web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alba Malltezi: Si na e bleu Berisha TV-në pasi transmetuam videon e vrasjeve të 21 janarit, për 6 mln euro

20 Janar 2016, 08:53, Aktualitet CNA

Alba Malltezi ka bërë një shkrim për 21 janarin ditën e sotme.

Ajo ka marrë në intervistë Fatos Mahmutajn që u plagos atë ditë dhe thotë se më 21 janar nuk u vranë 4 vetë, por edhe media dhe drejtësia.

Malltezi shkruan tek Shqiptarja.com, se pasi News 24 transmetoi videon që vërtetonte se vrasjet ishin bërë nga Garda, Sali Berisha e ble televizionin kritik me të, me anë të një biznesmeni të vet, për 6 milion euro.

?Ndërsa transmetonim me dhimbje e pasion në Neës24 të vërtetat për 21 Janarin 2011, ne, drejtuesit e grupit të vetëm me pronësi italiane, i cili prej 1993 ishte themeluar dhe drejtohej nga Carlo Bollino në Shqipëri, nuk e dinim se po firmosnim dhe fundin e punës tonë aty.

E vërteta e madhe e treguar prej nesh me pamjet ekskluzive se plumbat që kishin shtrirë përtokë duke lënë pa jetë katër protestues, ishin qëlluar nga Garda e Republikës që ndodhej brenda oborrit të Qeverisë do të sillte pasoja për drejtuesit e grupit mediatik: mënjanimin me ndryshimin e pronësisë.

Kohë më pas u mor vesh se publikimi i videove nga Neës24, që tregonin njëkohësisht përgjegjësitë penale të Gardës, përgjegjësitë politike të qeverisë dhe të pavërtetat e Sali Berishës, i cili kishte tentuar të inkriminonte Edi Ramën dhe organizatorët e protestës duke i akuzuar për vrasjet, shtyu pikërisht Berishën dhe njerëzit e tij të mbështesnin ndryshimin e pronësisë të atij grupi editorial, të cilin nuk kishte mundur ta kontrollonte asnjëherë, dhe as t?i mbyllte gojën.

Në pak javë, një biznesmen afër Partisë Demokratike dha 6 milionë euro që u kërkuan për shitjen nga pronarët italianë që jetonin në Siçili dhe me 11 maj 2011 (saktësisht 4 muaj pas 21 Janarit) ai zë i shtypit të lirë kaloi nën kontrollin e PD-së.

Ai 21 janar 2011 qëlloi i rëndë edhe për ne të medias, edhe pse në një formë tjetër, falë Zotit, e rekuperueshme në krahasim me 4 protestuesit që humbën jetën e që sot, në këtë 5 vjetor dëshirojmë t?i kujtojmë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Sot për ta nuk është vendosur ende drejtësi?, shkruan Malltezi, që është bashkëshorte e Carlo Bolinos.





Lajmet e fundit nga