mes të rinjve evropianë duket se po ashpërsohen nd...
Tre raste u raportuan në Britaninë e Madhe ditën e djeshme.F...
Kriza e refugjatëve, terrori, rritja e dobët ekonomike – në ...
Nga David Bocking & Stefan Kaiser “Der Spiegel”Ministri gjer...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...