"Nuk ka ende një produkt"/ PD kërkon shtyrjen e afatit të "Territoriales", PS e kundërshton
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Admini...
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Admini...
Në luftën kundër kancerit, roli i individit mbetet faktori primar për sukses. Praktikat në jetën e përditshme diktojnë nivelin e rrezikut për kancer ndaj të cilit ekspozohet individi. Në pjesën e tretë të ciklit për luftën kundër kancerit ndalemi tek sjelljet, praktikat dhe faktorët e jashtëm që secili nga ne mund t?i kontrollojë individualisht për të shmangur në masë të madhe rrezikun.
?Zonat rurale në Kinë, për shembull, kanë ritme të larta të kancerit të stomakut dhe mëlçisë, të cilët nuk janë shumë të përhapur në Shtetet e Bashkuara. Në Kinë nuk shfaqen shumë raste të kancerit të prostatës apo gjirit, që janë më të përhapura në Shtetet e Bashkuara. Por kur kinezët vijnë si imigrantë në Shtetet e Bashkuara rreziku i tyre nga kanceri i gjirit apo prostatës shtohet, ndërsa bie rreziku për kancer stomaku apo mëlçie. Kjo tregon se faktorët janë mjedisorë, pasi këta individë kanë të njëjtat gjene si përpara se të imigronin. Duke analizuar këto statistika mund të themi se 85% e të gjitha rasteve të kancerit në botë kanë një element të fortë nga faktorë të jashtëm, të ashtu-quajtur mjedisorë?.
Në identifikimin e këtyre faktorëve që rrisin rrezikun për kancer, epidemiologjia ka dhënë një ndihmesë të madhe. Dr. Elizabeth Platz, onkologe dhe epidemiologe në Universitetin Johns Hopkins, thotë se në botën e zhvilluar një rrezik të madh paraqesin praktika të individit që janë plotësisht të parandalueshme:
?Faktorët kryesorë që rrisin rrezikun për kancer janë: duhani, obeziteti i shoqëruar nga dieta e pashëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik. Të gjithë këto faktorë të marrë së bashku përfaqësojnë afro 50% të rasteve të kancerit në vende si Shtetet e Bashkuara?.
Ndryshe nga puna për diagnostikimin dhe kurimin e kancerit që kufizohet në klinika e laboratore, parandalimi është një sipërmarrje e komplikuar, pasi kërkon ndryshimin e praktikave të individit. Dr. Platz sjell shembullin e betejës me duhanin si një sukses i politikave të shëndetit publik që ndërthurin fushatat e informimit me ndalimin e duhanit në mjedise të mbyllura dhe kontrollin e shitjeve duke rritur taksat.
?Ritmet e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive kanë vazhduar të bien gjatë dekadave të fundit pasi mësuam se cigaret shkaktojnë kancer dhe punuam për të parandaluar pirjen e duhanit tek të rinjtë, për të ndihmuar duhanpirësit të linin cigaret dhe ritmet kanë rënë në mënyrë drastike. Ky është ndër shembujt e mëdhenj të suksesit për shëndetin publik dhe studiuesit në luftën kundër kancerit?.
Edukimi i publikut mbi faktorët që shtojnë rrezikun nga kanceri dhe masat profilaktike për të parandaluar sëmundjen mbetet një ndër metodat më efikase në luftën kundër kancerit. Kjo bëhet edhe më e dukshme në vendet në zhvillim ku masat diagnostikuese, si analizat laboratorike apo kimoterapia dhe pajisjet që përdoren për kurim, janë tepër të kushtueshme dhe shpesh jo të disponueshme në zona të largëta. Për probleme si virusi HPV që shkakton kancerin e qafës së mitrës, parandalimi është zgjidhja më efektive:
?Në disa pjesë të botës, ku është më e vështirë të bëhet kontrolli i shëndetit të gruas përmes analizës së qafës së mitrës, vaksinimi duket se është përgjigja më e mirë për këto rajone. Duhet të prodhojmë vaksina të lira, që transportohen sa më lehtë,? thotë Dr. Nelson.
Studimet vazhdojnë për të zbuluar ç?rol luajnë mungesa e aktivitetit fizik apo mbipesha në rrezikun nga kanceri? Studiuesit kanë vërejtur një përqindje më të lartë të kancerit në grupet që vuajnë nga obeziteti, si dhe ata individë që kanë një jetë sedentare, por ende nuk është vërtetuar një lidhje direkte shkak-pasojë mes këtyre problemeve dhe sëmundjes.
?Ka shumë faktorë të tjerë që ende nuk janë zbuluar, ose nuk kuptohen mirë. Organizata Botërore e Shëndetësisë doli me deklaratën për lidhjen mes mishit të përpunuar dhe kancerit. Ata arritën në përfundimin se mishi i përpunuar është kancerogjen, pra konsumimi i mishit është faktor rreziku?.
Gjatë dekadave të fundit janë grumbulluar një mori të dhënash për praktikat e përditshme të jetesës për popullata të gjera në çdo cep të globit, që nga mënyra e jetesës tek dieta ushqimore dhe aktivitetit fizik. Epidemiologët po analizojnë këto të dhëna për të identifikuar faktorë të tjerë rreziku me shpresën që lufta kundër kancerit të zhvendoset nga klinikat e mjekimit në praktikat e përditshme parandaluese të individit./VOA
Hulumtimi i fundit mbi shëndetin seksual të grave, kundërsht...
Është fillimvit dhe je akoma ‘single’? Mos u shqetëso. Ke sh...
Ajo tashmë është 46-vjeç.Por, Jennifer Lopez mbetet një nga ...
Të dyja thonë se kanë nisur misionin për të humbur disa kile...
Reperi Tyga, që është në një marrëdhënie me Kylie Jenner, ës...
Aktori amerikan, George Clooney, fitues i Oscarit, ka akuzua...
Janë padyshim një prej grupeve më të suksesshëm në historinë...
Ajo është një tifoze e flaktë e Liverpulit dhe njëkohësisht ...
Më e thjeshtë se kurrë është paraqitur në foton e fundit që ...
Modelja suezede Solveig Mork Hansen ka postuar fotot më të r...
Modelja ruse, Irina Shayk ka pozuar për Givenchy Jeans.Kompa...
Një veteran i Luftës së Dytë Botërore do të udhëtojë për në ...
Miranda Kerr ka folur për herë të parë për të dashurin e saj...
Taylor Swift i ka marrë Ritës të dashurin, skocezin Calvin H...
Jennifer Lawrence do portretizojë rolin e të dashurës së Fid...
Adriana Lima ka mahnitur edhe një herë në tapetin e kuq teks...
Mungesa e hekurit është shkaktari më i madh i anemisë dhe në...
Olivia Farnsworth duket si një fëmijë normal, por ka kualite...
1 – Të arrish orgazëm është e lehtë (e gabuar) Për femrat ë...
Shpat Kasapin së shpejti do të shohim në një projekt filmik....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...