Kapshticë/ Sekuestrohet kanabis sativa, ishte fshehur në shasinë e furgonit (FOTOT)
Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpu...
Në renditjen totale, vendi ynë është i 33-i, nga 35 shtete europiane. Është e fundit në Europë në shpenzimet për frymë për kujdesin shëndetësor, të matura në dollarë sipas metodës së fuqisë blerëse?
Shqipëria renditet në vendin e 33 në Europë nga 35 shtete gjithsej, në Indeksin Europian të Shëndetit Konsumator (EHCI), të hartuar nga kompania suedeze Health Consumer Powerhouse publikuar ditët e fundit.
Shqipëria mori 524 pikë, nga një total prej 1,000, duke lënë pas vetëm Poloninë (523) dhe Malin e Zi (484).
Në raport theksohet se Shqipëria ka zbritur 21 vende që nga 2014-a. Shqipëria u përfshi në indeksin EHCI me kërkesë të Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë. Shqipëria ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Sipas grafikëve të publikuar në raport, Shqipëria e ka treguesin më negativ në shpenzimet për frymë për kujdesin shëndetësor, të matura në dollarë sipas metodës së fuqisë blerëse, ku renditet e fundit në Europë. Vendi ka gjithashtu numrin më të ulët të doktorëve për 100 mijë banorë.
Raporti thekson se Shqipëria ka shmangur vendin e fundit për shkak të performancës së fortë në akses, ku organizatat e pacientëve gjithashtu kanë konfirmuar në 2015-n versionin zyrtar të ministrisë që koha e pritjes është një problem i vogël.
Shqipëria ka të njëjtin problem me shtetet e tjera të Ballkanit, me përjashtim të Sllovenisë: është e vështirë të vlerësohet se cilat shërbime të kujdesit shëndetësor janë të aksesueshme pa paguar nën dorë.
Raporti përfshin 48 tregues grupuar në gjashtë kategori: të drejtat dhe informacioni për pacientin, qasja (koha duke pritur për trajtim), rezultatet e trajtimit, gamën e shërbimeve të ofruara dhe zgjerimin e tyre, parandalimin dhe produktet farmaceutike. Kombinimi i këtyre indekseve ? marrë nga studimet dhe të dhënat ndërkombëtare dhe nga pyetësorët e administruara në shoqatat e pacientit ? synon të përshkruajë mënyrën në të cilën konsumatorit të shërbimeve mjekësore i shërbehet nga sistemi i tij.
Për Shqipërinë, nga 48 treguesit, 27 janë përkeqësuar, 10 janë përmirësuar, 6 nuk kanë ndryshuar, ndërsa për 5 nuk ka të dhëna.
Tabelat tregojnë se Shqipëria ka pasur përkeqësim në disa tregues si koha e pritjes për terapinë e kancerit, vdekja nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru. Tregues i përkeqësuar është dhe ai i mbijetesës nga kanceri.
Rezultatin më të keq Shqipëria e ka në kategorinë e llojit dhe arritjes së shërbimeve të ofruara, ku të gjithë treguesit janë në përkeqësim (barazia në sistemin shëndetësor, transplante veshkash për million popullsi, kujdesi shëndetësor dentar i përfshirë në shërbimin publik, pagesa informale te doktori, kujdesi shëndetësor afatgjatë për të moshuarit, përqindja e dializave që bëhen jashtë klinikave, ndërhyrjet cezariane).
Shqipëria paraqitet me tregues të përmirësuar në aksesin në të dhëna mjekësore, kohën e pritjes, vaksinimin e fëmijëve etj.
Në renditjen totale, kryeson Holanda me 916 pikë, duke pasur sistemin më të mirë të kujdesit shëndetësor në Europë, e ndjekur nga Zvicra, Norvegjia, Finlanda, Danimarka./Monitor
Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpu...
Zyra e Avokatisë “Clifford Chance”, i është drejtuar ministr...
Fatjona Mejdini, BIRNDuke qenë se media në Shqipëri është në...
Shqipëria është vlerësuar me 36 pikë në Indeksin e Perceptim...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të H...
Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, thotë se realizim...
Kryeparlamentari Ilir Meta duket të bëjë pjesë në politikanë...
1. Paguajmë taksa për rroga të nëpunësve të shtetit që në fa...
Deputeti socialist Fidel Ylli, ka akuzuar ish-drejtuesen e A...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur anëtarin e saj q...
Këshilli i ministrave ka shpenzuar 7.3 miliardë lekë për bil...
Shqipëria dhe Kosova renditen si vendet me korrupsionin më t...
Fjala nuk është për cilësimet që i bëjnë njëri e tjetri pamj...
Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, rezulton si një pers...
Disa familje në qytetin e Shkodrës janë përplasur me policin...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka paralajm...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, është një nga...
Punonjesit e Ujesjellesit te Tiranes te cilet jane pushuar n...
Plazhet që ti nuk i harron dot më. Kështu nis artikullin blo...
Portali opinion.al kreu përpara disa ditësh një sondazh për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...