Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Tashmë u bënë shumë vite që unë shkruaj e flas kundër veprimtarisë së George Soros në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe kam shkruar qindra artikuj në shtyp, kam folur në mijëra minuta kohë televizive, me këtë temë. Them se jam njeriu në Shqipëri i cili ka në bibilotekën e tij private më së shumti libra të Soros dhe për Soros. Madje kam edhe një libër të botuar nga babai i George Soros. Ne kompjuterin tim unë kam dy foldera, që përmbajnë përkatësisht artikujt e botuar në shtypin e huaj nga Soros dhe për Soros.
Unë e quaj veten një sorosolog. Dhe si i tillë kam arritur në përfundimin se Sorosi në Shqipëri, madje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, është Amerika (SHBA) dhe Amerika në Shqipëri (Europë) është Sorosi. Këtë e them në kuptimin që veprimtaria e Fondacionit ?Soros? në Shqipëri është në linjë me politikën e Qeverisë Amerikane në Shqipëri, madje është pjesë thelbësore e politikës së Qeverisë Amerikane në Shqipëri. Gjithçka
që ka ndodhur në Shqipëri që nga viti 1992, kur në vendin tonë ka nisur të veprojë Fondacioni ?Soros? e vërteton këtë gjë. Të thuash sot, se duhet të largohet Sorosi nga Shqipëria, është njëjtë si të thuash se duhet të largohet SHBA nga Shqipëria.
Shumëkush mund të pyesë se, nëse gjërat kanë qenë dhe janë kështu si them unë, atëherë përse Soros nuk ka bërë gjithçka siç ka dashur që në fillim, duke sjellë në pushtet në Shqipëri një elitë sorosiane. Problemi i Sorosit ishte se atij i duhej kohë që të përgatiste një elitë sorosiane, e cila do të sundonte Shqipërinë, si dhe të krijonte instrumentet për këtë qëllim. Soros ndërtoi një agjendë të saktë për mënyrën sesi do të krijonte elitën e tij shqiptare, e cila do të merrte nën kontroll Shqipërinë, dhe si e kur do të bëhej kjo gjë. Në ndërkohë që do ta bënte këtë Soros kishte synim që ta përdorte Shqipërinë si laborator për eksperimente politko-shoqërore-ekonomike. Duke qenë Shqipëria një vend i vogël, është parë nga të gjithë si një vend i përshtatshëm për eksperimente të tilla, pa shumë rrezik.
Në kuadër të këtij eksperimenti, gjatë kohës që Sorosi do të krijonte në Shqipëri elitën e vet, ai do të zbatonte në vend paradigmën e tij filozofike të përpjekjes për hapjen e shoqërisë së mbyllur. Shqipëria, në pikëpamjen sorosiane, ishte një shoqëri e mbyllur, të cilën liderët paskomunistë kishin bërë kinse e kishin hapur, prandaj vendi duhej ndihmuar që të hapej në çdo rrafsh, politik, filozofik, ekonomik, të mënyrës së jetesës etj.
Para se Soros të konceptonte dhe përpilonte agjendën e tij, atij i duhej që të identifikonte një person i cili do të ishte lideri i ardhshëm sorosian i Shqipërisë, i cili do t? i printe vendit në procesin e hapjes së shoqërisë së mbyllur shqiptare, të cilën liderët paskomunistë kishin bërë kinse e kishin hapur. Gjithashtu, Soros duhej të zbulonte edhe dhe një lider rezervë, që do të shërbente edhe si princ trashëgimtar. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë, Soros zgjodhi si lider të ardhshëm Edi Ramën. Ky duhet të kalonte në fazat e agjendës së përgatitjes së liderit sorosian, sipas manualeve sorosiane, që nga bordi i Fondacionit Soros (1994-97), mërgimi politik në Perëndim për shkak të dhunës së pësuar në shoqërinë e mbyllur, rikthimi në vend si politikan i angazhuar për hapjen e shoqërisë. Si lider rezervë dhe princ trashëgimtar, u gjend Erion Veliaj.
Në pikëpamjen e filozofisë së Soros, brenda vendit kishte forca që luftonin për të ruajtur shoqërinë e mbyllur, të kamufluar, dhe posaçërisht kishte liderë politikë të cilët qenë të interesuar të ruanin shoqërinë e mbyllur, si bazë të pushtetit të tyre. Të tillë për Soros dhe sorosianët shqiptarë ishin, në periudha të ndryshme, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta. Sipas strategjisë sorosiane këta duheshin nxitur, madje mbështetur që të eliminonin njëri-tjetrin, që të hapej rruga për elitën sorosiane që të vinte në pushtet. Kështu, në vitet 1993-97, Fondacioni ?Soros? mbështeti Nanon kundër Berishës, në mënyrë që Nano të vinte në pushtet dhe të iniconte karrierën politike të Edi Ramës, të përzgjedhurit si lider i ardhshëm i Shqipërisë, prej Sorosit. Pasi Nano e bëri këtë gjë, ai nuk kishte më një rol në lojën e Sorosit në Shqipëri dhe e humbi mbështetjen e tij, e në pikëpamjen e Sorosit mund të rrinte në pushtet për inerci, deri në zgjedhjet e vitit 2005.
Sipas agjendës sorosiane kishte ardhur koha që Edi Rama të merrte kontrollin e Partisë Socialiste, instrumentit politik me të cilin ai do të vinte në pushtet. Nano duhet të jepte dorëheqjen si kryetar i PS-së dhe kjo gjë mund të ndodhte nëse ai humbte zgjedhjet e vitit 2005. Prandaj grupimet sorosiane në Shqipëri, si Lëvizja ?Mjaft? e Veliajt u bënë egërsisht antinanoiste. Nga kjo luftë e sorosianëve kundër Qeverisë, sigurisht që përfitonte Sali Berisha, kryetari i opozitës, në fushatën e tij për të ardhur në pushtet. Pak javë pasi Edi Rama mori kryesimin e PS-së në 2005, Sorosi e vizitoi Shqipërinë, në një gjest të qartë mbështetjeje për të mbrojturin prej tij. Jo shumë kohë pasi Edi Rama u bë kryetar i PS, edhe Erion Veliaj u largua nga shoqëria civile për t? u bërë politikan aleat i Ramës.
Largimi i Nanos i dha Edi Ramës pushtetin në PS, por jo pushtetin në vend. Për këtë duhej ende kohë. Gjatë kësaj kohe Rama duhej të reformonte partinë, duke sjellë në krye të saj elitën sorosiane të krijuar tashmë në rrjetin e OJF-ve që orbitonin ndaj Fondacionit ?Soros?, si dhe të ndryshonte ligji zgjedhor, në atë mënyrë që i shërbente Ramës, për t? i fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i vetëm, pa pasur nevojë për aleatë. Të gjitha këto u arritën në legjislaturën e parë që PS kaloi në opozitë, në vitet 2005-2009, që përkoi me mandatin e Berishës si kryeministër. Për këtë arsye Berisha do të kishte një rol në ngjitjen e elitës sorosiane në pushtet. Incidenti i Gërdecit krijoi situatën që palët të arrinin një marrëveshje. Berisha do të jepte votat e shumicës në parlament për projektin e Ramës për ndryshimet kushtetuese, dhe në këmbim do të mund të qeveriste i qetë deri në fund të mandatit, pa reaguar opozita me protesta ndaj skandalit makabër të Gërdecit.
Sigurisht që në lojëra të tilla të pista politike palët përpiqen të mashtrojnë njëra-tjetrën. Berisha dhe Meta e kuptuan se, nëse donin pushtetin, atëherë ishte në interesin e tyre që të bashkoheshin për të mposhtur Ramën. Aleanca Berisha-Meta e befasoi dhe e nervozoi Ramën, se e vonoi zbatimin e agjendës së tij. Ajo çka të bën përshtypje në të gjitha këto ngjarje të përshkruara më lart është se politika zyrtare amerikane dhe agjenda e Soros në Shqipëri, kanë qenë në përkim, a në doni në përputhje të plotë.
Dëshira e Soros ishte që sorosianët të vinin në pushtet në Shqipëri me një revolucion, të llojit të revolucioneve të ngjyrosura sorosiane që kishin ndodhur në disa vende ish-komuniste, të sanksionuar me zgjedhje parlamentare pasrevolucionare. Një situatë e përshtatshme për një revolucion të ngjyrosur sorosian u krijua në Shqipëri kur në janar 2011 plasi skandali i videopërgjimit të zëvendëskryeministrit Ilir Meta, që ishte aleat me Berishën. Sipas manualit sorosian të revolucioneve të ngjyrosura, Rama, në 20 janar 2011 i dha një ultimatum televiziv dramatic qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e saj dhe posaçërisht kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Berisha.(Meta tashmë e kishte dhënë dorëheqjen.) Saliu, tha Rama publikisht, nuk ka zgjidhje tjetër veç asaj që të dëgjojë popullin (dorëheqja), nëse nuk do që të shkelë mbi kufoma.
Berisha tashmë kishte mësuar nga 1997. Gjithashtu, ai i njihte mirë sorosianët. Berisha e dinte se Sorosi nuk donte që themelet e pushtetit sorosian në Shqipëri të qenë të përgjakura. 21 janari ka qenë një luftë nervash personale mes Berishës dhe Sorosit. Kur Berisha vrau katër protestues në 21 janar, ai me këtë e ftoi Ramën në fushëbetejën e përgjakshme, të cilën ky i fundit e kishte shprehur në ultimatumin e 20 janarit. Nëse Rama do të kishte vrarë për të përmbysur qeverinë, në ditët pas 21 janarit, ai mund të kishte ardhur në pushtet, por ky nuk do të kishte qenë një revolucion sorosian. Prandaj Rama u tërhoq dhe iu nënshtrua Metës, duke kërkuar aleancë me të. Për ta poshtëruar krejtësisht ish-aleatin dhe rivalin e tij, Meta i kërkoi Ramës që të vinte në shtëpinë e tij, ku e lanë të priste njëçerek ore te dera e jashtme.
Sorosianët erdhën në pushtet në Shqipëri, jo me një revolucion të ngjyrosur, por me një manovër politike të pistë, madje më të pistën e imagjinueshme, aleancën me Metën. Kjo është një gjë katërfish e papëlqyeshme për Ramën. Së pari, është e papëlqyeshme sepse Rama, si sorosian, shtiret se bën politikë të moralshme, por aleanca me Metën është politika më e pamoralshme e imagjinueshme. Së dyti, është e papëlqyeshme, sepse LSI (partia e Metës), me peshën që ka brenda shumicës parlamentare, e kushtëzon shumë Ramën në vendim-marrje dhe e detyron që të flijojë më shumë pushtet se sa do të kishte dashur. Së treti, është e papëlëqyeshme, sepse prania e Metës në koalicionin qeverisës i jep pushtetit të tij pamjen e modelit të shoqërive të mbyllura. LSI është një segment i pushtetit berishian që interferoi në pushtetin e Ramës dhe që është e domosdoshme për ekzistencën e tij. Së katërti, elita sorosiane nuk mund të realizojë agjendën e saj ekonomike në Shqipëri, sa kohë e ndan pushtetin me Metën.
Prandaj Sorosi është angazhuar me reformën në drejtësi për të krijuar mundësinë që të realizohet ai plan që dështoi në 21 janar 2011. Në atë kohë dështoi eliminimi politik i Metës dhe Berishës, domethënë dorëheqja e të dyve. Në atë kohë Meta dha dorëheqjen duke pasur garancinë e Berishës se ai vetë nuk do të jepte dorëheqjen dhe kështu do të mbronte vetveten dhe Metën. Nëse Meta dhe Berisha do të ishin eliminuar politikisht në atë kohë, me siguri që do të ishin arrestuar dhe sot do të ishin në burg.
Sorosi e kupton që, nëse Rama do të shkojë në zgjedhjet e vitit 2017, në aleancë me Metën, atëherë pushteti sorosian në Shqipëri do të marrë trajtën e një karikature, me Edi Ramën, liderin e shoqërisë së hapur shqiptare, i cili rri në pushtet me ndihmën e një segmenti totalitar të shoqërisë së mbyllur që është Meta me LSI, që janë njësuar me pushtetin. Duke qenë se LSI është shndërruar në një makinë për blerjen e votave, me siguri që në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të arrijë të marrë mbi 300 mijë vota, çka do të thotë mbi 30 deputetë. Prandaj Sorosi dhe Rama kërkojnë ta eliminojnë politikisht Metën, gjë që sot është e mundur me një kombinim të dy mënyrave. Së pari, me arrestimin e Metës, së dyti me ndryshimin e ligjit zgjedhor duke u bërë proporcional në shkallë vendi, me një bonus në numër deputetësh për partinë e cila del e para në zgjedhje. A e rrezikon qeverinë arrestimi i Metës? Jo, sepse të nesërmen e arrestimit, Meta do të jetë braktisur nga treçereku i deputetëve të partisë së tij, të cilët për interesat e tyre do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë. Ata që nuk do ta mbështesin qeverinë, janë ata të cilët e kuptojnë se Rama nuk e do votën e tyre, pasi do të arrestohen duke shkuar t? i bëjnë shoqëri kryetarit të tyre.
Sot Meta dhe Berisha janë përsëri në aleancë për të penguar reformën në drejtësi. Arsyeja kryesore është se ata e kuptojnë se reforma në drejtësi do të promovohet me ?prerjen? e kokave të tyre, domethën me arrestimin e tyre. Për këtë arsye ata të dy kanë dalë kundër ambasadorit amerikan sa i përket reformës në drejtësi, për të cilën ambasadori Lu ka thënë se është interes parësor amerikan sot në Shqipëri. Reforma në drejtësi është sigurisht edhe një reformë sorosiane, por, siç e kam thënë më lart, Sorosi dhe Amerika në Shqipëri dhe jo vetëm këtu, janë e njëjta gjë.
Soros ka dhënë shumë para në Shqipëri në çerekshekullin e fundit, dhe në letër këto para janë dhënë për bamirësi. Tashmë është koha kur do të zbulohet nëse kjo bamirësi ka qenë një investim dhe se çfarë ka llogaritur të fitojë ai, ose më saktë ata që qëndrojnë pas tij, nga investimi i tij shqiptar. Se edhe pas Sorosit qëndrojnë të tjerë, Familja Rothschild. Unë mendoj se Shqipërisë nuk i vjen ndonjë e mirë nga elita sorosiane, madje do t? i vinë shumë të këqija. Në këto rrethana, unë si antisorosian i vjetër, mendoj se nuk mund të bëhet gjë tjetër përveçse ta lemë të konsumohet këtë forcë të përbashkët sorosiano-amerikane, e cila ka prodhuar pushtetin e një elite sorosiane në Shqipëri dhe që për Shqipërinë është baras me një forcë madhore natyrore. Kur një force, si kjo sorosiano-amerikane nuk e përballon dot, duhet ta lejosh të konsumohet, duke e vëzhguar, ashtu që të përfitosh kur prej konsumimit të saj krijohet vacuum.
Janë shkarkuar dy punonjës të Inspektoratit Kombëtar për Mbr...
Bledi Pullazi, inspektori i denoncuar mbrëmjen e sotme në em...
Emisioni “Stop” në TV Klan ka denoncuar sërish sot një rast ...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar lidhur me tran...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se tarifat e stu...
Portali Lapsi.al ka artikuluar ditën e sotme për diversion t...
Ja projekti im për të ardhmen me PDIU-nëDeputetja Mesila Dod...
Princesha e Spanjës Cristina është bërë anëtarja e parë e fa...
Letra publikeOrganizata “REAGO” i ben leter te hapur publike...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka sjellë mbrëmjen e sotme k...
Në një letër zyrtare drejtuar gjyqtares Majlinda Doga, Bujar...
A e mbani mend, fiks 5 vite me pare, me 11 janar 2011?!!!! E...
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), dhe degët e tij ...
Skandalet financiare me tenderët e blerjeve dhe të shërbimev...
Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha, ka d...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle,Anika Dokle i është ...
Në mbledhjen e ditës së sotme, qeveria ka miratuar ndër të t...
Sipas policisë persona të paidentifikuar mëngjesin e të diel...
Ka përfunduar drafti për reformën në drejtësi, i cili është ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...