Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Fatjona Mejdini, BIRN
Duke qenë se media në Shqipëri është nën presion dhe e manipuluar nga interesat politikë dhe ato të biznesit, gazetarët e kanë të vështirë të jenë të paanshëm në një mjedis ku ka fare pak mbrojtje në punësim dhe ku dhënia e pagave të merituara është problematike.
Kjo vlen edhe për një prej operatorëve mediatikë më të spikatur, transmetuesin publik shqiptar, RTSH-në, që është përpjekur prej vitesh të shndërrohet në një stacion të besueshëm dhe profesional, por nuk ka qenë në gjendje as që të zgjedhë Drejtorin e tij të Përgjithshëm.
Florian Raunig, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, thotë që kjo ka rënduar situatën ku RTSH-ja përballet me vështirësi të mëdha në përmbushjen e rolit të tij në shërbim të publikut për ofrimin e informacionit të besueshëm e të paanshëm, programeve edukative dhe argëtimit cilësor.
?Vullneti politik ? dhe përkushtimi ndaj cilësisë dhe pavarësisë së medias ? është një parakusht për transformim të suksesshëm. Fatkeqësisht, ka pasur vonesa serioze në këtë proces. Ky është edhe rasti i moszgjedhjes, tanimë për një kohë të gjatë, të një Drejtori të Përgjithshëm të paanshëm dhe profesionist?, u shpreh Raunig për BIRN-in.
Bordi prej 11 anëtarësh i transmetuesit publik shqiptar, i zgjedhur nga deputetët në muajin maj, ka dështuar në disa përpjekje për të zgjedhur një drejtor të ri, pasi ligji për median i miratuar në vitin 2013 kërkon që një kandidati i duhen shtatë vota për t?u zgjedhur.
Gjashtë prej anëtarëve të bordit zgjidhen nga shumica e majtë në parlament dhe pesë nga opozita e djathtë, dhe votat për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm janë ndarë sipas vijave politike, duke e lënë RTSH-në pa drejtor.
Kryeministri Edi Rama është zotuar se, nëse drejtori i ri nuk zgjidhet deri në fund të muajit janar, atëherë ligji për median do të ndryshohet për të lejuar që drejtori i ri të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
I pyetur për idenë e Ramës, Raunig tha se paanshmëria e drejtorit të ri është më e rëndësishme sesa mekanizmi me të cilin do të zgjidhet.
?Më e rëndësishmja është që të garantohen kualifikimet profesionale dhe paanshmëria e drejtorit të ri të RTSH-së. Kushdo që do të zgjidhet në këtë post duhet të dëshmojë kompetencë profesionale, integritet personal dhe përkushtim të fortë për të mbështetur shndërrimin e RTSH-së në një transmetues vërtet publik?, tha ai.
Progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian për Shqipërinë, i publikuar në tetor 2015, shprehet se ?media vijoi të përdoret si mjet për të promovuar interesa politikë dhe privatë? në vend dhe gazetarët punojnë pa kontrata pune, ose me kontrata që mund të zgjidhen në mënyrë arbitrare.
Edhe OSBE-ja është shprehur hapur për problemet me të cilat përballen gazetarët, si edhe për mjedisin e dobët mediatik në Shqipëri.
Gjatë vizitës së saj të fundit në Shqipëri, në maj 2015, Dunja Mijatovic, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, u bëri thirrje politikanëve dhe pronarëve të bizneseve që t?i japin fund manipulimit të medias dhe ?t?i lënë gazetarët dhe profesionistët të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm dhe pavarësi, në të mirë të publikut shqiptar?.
Raunig tha se shumë gazetarë janë të pambrojtur, jo vetëm kundrejt punëdhënësve të tyre, por edhe ndaj presioneve të jashtme.
?Duket se ekziston një praktikë e përhapur në Shqipëri e dobësimit të pavarësisë profesionale të gazetarëve, duke i mbajtur të varur nga punëdhënësit e tyre, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kjo shpesh merr formën e punësimit të paligjshëm, apo të vonesave në dhënien e pagave apo honorareve?, tha ai.
Mbështetja për reformën gjyqësore
OSBE-ja, bashkë me shumë organizata ndërkombëtare dhe qeveri të huaja, ka mbështetur propozimin për reformimin e sistemit të drejtësisë që lëngon nga korrupsioni. Raunig beson se reforma është një mundësi ideale për të riformësuar rrënjësisht sistemin gjyqësor shqiptar, në mënyrë ai t?u shërbejë më mirë qytetarëve dhe të luftojë korrupsionin e përhapur.
?Paketa e plotë e reformës u përgatit nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë dhe u vlerësua nga Komisioni i Venecias [i Këshillit të Evropës]. Tani, i takon politikës shqiptare që të ndërmarrë hapin e radhës: të arrijë marrëveshje për t?i hapur rrugë fazës së zbatimit?, tha ai.
Raunig beson se zbatimi i reformës me aktet e reja normative, procedurat, sistemet e menaxhimit, kriteret e rekrutimit dhe trajnimin e plotë të stafit është thelbësor.
?Mënyra se si do të zbatohet paketa e reformës është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe suksesin e procesit të reformës. Ajo ecën paralelisht me ndryshimin e sjelljes: krijimin e kulturës së përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, luftën ndaj pandëshkueshmërisë dhe konsolidimin e respektit për shtetin e së drejtës në të gjitha shtresat e shoqërisë?, tha ambasadori.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po punon me disa programe në sektorin e drejtësisë, siç janë zhvillimi i Shërbimit të Provës për të mundësuar reformën e sistemit të burgjeve dhe programi Drejtësi pa Vonesa, i cili ka rritur efikasitetin e procedurave gjyqësore, për të ofruar qasje më të mirë në drejtësi, veçanërisht për qytetarët e thjeshtë.
Prezenca po ndihmon Shqipërinë në reformën e decentralizimit. Vitin e kaluar, vendi përfundoi riorganizimin e strukturës së qeverisjes vendore, duke krijuar 61 bashki të reja pas shkrirjes së 373 njësive më të vogla. Qëllimi ishte të decentralizohej pushteti dhe të rritej llogaridhënia në nivel vendor.
?Kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te cilësia e jetës së qytetarëve,? tha Raunig.
Por procesi i decentralizimit nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e legjislacionit, paralajmëroi Raunig ? nevojiten, gjithashtu, burime financiare dhe njerëzore që pushteti vendor të ofrojë shërbimet që u duhen qytetarëve.
Shqipëria është vlerësuar me 36 pikë në Indeksin e Perceptim...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të H...
Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, thotë se realizim...
Kryeparlamentari Ilir Meta duket të bëjë pjesë në politikanë...
1. Paguajmë taksa për rroga të nëpunësve të shtetit që në fa...
Deputeti socialist Fidel Ylli, ka akuzuar ish-drejtuesen e A...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur anëtarin e saj q...
Këshilli i ministrave ka shpenzuar 7.3 miliardë lekë për bil...
Shqipëria dhe Kosova renditen si vendet me korrupsionin më t...
Fjala nuk është për cilësimet që i bëjnë njëri e tjetri pamj...
Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, rezulton si një pers...
Disa familje në qytetin e Shkodrës janë përplasur me policin...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka paralajm...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, është një nga...
Punonjesit e Ujesjellesit te Tiranes te cilet jane pushuar n...
Plazhet që ti nuk i harron dot më. Kështu nis artikullin blo...
Portali opinion.al kreu përpara disa ditësh një sondazh për ...
Koiçidencë apo rastësi. Citynews lexoi tek publikimet e Gjyk...
...
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është shprehur se p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...